Xhelal Mziu padit në gjykatë Sait Dollapin e Ujësjellësit

    388
    Sigal

    Kamza tri ditë pa ujë, reagon Enti Rregullator i Ujit: Shkelje e rëndë e të drejtës së njeriut për ujë

    Eshtë dita e tretë që në Bashkinë e Kamzës nuk furnizohen me ujë të pijshëm rreth 40 mijë banorë, për shkak të ndërprerjes të ujit nga ana e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë. Pretendimi është sa i njëanshëm e absurd, aq edhe i pabazë dhe qesharak, se gjoja nuk janë shlyer detyrimet. Sipas kryetarit të kësaj bashkie, Xhelal Mziu, Bashkia Kamëz ka qenë gjithmonë korrekte në likuidimin e detyrimeve ndaj të tretëve. Ajo është faturuar nga UKT-ja me një sasi uji prej 755.400 m3 dhe ka paguar detyrimin total për sasinë e ujit të faturuar në vlerën 5.441.760 lekë. Kjo Bashki, jo vetëm që nuk është debitore ndaj UKT-së, por përkundrazi, UKT-ja i detyrohet bashkisë në vlerën 13.872.979 lekë, si: Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore 425.312 lekë;  Drejtorisë së Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit për vitin 2011 në vlerën 9.739.230 lekë dhe për vitin 2012 në vlerën 3.596.007 lekë. Gjithashtu ka likuiduar energjinë në favor të UKT-së në vlerën 112.430 lekë. Veprimet e njëanshme dhe qëndrimet kokëforte të drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve ndaj Bashkisë së Kamzës janë bërë rrugë, jo vetëm për shkak të një procesi gjyqësor me UKT-në për mospërmbushjen e akt-marrëveshjes për çmimin e ujit, ku janë zhvilluar dy seanca gjyqësore, më datë 13.6.2012 dhe 16.7.2012, dhe seanca tjetër do të zhvillohet më datë 2.10.2012, por edhe me veprime të tjera brutale të mëparshme ndaj popullatës së Kamzës, me mbifaturime, gjoba etj.. Problemi i ndërprerjes së ujit në Kamëz është shqyrtuar edhe në Entin Rregullator të Ujit, i cili drejtuar Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Tiranë se UKT ka vepruar në kundërshtim me rezolutën e Kombeve të Bashkuara nr. 64/292, datë 28 korrik 2010  “E drejta e njeriut për ujë dhe kanalizime”, si dhe me shkresën nr. 413/6 prot., datë 3.6.2012 ku cilësohet se UKT-ja nuk duhet të  përdorë ndërprerjen e furnizimit me ujë si masë shtrënguese për vjeljen e detyrimeve”, jo vetëm nga banorëve kolektiv të Kamzës, por edhe ndaj çdo individi konsumator. Nuk është rasti i parë që drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve, Sait Dollapi vepron në kundërshtim me rregullat dhe ligjet. Vazhdimisht ai ka qenë problematik edhe për vetë organet shtetërore, duke mos zbatuar vendimet e tyre si rasti i amnistisë, të cilën nuk e zbatoi me pretekstin se nuk e kapte ligji, pasi ishte në vartësi të bashkisë, në një kohë kur ai varej nga qeveria, apo rasti tjetër, që rriti çmimin e ujit vetëm pak ditë para se ujësjellësit t’i kalonin bashkisë.