Vladimir  Shyti: Patronazhistët kanë zaptuar Hekurudhën e shkatërruar

242
Sigal

 

Me ardhjen e Rilindjes ndërmarja mori pamjen e një lufte si në Ukrainë. Në insitucionet hekurudhore u dyndën patronazhistët socialistë. Në zyra vështroje gjithmonë fytyra të reja, punëtorë edhe me arsim të lartë, që nuk e kishin idenë e punës hekurudhore. U hapën disa kurse tre mujore specializimi sa për sy e faqe.

Në patalogjinë e hekurudhës shqiptare, nuk ka shëmbje të menjëhershme. Të gjithë qeveritë shqiptare ndihmuan në shëmbjen e saj. Ajo u dogj krejtësisht nga brenda, siç djeg zjarri pyllin dhe e shkriu dalngadalë si zjarri i mbuluar me qymyr. Krizat u bënë përherë edhe më të forta, ndiqnin njera tjetrën në kohë pushime përherë të shkurtëra; nëse gjatë punësimeve të para kërkohej një kualifikim i lartë hekurudhor, kohët e fundit mbizotëroi vjedhja, paaftësia dhe humbja e specialistëve, që krijoi tension të shpërthente në katastrofë.

Hekurudha u bë çerdhja e simpatizantëve të çdo partie politike që fitonte pushtetin, por që dhe u la në harresë duke u braktisur e rrokulliset si shkëmb në thellësitë e fatit të vet.

Me ardhjen e Rilindjes në pushtet bie një tis mjegulle, ku ndërmarja mori pamjen e një lufte si në Ukrainë. Në insitucionet hekurudhore u dyndën patronazhistët socialistë. Në zyra vështroje gjithmonë fytyra të reja, punëtorë edhe me arsim të lartë që nuk e kishin idenë e punës hekurudhore. U hapën disa kurse tre mujore specializimi sa për sy e faqe. Një pjesë e të punësuarve bënin dy punë, ku dhe paraqiteshin në hekurudhë për të bërë pushime, e të tjerë që nuk paraqiteshin fare në punë. Kishte edhe nga ata, që u zhgënjyen nga partia e tyre me pagat qesharake më të ultat në rajon dhe u larguan. Tashmë ndonjë tren si një zvarranik i plagosur tërhiqet zvarrë mbi shinat e sakatosur.

Asnjë trasparencë, veç mashtrimit, duke u rrëmbyer makinistave gjysmën e asaj page qesharake si pasojë e kalimit të normativave të karburantit, kur në një kohë që mjetet hekurudhore janë teje të hamortizuara dhe u mungojnë aparatet treguese të karburantit, me pompa të pakoliduara, me përzierje të naftës me vaj të djegur motorri, që bllokonin shishet treguese të karburantit në rezervuar të lokomotivave, e tjera.

Lokomotiva të mbytura tani janë shkatërruar. Mbeturinat e jetës hekurudhore çapiten drejt mosbesimit duke këputur timonin e arsyes. Ajo që ka mbetur është një shtresë shpërfytyrimi i faqes dhe jehonës hekurudhore, ku dhe solli fundin e saj. Ndërsa, drejtuesit patronazhistë sillen si bejlerë të kohës moderne, pa asnjë plan për të ardhmen, veç disa makinerive primitive që shkulin shinat Tiranë-Durrës, që bëjnë sikur punojnë. Asnjë trasparencë, veç mashtrimit, duke u rrëmbyer makinistave gjysmën e asaj page qesharake si pasojë e kalimit të normativave të karburantit, kur në një kohë që mjetet hekurudhore janë tejet të harmotizuara dhe u mungojnë aparatet treguese të karburantit, me pompa të pakoliduara, me përzierje të naftës me vaj të djegur motorri, që bllokonin shishet treguese të karburantit në rezervuar të lokomotivave,e tjera.

Puntorë të larguar nga vetvetja me forca konceptuese të paralizur sillen si”kafshë zgjebarake”poshtë e përpjetë hekurudhës pa asnjë shpresë për të ardhmen dhe,idetë e pa lidhura përfundojnë në hiç.