VIDEO/ Makina përplas motorin në Durrës, një i plagosur rëndë

204
Sigal

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Durrës, në vendin e njohur ndryshe si ‘Rrota Qerres’.

Një makinë ka përplasur një motor sportiv.

Drejtuesi i motorit është transferuar drejt spitalit të Durrësit pasi ka marrë dëmtime në kokë dhe këmbë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ambulanca.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.