Të falënderojmë zotin që nuk humbi jetën asnjë i pafajshëm nga marrëzia ekstremiste

489
Sigal

Kryeministri Rama reagon pas deklaratës të Ministrisë së Jashtme të Greqisë

Ngjarja e djeshme në Bularat, ku një i ri 35 vjeçar nga Bularati humbi jetën në shkëmbim zjarri me forcat e policisë, për shkak se më parë, i riu kishte qëlluar kundër makinës së policisë, pa ndonjë arsye, u bë shkak që të shkëmbehen deklarata midis Ministrisë së Jashtme të Greqisë (ku ministër i Jashtëm i Greqisë është vetë kryeministri Tcipras) dhe kryeministrit Rama. Ministria e Jashtme e Greqisë kërkon sqarime për rrethanat dhe shkaqet e vrasjes të të riut homogjen, ndërsa kryeministri Rama “ falënderon Zotin, që nuk humbi jetën asnjë i pafajshëm”.

Ministria e Jashtme e Greqisë: Kërkojmë zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet

Pas incidentit të ndodhur dje në Bularat të Gjirokastrës, ku RENEA vrau 35-vjeçarin grek Kostandinos Kaçifas, kanë reaguar ministria e Jashtme e Greqisë dhe kryeministri Rama. Ministria e Jashtme greke reagoi menjëherë dhe kërkon nga institucionet përkatëse të Shqipërisë që të zbardhin rrethanat dhe shkaqet, që çuan në vrasjen e të riut nga Bularati. Ndër të tjera, deklarata zyrtare e Ministrisë së Jashtme të Greqisë, thekson: Është e papranueshmë që operacioni i policisë arriti të ketë humbjen e jetës të një njeriu. Presim nga institucionet shtetërore shqiptare të zbardhin rrethanat dhe shkaqet, ku humbi jetën shtetasi grek dhe do të ndërmarrim veprimet e duhura menjëherë.

Kryeministri Rama: Bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi

Ndërkohë në anën tjetër Rama i fton grekët që të luten në zot, duke e cilësuar këtë vrasje si të pranueshme. ‘Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falënderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste’, – shkruan kryeministri Rama.