Ujësjellësi lë qytetarët pa ujë dhe rrit disafish çmimin për kontratat dhe faturat

    398
    Sigal

    Abuzimet e ujësjellësit, qytetarët ankohen se paguajnë lekë për fatura uji të pakonsumuara

     Në Shqipëri është bërë e “modës” tashmë që të kesh probleme me faturat e ujit të cilat vijnë shumë herë më të larta nga sa mund të konsumohet nga qytetarët. Po ashtu edhe fakti që uji nuk vjen rregullisht, apo që është i papijshëm edhe më këtë qytetarët janë mësuar, pasi e përjetojnë. Në një linjë logjike duhet të ndodhë që mund të rritën çmimet për një shërbim, por krahas kësaj duhet të rritet edhe cilësia e shërbimit. Por vetëm në Shqipëri që të rriten çmimet dhe të përkeqësohet shërbimi që ofrohet. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me ujësjellësin në vendin tonë. Sot qytetarët për të lidhur një kontratë me ujësjellësin duhet të paguajnë një çmim disafish më shumë nga ai që kanë pas paguar më parë.

    Rritja e çmimit për kontratat

    Sot të bësh një kontratë me ujësjellësin nuk është e lehtë, sepse një familje në ditët e sotme duhet të paguaj një çmim disafish më të lartë në krahasim me atë që ka qenë. Nëse para disa muajsh lidhja e një kontrate me ujësjellësin varionte nga 4200 lekë të reja, sot çmimi i një kontrate të tillë ka shkuar në stratosferë. E themi këtë për faktin se sot të lidhësh një kontratë me ujësjellësin kushton 22000 lekë të reja ose e thënë ndryshe dyqind e njëzet mijë lekë të vjetra. Qytetarët shprehen të pakënaqur më këtë rritje dhe se nuk kanë mundësi të paguajnë aq shumë për një kontratë uji. Por ajo që nuk e justifikon aspak këtë rritje është edhe shërbimi që u ofrohet qytetarëve nga ujësjellësi. Pasi problematikat e ujësjellësit janë aq të shumta në numër saqë një rritje e tillë nuk justifikon asgjë, përveçse marrjes së lekëve të qytetarëve. “Unë më duhet të lidh një kontratë me ujësjellësin, por është e pamundur me këtë çmim që kanë vënë këto. Por mbi të gjitha nuk bëhet as furnizimi i rregullt me ujë. Dhe përveç përfitimeve që kanë drejtuesit e ujësjellësit nga rritja e kontratës, qytetarët nuk kanë asnjë fitim” shprehet Albana. D. nga Tirana.

    Kombinati me ujë të papërdorshëm

    Ashtu si shumë zona në kryeqytet që vuajnë mungesën e ujit të pijshëm edhe banorët e Kombinatit kanë probleme me ujin. Sipas qytetarëve në disa raste nuk vjen fare uji dhe në disa raste ai vjen me ngjyrë dhe është i papërdorshëm. Por nuk është rasti i parë që ndodh një problem i tillë. Selvie. A shprehet se: “Uji ka erë dhe nuk pihet. Ne po e blejmë ujin, si për të gatuar edhe për të pirë”. Por ajo që bën më shumë habi në këtë rast është se faturat e ujit vijnë të larta edhe pse uji është më erë dhe nuk është aspak i përdorshëm. Qytetarët shprehen për “Telegraf” se edhe pse bëjnë ankesa të shumta, ata nuk gjejnë zgjidhje në asnjë nga zyrat përkatëse të Ujësjellësit. Ankesat janë të natyrave të ndryshme, duke filluar që nga cilësia, orari dhe deri te faturat afrove. Qytetarët shprehen se në shumë raste uji është i papërdorshëm dhe se janë të detyruar që të blejnë ujë për të pirë dhe gatuar. Por ajo që e rëndon më shumë situatën është janë dhe faturat e larta afrove që u vijnë për të paguar në fund të muajit. Qytetarët e kryeqytetit shprehen të irrituar me shërbimet që ofron ujësjellësi. Në prononcime për “Telegraf” ata janë shprehur: “Kemi shumë probleme me ujin, ka raste nuk na vjen fare në shtëpi uji. Plus që paguajmë fatura shumë të larta në një kohë kur nuk na vjen uji”.