Universiteti, procedurat, dokumentet për të studiuar në Itali

    842
    Sigal

    ITALI/ Formulari: Të shkruhet në mënyrë të qartë vetëm një fakultet, një degë e përzgjedhur, si dhe një numër telefoni

    Duke iu referuar raportit të regjistrimeve të studentëve të huaj, shtypi italian vlerëson se nga 70 mijë studentë të huaj që janë regjistruar në krye të “top ten” të vendeve të huaja, renditet Shqipëria me 15.5% të studentëve të huaj, e ndjekur më pas nga Rumania me 13.6% dhe Maroku me 13.5%. Nga të gjitha Universitet e Italisë ndër ato më me emër mund të përmendim universitetet në Milano, Torino, Bolzano, Romë, Breshia etj..

     Studentët brenda juridiksionit të Kancelerisë Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë, të cilët dëshirojnë të regjistrohen pranë një universiteti italian, duhet të dërgojnë një zarf, ta sjellin personalisht dorazi pranë sportelit të kësaj ambasade që ndodhet përballë Televizionit Publik Shqiptar, ose ta nisin me postë me destinacion: Ambasada Italiane, Kancelaria Konsullore, Rruga: LEK DUKAGJINI N. 2, ZYRA E REGJISTRIMEVE UNIVERSITARE, Tiranë, me këtë listë dokumentesh brenda zarfit:

    1. FORMULARIN E REGJISTRIMIT, të plotësuar në çdo pjesë të tij, sipas modelit bashkëngjitur.
    Bëni kujdes në faktin që në këtë formular, ndër të tjera, të shkruhet në mënyrë të qartë: vetëm një fakultet dhe një degë e përzgjedhur, si dhe një numër telefoni.
    E detyrueshme:
    fakulteti dhe dega e përzgjedhur nuk mund të ndryshojnë më.

    VO: Për zgjedhjen e fakultetit dhe degës, mund të konsultoni listën e publikuar në adresën e internetit: http://offertaformativa.miur.it/studenti/elenco2013/

    2. TITULLIN E STUDIMIT
    Studentët që e kanë mbaruar shkollën e mesme, dëftesën e pjekurisë në origjinal. Në rast se e kanë humbur atë, atëherë të fusin në zarf një vërtetim zëvendësues me fotografi, me notat e të katër viteve, së bashku me ato të provimeve të maturës.

     Shpjegimi: I korrespondon këtyre rretheve: Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Pogradec, Korçë, Devoll dhe Kolonjë. Vendbanimi përcaktohet nga rrethi, i cili ka lëshuar pasaportën e studentit.
    Kujdes! Titulli i studimit duhet patjetër të jetë:
    Origjinali, i firmosur dhe i vulosur nga Drejtoria Arsimore e Rrethit dhe nga Ministria e Arsimit;
    Po ky origjinal, i përkthyer në italisht në çdo pjesë të tij, përfshirë përkthimin e konfirmimeve me firme e vulë të Drejtorisë Arsimore të Rrethit dhe të Ministrisë së Arsimit, më pas i noterizuar te noteri dhe në fund i legalizuar në Ministrinë e Jashtme shqiptare;
    Vetëm pasi ky origjinal të jetë vulosur në Drejtorinë Arsimore të Rrethit dhe në Ministrinë e Arsimit, të jetë përkthyer, të jetë noterizuar dhe në fund të jetë legalizuar në Ministrinë e Jashtme shqiptare, duhet ti bëhen 2 (DY) fotokopje të plota, të të gjitha fletëve, ku të përfshihen saktësisht: *fotokopja e plotë e dëftesës përfshirë dy vulat dhe firmat të Drejtorisë Arsimore të Rrethit dhe të Ministrisë së Arsimit, *përkthimi i dëftesës, *noterizimi te noteri dhe *vula e legalizimit në Ministrinë e Jashtme shqiptare, pra me pak fjalë, të  2 fotokopjet duhet të jenë të plota dhe të përfshijnë çdo fletë  që ka lidhje me “dëftesën e pjekurisë” apo vërtetimin zëvendësues për ata që e kanë humbur këtë dëftesë ose me “vërtetimin me nota”, për ata që frekuentojnë akoma vitin e katërt të shkollës së mesme.
    3. 1 (Një) fotokopje e dy faqeve të para të pasaportës.
    4. 2 (Dy) fotografi me ngjyra, format si për pasaportë.
    5. Nëse dispononi, certifikatë të njohjes së gjuhës italiane + 2 (dy) fotokopje të thjeshta
    të lëshuara nga këto Universitete Italiane: Perugia, Roma Tre, Siena.
    MBI ZARF:
    Duhet të shkruhen qartë dhe me germa të mëdha:
    Emri dhe mbiemri i studentit;
    Universiteti, fakulteti, dega;

    Çfarë ju duhet për të fituar bursën. Dokumentacioni bazë

    Për të aplikuar për bursë studimi në Itali duhet:

    1-Të ardhurat familjare.
    a-Paga mujore e prindërve.(N.q.s papunë vërtetim nga zyra e punës që janë të papunë)
    b-Vërtetim në keni apo jo aktivitet privat.(N.q.s jo, vërtetim që s’keni,n.q.s po lloji aktivitetit dhe shpërndarja. Mirë do ishte që s’keni;)
    c-Vërtetim në keni në pronësi tokë.(N.q.s jo,vërtetim që s’keni,n.q.s po, sa tokë keni)
    d-Sipërfaqja e shtëpisë suaj.(N.q.s jeni i pastrehë, vërtetim ose me qira,vërtetim sa paguani qira shtëpie)
    2-Certifikatë Familjare.
    3-Certifikatë Personale.

    Tërë këto dokumente duhet të jenë:

    1-Të përkthyera në gjuhën italiane dhe të noterizuara.
    2-Të legalizuara në Ministrinë e Jashtme Shqiptare (Tiranë)
    3-Të legalizuara nga Ambasada Italiane në Tiranë ose nga Konsullatat Italiane në Shkodër dhe në Vlorë (Kjo në varësi, ku bëni kërkesën për studim. Varet nga vendi ku banoni)

    Momenti që ndodheni në Itali.

    Hapi Parë

    1-Dt 4 shtator keni provimin e Gjuhës Italiane.(Duhet të paraqiteni sa më shpejt në Sekretarinë e Studentëve të Huaj ku do merrni informacionin e duhur se ku do të bëhet provimi dhe vërtetimin e pararegjistrimit)

    2-Pas Hyrjes në Itali keni 8 ditë afat për t’u paraqitur në Kuesturë për të marrë lejen e qëndrimit si student në Itali.
    Këtu ju duhen:

    1- 4 Fotografi të vogla
    2- Siguracioni (Ka raste pranojnë atë që presim në Shqipëri ka raste duhet ta paguani në Itali. Paguhet në Postat Italiane)
    3- Fotokopje të Pasaportës.( Të tëra faqet e përdorura. Kopertina, aty ka janë të dhënat e juaja personale, ku keni viza apo vula. D.m.th çdo faqe që ka diçka)
    4- Marka da Bollo (Është si pullë poste blihet në tabachino, tani i kanë bërë 1+3=11,43 euro)
    5-Vërtetimi i Pararegjistrimit në Universitet.(Ajo që thashë më lart, merret te sekretaria e studentëve të huaj)

    Pasi keni shkuar në kuesturë ku do t’iu japin një Ricevutë do të shkoni në një Zyrë CAAF.

    Zyrat CAAF janë institucione që nxjerrin të ardhurat tuaja vjetore dhe janë të vetmet që e kanë këtë të drejtë.
    Adresat e këtyre zyrave do ti gjeni në guidën e bursës që mund ta merrni në Sekretarin e studentëve të huaj.
    Këtu ju duhen tërë dokumentet që keni përkthyer, legalizuar, vulosur në Shqipëri.