Vasili ‘i përvishet’ Ramës: Ky Kryeministër është dhunues i Kushtetutës, argat i oligarkëve dhe i sëmurë psiqik

489
Sigal

Kreu i Grupi Parlamentar të LSI-së,  Petrit Vasili ka akuzuar Kryeministrin Rama se ka dhunuar Kushtetutën në nenin 155 të saj ku i ka dhënë fuqi prapavepruese.

Vasili ka vijuar me postimin, duke shkruar se Rama e ka shkelur Kushtetutën për hir të pazareve me oligarkët, teksa nuk ka hezituar të shtojë se Kryeministri ëshë gjithashtu edhe argat i oligarkëve dhe  një i sëmurë psiqik.

Për hir të pazarit të madh të bërë më parë me oligarkët, ata vetë i shkruan edhe ligjin, dhe Edi Rama shkeli Kushtetutën si asnjë kryeministër tjetër, kurrë ndonjëherë më parë në pluralizmin shqiptar.

Ky kryeministër është rasti i zi kur padija, ligësia dhe babëzija bëhen bashkë”, ka shkruar ndër të tjera Vasili.

Statusi i plotë:

Edi Rama dhunoi Kushtetutën,nenin 155, për oligarkët, tani ka surrat e flet për Presidentin.

Edi Rama ky zorrë qorre e oligarkëve, u përgjysmoi atyre tatim fitimin nga 15% në 8 %.

Për këtë dhunoi Kushtetutën, pikërisht nenin 155 të saj, kur i dha ligjit fuqi prapavepruese.

Ja çfarë thotë Kushtetuta:

Neni 155

“Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese”.

Për hir të pazarit të madh të bërë më parë me oligarkët, ata vetë i shkruan edhe ligjin, dhe Edi Rama shkeli Kushtetutën si asnjë kryeministër tjetër, kurrë ndonjëherë më parë në pluralizmin shqiptar.

Ky kryeministër është rasti i zi kur padija, ligësia dhe babëzija bëhen bashkë.

Edi Rama ky gdhë Kryeministër, u qurreps dje para Parlamentit, u vetëpropozua për ministër si budalla që është, dhe na trembi shumë kur tha se do të padiste Presidentin meqë nuk i dekretoi një farë Gent Caka.

Po përse do ta padiste?

Sepse Presidenti e zbatoi kushtetuten pike per pike dhe nuk e shkeli si ky argati i oligarkeve.

Sepse Presidenti legenave të propozuar për minister, që s’njohin ligj e atdhe, në zbatim të Kushtetutës u tha: Stop.

Sepse dhunuesve ordinerë të Kushtetutës si Edi Rama u tregoi se Kushtetuta është e e para dhe e paprekshme.

Ky Kryeministër është edhe dhunues i Kushtetutës, edhe argat i oligarkëve, edhe i sëmurë psiqik.

Ndaj ai e ka zgjedhur fatin e tij, që të mbyllet edhe në burg edhe në psikiatri.