Violeta ALLMUÇA/ Duke përjetuar vargjet e poetit Jeton Kelmendi

    516
    Sigal

    Sa herë më shfaqet fjala e një krijuesi në të shkuarën dhe në të sotmen, e di se brenda saj më lind një mendim i hershëm ose i tanishëm, lidhja e poezisë me kohën dhe jetën. Kam dashur të besoj se këto reflekse të veçanta letrare brenda për brenda tyre kishin një formë sa të brendshme po aq edhe të jashtme estetike që përbënin atë çka quhet sot në artin e fjalës poetike harmonizimin artistiko- estetik. Poeti që ka jetën dhe vargun e përjetësisë në tërësinë e të bukurës, specifike për një shkrimtar që hyn në oazin e gjerë të poezisë universale, na tregon një zë të fuqishëm në realitetin e botës dhe jetës, pasi tek poeti Kelmendi vargjet lindin me ëndrrën. Kjo dukuri ndryshe e një krijuesi në sytë e lexuesit kthehet në një perceptim të thellë si për poetikën, ashtu edhe për letërsinë.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf