Zamira Çavo: Në fund skllavëria moderne do t’ua shtrëngojë litarin

276
Sigal

 

 Nëse e nisni ta lexoni, ju lutem çojeni deri në fund. Analiza ekonomike!

Po e ardhmja ekonomike, cila do të jetë? Nuk mund të zgjidhet një problem me mentalitetin që e ka krijuar atë- thoshte dikur Anshtajni.  Dhe kjo është e vërtetë. Çfarëdo llojë ndryshimi që ka pësuar sistemi ekonomik botëror ai është në thelb po i njëjti: Fitimi dhe Paraja si bosht i sistemit! Rreth viteve 90 të shekullit të kaluar, filloi një ndryshim që u trumbetua si nevoja e së ardhmes e që u quajt globalizim. Bashkë me të u zgjidhën disa probleme që i kishte thelluar deri në ekstrem sistemi e që sillnin si pasjë kriza të mëdha ekonomike e sociale apo pasiguria globale. Kështu në vend të konkurencës lokale e rajonale , lindën tregjet e mëdha të hapura. Investimet nga korporatat e mëdha në të gjitha anët e botës e bënë më të madhe një mbështetje të jashtme edhe për vendet e varfra apo ato në zhvillim. Një hapje e tillë e ekonomisë shmangu deri diku konfliktet ushtarake, që vijnë si pasojë e konkurencës së ngushtë dhe bota ndjeu një periudhë paqësore më të gjatë dhe një demokraci në rritje. Po ishte pikërisht ky ndryshim, që solli pas vetes një varg problematikash të reja që kërkojnë zgjidhje:

 Kështu në vend të konkurencës lokale e rajonale , lindën tregjet e mëdha të hapura.

1-Globalizmi i ka dhënë mundësi kapitalit të përqëndrohet gjithnjë e më shumë në duart e një pakice. Kjo do të thotë se pabarazia që polli kapitalizmi tashmë është shumë herë më e dukshme e më e ndjeshme.

2-Krizat ekonomike jo vetëm nuk eleminuan, por po rikthehen me forcë të madhe, madje deri në atë stad sa duket se vetë zgjidhja e tyre po kërkohet edhe më dukshëm në nivele lokale, kombëtare, shtetërore. Pandemia, apo Lufta e Rusisë në Ukrainë, e kanë vënë Botën në vështirësi të pamenduara e që po e çojnë drejtë kriza edhe më të thella. Sot duket se vetë globalizmi i shpallur me aq bujë si një ndryshim radikal në progresin shoqëror, duket se është vënë në pikpyetje. Pra rendi i ashtuquajtur perëndimor, me ekonominë dhe fuqinë e tij globale sot duket se po kalon vështirësi të shumta. Por le ta analizojmë situatën. A e dini që ekonomia kineze pritet të rritet me ritme galopante duke anuar peshoren nga ekonomia e aziatike? Kjo do të thotë: Deri ne vitin 2030 parashikimet janë që ekonomia kineze të kapërcejë atë amerikane. Nga ana tjetër ekonomia amerikane për të plotësuar kushtet e vendosura nga konventat klimatike i duhet detyrimisht të ulë konsumin në masën 15%.

 Globalizmi i ka dhënë mundësi kapitalit të përqëndrohet gjithnjë e më shumë në duart e një pakice. Kjo do të thotë se pabarazia që polli kapitalizmi tashmë është shumë herë më e dukshme e më e ndjeshme.

  1. Në përgjithësi sikundër thoshte Adam Smithi- kapitalizmi çon drejt monopoleve. Por globalizmi e ka çuar në ekstrem monopolizimin. Sot, ashtu si pa kuptuar, shtetet kanë rënë pre e monopolizimeve ekstreme. Kështu ndodhi me Kompaninë Abbott në SHBA,(kompani farmaceutike) e cila u mbyll disa kohë për arsye sigurie dhe vetëm atëherë u kuptua se kjo kompani siguronte gjysmën e prodhimit farmaceutik në SHBA! Ose shikoni monopolet e teknologjisë apo edhe thjeshtë të rrjeteve sociale. Kjo do të thotë se përqëndrimet në duart e disa individëve të ekonomisë (edhe këtu në Shqipëri) po sjellin rrezikun e varësive totale nga interesat e tyre. Pra edhe politika vihet detyrimisht në funksion të këtyre interesave. Kriza energjetike dhe rritja e çmimeve ushqimore janë një problem i mprehtë me të cilën po përballet bota e që veçanërisht bie mbi kurrizin e popujve dhe vendeve të varfra. Sikur të gjitha këtyre t’u shtojmë edhe problemet ekologjike do na duhej të shkruanim pafundësisht (qoftë edhe për faktin se në vitin 2030 do duheshin ndoshta 3 planetë për të plotësuar nevojat e globit për pyje).

 Krizat ekonomike jo vetëm nuk eleminuan, por po rikthehen me forcë të madhe, madje deri në atë stad sa duket se vetë sa zgjidhja e tyre po kërkohet edhe më DUKshëm  në nivele lokale, kombëtare, shtetërore.

Nga të gjitha këto fare thjeshtë mund të konkludojmë: Këta që sundojnë sot, pra kapitali, i cili erdhi në pushtet me revolucion, po e mbajnë pushtetin me reforma. Pyetja është: deri kur? Dhe përgjigja: Deri sa të ketë njerëz që nuk lëvizin as gishtin me frikën se mos humbasin konformitetin që kanë tani! Ama në fund skllavëria moderne do t’ua shtrëngojë litarin dhe… këtë e ka provuar gjithnjë historia. A jemi të bindur e të përgatitur me çka po ndodh?