TURQI/ Dokumentacioni, procedurat dhe kushtet

    414
    Sigal

    TURQI/Studimi: Nxënësit e vitit të fundit në gjimnaz duhet t’i nënshtrohen një provimi që quhet YOS

    Çdo vit vihet re se numri i studentëve shqiptarë që aplikojnë për të vazhduar studimet e larta në Turqi është gjithmonë e në rritje. Kjo rritje e kërkueshmërisë për të studiuar në këtë vend mund të nga shpjegohet prania e shumë kolegjeve turke në Shqipëri, të cilat njihen për një sistem edukimi shumë të lartë dhe kanë prodhuar e vazhdojnë të prodhojnë elita studentore.

     Si shkohet?

    Fillimisht çdo student para se të shkojë në Turqi duhet të nxjerrë nga Ambasada Turke në Tiranë një vizë njëvjeçare me një kosto prej 2500 lekë të reja. Një muaj pas mbërritjes  së studentit në Turqi, ai duhet të nxjerrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë një lejeqëndrim njëvjeçar, procedurë kjo e cila bëhet për çdo vit.

    Si aplikohet? 

    Mënyra e aplikimit në universitet është tepër e thjeshtë. Nxënësit e vitit të fundit në gjimnaz duhet t’i nënshtrohen një provimi që quhet YOS(yabanci ogrenci sinavi) i përkthyer në shqip  (provimi për studentët e huaj) që mbahet zakonisht në muajin prill të çdo viti. Provimi përfshin kryesisht pyetje nga matematika, fizika, kimia, biologjia dhe logjika dhe ka afërsisht 90 min kohë. Një muaj mbas provimit çdo nxënësi i nisen me postë përgjigjet e provimit. Në bazë të këtyre pikëve të fituara , nxënësi ka të drejtë të aplikojë gjatë verës në çdo universitet të Turqisë. Informacioni për universitetet mund ta gjeni në faqet zyrtare të tyret, madje shumë aplikime bëhen online nga dhe ku mund të shihni përparimin e aplikimit tuaj.

     Bursa

     Çdo vit  mbahet edhe një provim që organizohet nga Ambasada e Turqisë në Shqipëri me përfaqësi në Tiranë. 16 vendet e para  që dalin nga ky provim, kanë mundësinë të studiojnë me bursë të plotë të ofruar nga ambasada Turke në Shqipëri. Ndërsa studentët që fitojnë me anë të YOS-it,gjatë kohës që janë në Turqi kanë mundësinë e aplikimit në shumë institucione shtetërore apo dhe shoqata të ndryshme që kanë për qëllim ndihmesën ndaj studentëve;përmendim këtu bursën që jep kryeministria 150 lira të reja turke për çdo muaj, dhe bashkia me 90 lira.

     Akomodimi dhe jetesa

    Jeta në Turqi në përgjithësi është tepër aktive. Turqia shquhet për shumë pika turistike me shumë vlera kulturore. Stambolli supozohet të kthehet në një qytet muze. I gjithë vendi është i mbushur me organizata studentore që  organizojnë aktivitete të ndryshme dhe jeta e natës nuk mungon gjithashtu. Përsa i përket zbritjeve në çmime, normalisht për të gjithë studentët ofrohen zbritje çmimesh deri në 20-30% kryesisht në shërbime publike. Çdo universitet ka konviktet e tij shtetërore pagesa e të cilit  shkon deri në 100 lira në muaj.  Gjithashtu ka edhe konvikte private me kosto pak sa më të lartë që mund të shkojë deri në 200 lira, ndërsa qiraja private mund të shkojë normalisht deri në 600 lira në muaj  dhe studentët mund të gjejnë shtëpi ku të duan. Punësimi  i studentëve të  huaj  gjate kohës që ato  vazhdojnë studimet  ndalohet me ligj, por  është parë që shumë studentë bëjnë çdo fundjavë rolin e një guide turistike të një agjencie ;ose  rolin e ndërmjetësit apo përkthyesit për biznesmenët shqiptarë ose  angazhohen me  punë në  panaire të ndryshme, por kjo është e jashtëligjshme dhe konsiderohet si “punë e zezë”.

    BE/Studimi: Kontinenti i vjetër tani tenton të tërheqë trurin më të mirë dhe talentet në menaxhim.

     Europa perëndimore e preferuara e studentëve

     Një studim i fundit ka dalë në përfundim se pjesa më e madhe e studentëve që mbarojnë një Master (MBA) në një nga shkollat më të mëdha botërore kërkojnë të punojnë më mirë në Europën perëndimore se sa në një vend tjetër. Studimi i bërë nga Hill& Kjoëlton tregon se 80% e studentëve tentojnë të shkojnë në Europën e vjetër. Ndërkohë pjesa tjetër kërkon Amerikën Veriore, disa Azinë dhe Kinën. Është e kuptueshme se kërkesat janë shumë të ulëta për vendet jostabile si Lindja e Mesme, Rusia dhe Afrika. Ajo që i tërheq më shumë studentët drejt Europës perëndimore është cilësia e jetesës. Paul Taaffe, shef i Hill & Knovvlton, thotë se studimi tregon se studentët e trajnuar në kompani të mëdha si VvorldCom ose Enron kërkonte të punojnë në kompani të mëdha. “Është e qartë se talentet kërkojnë më shumë se sa kompensim dhe jetesë të qetë” – thotë ai. Sipas tij kompanitë me reputacion të vogël e kanë shumë të vështirë të gjejnë dhe të mbajnë në punë talentet e reja.Poashtu nga studimi ka rezultuar se talentet kërkojnë tu shmangen kompanive që janë me bazë familjare ose qeveritare. Kompanitë e ilaçeve, duhanit dhe alkoolit tentojnë të tërheqin drejt vetes talentet më të mira. Europës i janë dashur kohë për të kuptuar fuqinë dhe mundësitë që të jep korporata. Kontinenti i vjetër tani tenton të tërheqë trurin më të mirë dhe talentet në menaxhim. Në krye qëndron kompania Nestle, e cila me sloganin e saj “ushqim i mirë, jetë e mire” ka tërhequr gjeneratën e re të MBA-së.