Thuhet se Meghan dhe Harry mund të sjellin një film për fëmijët e tyre

52
Sigal

Pas përfundimit të turneut në Nigeri, thuhet se princ Harry dhe Meghan Markle e kanë përqendruar gjithë vëmendjen te dy fëmijët e tyre, duke punuar rreth idesë së një filmi që ka si protagonistë ata të dy, princeshën Lilibet dhe princin Archie.

Duket se angazhimi i tyre këto kohë është i gjithi rreth projekteve profesionale, nga vizita në Nigeri te hapja e fondacioneve bamirëse, nxjerrja e një produkti të ri si reçeli që mban emrin e Meghan e plot angazhime të tjera. Por, këtë herë, ata si prindër po mendojnë lëvizjen madhe duke përfshirë në projektet e ardhshme edhe dy fëmijët e tyre.

Thuhet se Meghan dhe Harry mund të sjellin një film për

FOTO: GETTY IMAGES

Sipas autorit mbretëror Tom Quinn, princ Harry dhe Meghan po mendojnë që pavarësisht moshës (Archie, 5 vjeç dhe Lilibet, 2 vjeç), ata po konsiderojnë idenë e daljes së tyre në publik dhe përfshirjen në vizitat dhe udhëtimet zyrtare, momente që dokumentohen më pas në produksione kinematografike.

Autori tha për “The Mirror” se ndërsa ata janë përpjekur që t’i mbajnë fëmijët larg vëmendjes, kjo qasje ka nisur të ndryshojë tashmë që ata po rriten.

“Harry dhe Meghan janë jashtëzakonisht krenarë për fëmijët e tyre dhe kur të rriten pak dhe të jenë më të aftë për të udhëtuar, nuk ka dyshim se do të marrin pjesë në disa nga turnetë e çiftit,” tha ai.

Eksperti mbretëror tha se ata shpresojnë se kjo përfshirje të rrisë perceptimin publik për familjen e tyre.

“Çifti mendon që me këtë ide të tërheq një lloj publiciteti që Harry dhe Meghan e duan dhe po investojnë, sidomos tani që kanë vendosur të jenë sipërmarrës të suksesshëm,” vijoi ai.

Kauzat e tyre të bamirësisë dhe hapja e fondacioneve në ndihmë të fëmijëve dhe shtresave më vulnerabël janë në misionin e princit Harry dhe Meghan Markle, ndaj dëshira për të përfshirë edhe fëmijët në këto angazhime, duke krijuar edhe një film është një nga misionet e tyre për të ardhmen.