Xhoi Jakaj/ Prindërimi i mirë, kushti bazë për fëmijë me të ardhme të qetë

    443
    Jemi ne që u mësojmë,ose mohojmë jetën fëmijëve. presim deri sa të rriten që tu flasim mbi trupin e tyre mbi rrezikun nga mosdija ose të mësuarit shtrembër të gjërave të domosdoshme. Veprojmë në mënyrë të tillë ku fëmijët i lëmë të kuptojnë së jeta është fushë me lule ose ne jemi qenie të përsosura e zhgënjimi i tyre do jetë i madh kur ata të kuptojnë të kundërtën. Përpara se ti mësojmë fëmijëve tanë gjëra me vlerë për jetën ne duhet që atyre tu flasim me gjuhën e tyre. Shpesh për të kuptuar botën e atyre duhet të ushtrohemi. të ulemi në gjunjë dhe të biem në një nivel me ata. ti dëgjojmë me vëmendje e të hyjmë brenda tyre pa folur fare për botën tonë. Në këtë mënyrë ne ju kemi lehtësuar të komunikimin gjë e cila i ndihmon shumë të rriten pa u ndjerë në ngërç, ata thonë se ç’shikojnë, ç’ndjejnë e ç’nuhasin duke u treguar të lirshëm aq sa ju do mbeteni të habitur dhe menjëherë do kujtoni edhe ju mrekullinë e dikurshme të sinqeritetit të fëmijërisë të cilën e kishit harruar. A e dini se është shumë më e vështirë t’ jua largoni nga mendja fëmijëve tuaj gjëra të mësuara jo mirë, ose e thënë ndryshe ti çmësoni sesa ti mësoni ata. A ju ka ndodhur ndonjëherë kur ishit fëmijë që të ju pyesin dhe lëndojnë me shprehje të pakëndshme? Pse vepron në këtë mënyrë? kush dreqin ti mësoi këto trillime e këto veprime të ulëta? Çfarë keni ndierë? Ç,përgjigje keni dhënë….kthehuni në fëmijërinë tuaj dhe do e kuptoni që këto forma të të pyeturit të fëmijës tuaj nuk janë aspak efikase dhe e shuajnë totalisht komunikimin me ta. Një fëmijë ka të drejtë të marrë nga të rriturit këshilla racionale të përditshme cilësore por shpesh herë të shprehura edhe të servirura në formë humori për ta bërë sa më atraktive hyrjen tuaj në botën e fëmijës. Mënyra me të cilën prindërit dhe mësuesit ju flasin i ndihmon fëmijët të kuptojnë atë që duhet të ndjejnë për veten e tyre. Thëniet e të rriturve ndikojnë mbi fëmijët për vetëvlerësimin që ata rrënjosin për veten në të ardhmen dhe gjëja me e rëndësishme në jetën e tyre është vetëvlerësimi. Në një masë të madhe ,gjuha e përdorur nga prindërit mësuesit apo edukatorët në vazhdimësi,përcakton fatin e fëmijëve. Mesazhet që përçojnë te fëmijët mosbesim e shtyjnë atë të mos ketë besueshmëri në gjërat që mëson gjatë jetës,Kritikat e ashpra dhe frazat që i bëjnë me qëllim që të turpërohen, predikimet morale,.urdhrat dhe kërkesat me ashpërsi. dënimet dhe fajësimet, sjelljet dhe shprehjet që i nënçmojnë dhe i përqeshin. frikësimet e joshjet,etj… janë element mjaft të rrezikshëm në rritjen e një fëmije të cilat lënë shenja të jashtëzakonshme duke i viktimizuar dhe keqtrajtuar në rritjen e tyre. Formimi i shëndoshë mendor arrihet vetëm kur besojmë në realitetin që ndërtojmë po ne te fëmijët tanë, gradualisht i imponojmë besim te energjitë dhe pasionet e tij dhe njëkohësisht punojmë në mënyrë të vazhdueshme që të përsosim komunikimin që është proces i vazhdueshëm dhe nuk realizohet me një këshillë të vetme as me një bisedë të çastit, por duke depërtuar në imagjinatën e tyre e cila në shumë raste është e mrekullueshme e çdo fëmijë është unik dhe i papërsëritshëm. Rreziku i fëmijëve është evident sa herë ata ndërmarrin një hap për të kryer një sjellje,qoftë pozitive apo negative dhe momentet kur duhet të ndërhyjë prindi janë të shumta. Janë pikërisht këto ndërhyrje që shkaktojnë shpesh konflikt midis fëmijëve dhe prindërve dhe ata duhet të dinë ta menaxhojnë mirë situatën. Zhvillimi social në këtë periudhë të jetës së tyre mbart me vete një mundësi dhe aftësi më shumë për të qenë të pavarur, për të krijuar një identitet të tij, për të pasur përplasje mendimesh, për t’i pëlqyer më shumë vetja dhe e gjithë kjo rrëmujë që krijohet në kokën e tyre shkakton divergjenca në marrëdhënie me prindërit, të cilëve ju këshilloj të jenë të vëmendshëm ndaj tyre në mënyrë permanente. Në moshën 10-11 vjeçare,kur mund të jenë hapat e parë të hyrjes në adoleshencë,ata kërkojnë të dalin në festë me moshatarët e tyre, kanë dëshirë të provojnë cigaren e parë, puthjen e parë, shoqëri me më të rriturit dhe të gjitha këto i mbajnë të fshehura nga prindërit, duke qenë se prindi është i vetmi person që kujdeset,por edhe që kritikon më shumë është i prirur të jetë dhe i akuzuari nga fëmija i tij si një person që nuk e kupton sa duhet. Pragu midis paraadoleshentit fëmijë dhe adoleshentit të shkujdesur, është pak konfliktuale me vetën dhe me botën që e rrethon, fillojnë pafund kërkesat e tyre për veshje, modelimin e flokëve, ngrirjen e tyre me xhel te djemtë, vendosjen e një tatuazhi apo piersing, gjëra të cilat shpesh shkaktojnë tërmet te prindërit, të cilët gjenden përballë pyetjes “Çfarë po ndodh me fëmijën tim?” Ata kërkojnë gjithçka në mënyrë të menjëhershme, thyejnë akullin për gjithçka dhe ndjenja e rrezikut nuk i frikëson aspak. Rreziku shpeshherë i ndihmon të rriten ata, por për prindërit në të shumtën e rasteve çdo veprim dhe kërkesë të tyren, të paktën te 10-11-12 vjeçarët e shohin si një rrezik i dobishëm që i kanoset të ardhmes së fëmijës së tyre. Ja cilat janë 5 parime që prindërit duhet t’i kenë parasysh : 1. Prindi duhet ta shoqërojë fëmijën në veprime të rrezikshme,që të eksplorojë së bashku me të. 2. T’i ofrojë një eksperiencë që t’i zgjojë emocione të forta si psh, zhytje, rafting, ngjitje në mal, hedhje me parashutë etj 3. T’i paraprijë me këshilla të dobishme,që përdorimi i cigares,alkoolit dhe orët e gjata në festa me moshatarët e tij,nuk janë as të dobishme dhe as të shëndetshme,por i krijojnë atij varësi të jashtëzakonshme dhe problem me prindërit. 4. Ta ndihmojë dhe ta këshillojë me qetësi në rast se dallon sinjale të qarta të një depresioni të vazhdueshëm,një ankthi të fortë apo problemi me shkollën. 5. Dhe mos i braktisni kurrë ata për asnjë arsye sepse fëmijët pikë së pari më shumë se për gjithçka kanë nevojë për prindërit e tyre. Dr. Shkencash Botuese e 2 librave “Adoleshentët dhe Paraadoleshentët’’
    Sigal