Vëllezërit Manaqi ose “Lymierët e Ballkanit”

    786
    Sigal

    Milton dhe Janaq Manaqi, pionierët e parë të filmit në trevat ballkanike

    Janë quajtur “Lymierët e Ballkanit”, Petrit Ruka në dokumentarin kushtuar atyre i quan “Homerët e filmit ballkanik”, pasi kanë qenë të parët që kanë sjellë, por edhe më pas edhe kanë lëvruar në gjininë e filmit dokumentar në Ballkan. Vazhdon edhe sot e kësaj dite të kombëtarizohet përkatësia e tyre midis tre vendeve, Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Studimet më të fundit për origjinën dhe identitetin e tyre peshon në anën shqiptare, gjë që ata mëse një herë e kanë pohuar edhe vetë, pasi flisnin shqip.

    Dokumentari i Petrit Rukës “Homerët e filmit ballkanik” e filmuar (xhiruar) në vitin 2011, me kohëzgjatje 32 minuta, është e para vepër e plotë dokumentare që realizon Shqipëria kushtuar vëllezërve Manaqi, kinematografë pionierë të Ballkanit e kinemasë janë shqiptarë. “Kamera 300”, firma e të cilës është e prodhimeve më të hershme në Ballkan, është pronë e dy shqiptarëve. Filmi i parë i vëllezërve Manaqi, që quhet “Tjerrëset” është prodhuar në vitin 1906. Ai ka në qendër gratë e fshatit të tyre të lindjes, sidomos gjyshen dhe të ëmën, të cilat janë të veshura me kostume popullore shqiptare. Dhjetëra dokumentare të bëra në Maqedoni, të cilat nxjerrin në pah kostumet e filmuara nga “Kamera 300”, nuk janë maqedonase, por shqiptare, gjë e cila nuk është pohuar deri më sot. Vëllezërit Janaqi e Milton (Miltiadh) Manaqi u lindën: i pari në vitin 1878 dhe i dyti në 9 shtator të vitit 1882, në fshatin e vogël Avdela, që ndodhet midis trekëndëshit të përbërë nga qytetet e Konicës, Grebenesë, e Meçovës, rreth 15 km në jug të Samarinës. Historia e tyre drejt kinemasë nis fillimisht me pasionin ndaj fotografisë Miltiadh (Milto) Manaqi futet në gjimnazin e Janinës dhe më pas do të punojë në laboratorin fotografik, që i kishte hapur vëllai Janaq në Janinë, në vitin 1897. Shpirti i tij poetik do të bënte atë një nga fotografët më të njohur të kohës. Në vitin 1903 u njohën me përfaqësuesit e shoqërisë kinematografike angleze “Charls Urban Company”, që kishin ardhur për të xhiruar ngjarjet që zhvilloheshin në trevat ballkanike, kryesisht në Shqipëri dhe Maqedoni. Mësuan përdorimi dhe blenë kamerën prej tyre (Bioscpp Camera 300). Në vitin 1904 u shpërngulën në Manastir. Atje zhvilluan një veprimtari të gjerë në fushëne kinematografisë dhe të kulturës në përgjithësi. Më vonë vëllezërit Milto dhe Janaq Manaqi u morën me veprimtari pedagogjike dhe studime, duke u bërë kështu nga intelektualët më të njohur të kohës. Janaq Manaqi edhe pas edhe pas internimit për veprimtari patriotike në Bullgari (1916-1917), vazhdoi sërish profesionin fotografit në Plovdiv të Bullgarisë. Në vitin 1906, Milto Manaqi mori pjesë në konkursin ndërkombëtar të fotografisë artistike, që u zhvillua në Bukuresht, Rumani dhe u nderua me Medaljen e Artë për fotografinë “Gruaja nga Klisura me foshnjën”. Më pas, së bashku me vëllanë, për mjeshtërinë e tyre të lartë në fushën e fotografisë, u shpallën si fotografë të disa oborreve mbretërore ballkanike. Me kamerën 300 u fiksuan shumë ngjarje që u zhvilluan në këto troje në fillim të shekullit të 20-të, si dhe ato që kanë të bëjnë me historinë e popullit tonë si Kongresi i Manastirit (1908), Kongresi i Dibrës (1909), valle e kostume popullore shqiptare etj. Në fondin vëllezërve Manaqi bëjnë pjesë edhe qindra fotografi të personaliteteve të shquara shqiptare si: Gjergj Fishta, Mihal Grameno, Qiriazët, Bajo Topulli etj.. Xhiruan në film gjithashtu ngjarjet që u zhvilluan në Manastir në vitin 1908 për shpalljen e Hyrietit, udhëtimin nga Selaniku në Manastir të Sulltan Mehmet Reshatit (1911), pushtimin Manastirit nga forcat serbe. Me aparatin dhe kamerën e tij Milto Manaqi fiksoi Akademinë Ushtarake të Manastirit, djegien nga andartët grekë të fshatrave shqiptarë, midis tyre edhe fshatin tij, Avdelën. Në arkiva kanë mbetur pamje nga Korça, Ersejka, Leskoviku, Këlcyra, Negovani, Konica, Mecova, pogradeci etj.. Në fondin vëllezërve Manaqi, të shpërndara dhe të grumbulluara në muzeume të ndryshme në Maqedoni janë mbi 10 000 të identifikuar, por edhe ende të paidentifikuar. Ata kishin miqësi me figura të shquara shqiptare si me shkrimtarët Haki Stërmilli dhe Migjenin, si dhe shoqëri të ngushtë me shqiptarët Kosta Çomo, Mihal dhe Athanas Pema, Mihal Zega etj.. Veç kinemasë së tyre të çelur në Mnastir me emrin Kino “Manaqi”, ata çelën edhe kinema të tjera si në Mnastir, Ohër, Veleshtë, prilep etj..

    _____________________________________________________________________________________

    ORIGJINA SHQIPTARE E MANAQVE

    E vetmja dëshmi për origjinën e tyre shqiptare, tani për tani është gojore, e cila është një fragment interviste që ka dhënë për Televizionin Publik Shqiptar, Irfan Tërshana. Ai thotë se ka takuar vëllezërit Manaqi në Manastir në vitin 1935, sepse donte të dinte se a ishin ata që i kishin fotografuar të atin në Kongresin e Dibrës. Tërshana dëshmon se Manaqët me gjithë familjarët flisnin shqip, dhe atë “shqipen e jugut”. Milto Manaqi, jo vetëm që ia siguroi këtë fotografi, por gjithnjë sipas Tërshanës ai paska shtuar “Unë jam shqiptar dhe nuk mund të marrë para për patriotët”.