Xhoi Çota/ Dialog me ditët

    457
    Sigal

    …Sa shpejt ikin vitet, sa shpejt… Po afrohen 17 vite të jetës sime.. Në qoftë se dikush do mw pyeste individualisht, do të më pyeste kush jam, ku kam jetuar, si dhe do më kërkonte informacione për jetën në tersi, do ndjehem në siklet disi…. Por, do flisja për këtë eksperiencw. Por, kjo nuk do të më shënjonte mua, nuk do më përkufizonte jetën time. Ka një mënyrë tjetër për të njohur unin e vërtetë. Është një bisedë që ndoshta kurrë nuk bie rasti të përballesh, është e rrezikshme, intriguese por e rëndësishme për ekzistencën e përballimin e jetesës së këtushme. Do e ndryshoj bisedën time bazike, do e thelloj dhe do e çoj në shtigje paksa të pazbuluara. Asgjë për të rrezikuar dhe shumë për të përkufizuar.

    Më pëlqen të qaj, më pëlqen të qesh, më pëlqen rrëmuja që më shoqëron shpesh… Dua ta njoh veten në çdo çast të jetës, dua të përballem, me të mirën edhe të keqen… Do t’i doja këmbët të me ciknin tokën, që më vonë me grushte mos t’i bija kokës. Do të meditoja për të ardhmen time, s’do të zhdukja kurrë të bukurat kujtime. E ç’të them tani se çfarë unë dua tjetër!? Të dua ditën plot zhurmë …diellin, ajrin, retë, të dëshiroj muzgun, perëndimin e diellit, gjithësinë, të vërtetën e kësaj bote. Eci shkujdesur, nuk di ku po shkoj, adoleshencën më sforcon, herë mirë e herë keq, herë ngadalë e herë shpejt, mendimet e zymta më ngatërrojnë keq. Rrëzohem më shpesh por dhe ngrihem. Shpesh ngrihem, por dashuria që kam për gjithçka, s`më lejojnë që të dorëzohem. Mw vjen si serial fëmijëria ime, më zgjon shumë vatra të bukura, kujtime të gjalla e të vdekura që nuk do të zhduken nga zemra ime. Të ndjej se jam pjesë e atij vendi, të ndjej kënaqësinë, maksimalen që të ofron kjo mundësi. Të kem kujtime të cilat ja vlejnë për ti kujtuar me një buzëqeshje dhe me pak nostalgji… Dua të kem diçka që ja vlen ta tregosh… Si përfundim, dua të jetoj!