Vangjel Tavo: Tragjedi e dyfishtë që ka vetëm një fajtor – sektin e “Rilindjes.”

407
Përfaqësuesi i LSI, Vangjel Tavo theksoi sot situatën alarmante të shkaktuar nga pandemia e Covid, si edhe drejtoi tone të ashpra ndaj keqqeverisjes së rilindjes.
Ja postimi i plotë :
COVID-19 po merr jetë. Sot u shua mjeku i njohur, Ilirjan Draçi, akademikja Irena Bogdani dhe një 28 vjeçare shtatzënë.
Teksa pandemia ka dalë jashtë kontrolli propaganda e qeverisë së dështuar se spitalet tona janë më të mira se ato të Gjermanisë është marrëzi dhe tragjedi.
Eksodit të largimit të popullatës nga keqqeverisja i është shtuar edhe eksodi i kurimit nga Covid në spitalet e huaja.
Tragjedi e dyfishtë që ka vetëm një fajtor – sektin e “Rilindjes.”
VT
Sigal