Suplementi pena Shqiptare/ Petrit Ruka në vjetorin e lindjes promovon librin me Poezi: “Shami të zeza qiellore”

887
Sigal

Po shkëpusim disa vargje:

 

Shqipëria

“Kjo tokë quhet Shqipëri, është e jona,

Ishte këtu përpara se në qiell të lindte hëna.

Ja vure dorën tënde, të ndjesh si derdhen përrenjtë e të vdekurve nga brenda.

Në cilën prej tyre që lidh ende lule e kokrra, ka lindur elefantin e tij Pirroja i Epirit?

Ja dhe arat tona, sa një shami e xhepit bokërrima të thinjura nga uria dhe etja!

Gjërat e mia të vogla

“Erdhi koha t’i mbledh gjerat e mia të vogla, si nëna me bohçen e saj në sepete,

Ku rrobat e vdekjes vinin erë ftua.

Them t’i mbledh përrenjtë e vegjël në një shishe, t’i fus arat e vogla në një shami xhepi.

Të gjej këngën e parë për drithërimën e fqinjës, incizuar në gjethet e një plepi.

Do ta marr në xhep varrin e babait si një kuti shkrepëse.

Do t’i qep pas shpirtit përkëdheljet e nënës do bëj makinë qepëse zemrën time, me penjtë e artë të hënës!…

“Mirë u pafshim, hënë e ditëlindjes”.

 

Nga Servet Tartari “Mjeshtër i Madh”.