Suplementi “Pena Shqiptare”, datë 5 tetor 2015

    723
    Sigal

    Pablo Neruda

    Neftalí Ricardo Reyes Basoalto i njohur si Pablo Neruda (12 Korrik 1904, Linares, Santiago – 23 Shtator 1973) ishte poet, diplomat dhe politikan kilean.
    Si diplomat kaloi shumë vite në Madrid, i cili u shoqërua me Lorcën dhe me poetët e tjerë spanjoll, pastaj kaloi në lëvizjen antifashiste, për shkak të saj u bë i dëbuar nga atdheu. Në fillim shkruante kryesisht poezi të dashurisë, a më vonë kaloi në temat shoqëroro-politike dhe në poezinë e angazhuar politike e cila flet kundër marrëzirave në luftra dhe çdo herë në mbrojtje të të shtypurve.
    Botoi 19 përmbledhje të poezive, nga e cila më e njohura është “Spanishtja në zemër” në të cilën jep dridhjet, apo fotografinë e vërtetë të luftës për popullin spanjoll. Jetën dhe botën i ka përjetue, para së gjithash me ndijime, por janë zgjimet, zemrimet, vetmia dhe shoqërimi janë motive të poezisë së tij. Me stil, kaloi rrugën nga neoromantizmi nëpër nadrealizmëm deri te poezitë e pastërta luftarake dhe sociale. Bazë ishin temat e dashurisë në kohët e hershme të rinisë, më vonë shkretirë, vetëmi, mendime, luftë dhe vdekje. Temperamenti i tij vullkanik, veçanërisht i gatshëm për diçka të reagoj dhe për diçka të luftoi, e bëri atë njërin nga poetët më të plleshëm, dhe të pakrahasueshëm të kohës në të cilën jetoi. Me punën e tij të përkthyer në shumë gjuhë të huaja, Pablo Neruda konsiderohet një ndër poetët më të mëdhenj të shekullit të XX. Në vitin 1971 Neruda fitoi Çmimin Nobel për Letërsi, një çmim ky i kundërshtuar për shkak të aktivitetit të tij politik. Novelisti Kolumbian Gabriel García Márquez e quajti “Poeti më i madh i shek. XX”.
    Kënga gjithëpërfshirëse e tij (Canto general, 1950), u bë symbol i rreshtimit për letërsinë e popullit kilean.

    Xhevahir Spahiu

    UDHËTIMET E MIA

    Do ta shaloj renë
    të shkoj mbi malet e mia,
    po deshën shi, t’u derdh pika lotësh.

    Do ta shaloj kalin
    të ndiej shijen e erës
    kur dashuria më pret.

    Do ta shaloj lumin
    të më çojë në det,
    të mbaj mbi vete anijet.

    Do ta shaloj pemën
    mos pikëllohet pa zogjtë,
    rrënjët t’i ngulen më thellë në tokë.

    Do ta shaloj ëdrrën
    pa yzengji dhe pa fre,
    të më çojë tek e nesërmja.

    Do ta shaloj këngën,
    zot i saj, rob i saj, – t’i këndoj
    lëvizjes dhe nga pika e vdekur.

    KOSOVARJA

    Në hyrje të shekullit të njëzetë,
    nxorën në bankë të akuzës
    një malësore të thjeshtë.

    Ajo pas hekurave të burgut kishte pyetur:
    – Përse?
    Ata i thanë:
    -Sepse…
    Ajo në gjyq:
    -Përse?
    Ata:
    -Një herë ke thënë se…

    Sy të habitur
    Në sallën e tymtë,
    – Përse? Jua them unë,-
    tha ajo më në fund.

    Dhe zbuloi veshjen e varfër të saj,
    sikur të zbulonte një thesar:
    jeleku i kuq,
    xhubleta e zezë!

    – Ja, për këto më dënoni,
    ju të një toke tjetër!

    Në sallë u shpalos
    trupi i saj:
    një flamur kuq e zi.

    Dhe zemra në flamur
    si shqiponjë lëvizi.

    Në pyje vjeshta ndezi zjarre

    Në pyje vjeshta ndezi zjarre
    në zemër zjarr më ndeze ti;
    po diç gjëmoi lart në male
    dhe nga gjëmimi rrodhi shi.

    Dhe fryu një erë e dimri i bardhë
    i shtriu krahët gjer tek ne;
    u drodhën drurët, gjethet ranë
    si copëra flakësh mbi xhade.

    Të dy mbështetur pas një reje
    Të dy, dy sy në gjithësi;
    unë bie, ngrihem brenda teje
    e brenda meje digjesh ti.

    Sa vjen, dëbon vetminë e plogët
    sa shkon, vetmia flet përçart;
    për ne s’do thonë arkeologët
    statuja që nuk patën fat.

    Në pyje vjeshta ndezi zjarre
    lejlekët nisi s’di se ku;
    mbi hi do fryjë erë e marrë
    kur të mos mbetet asnjë dru.

    Një shikim i shpejtë mbi librin me poezi të poetit të mrekullueshëm Sherif Bali
    “Kunata e vogël në mur’’
    Nga Gëzim Zilja
    Nëse do të më jepej pak për poezinë do të doja që shënimet e mia t’i kisha bërë në vargje por edhe sikur të ndodhte kjo, ku vargjet e mia, e ku poezitë e Sherif Balit! Ndodh që na pëlqen diku, dikur një verë e vjetër apo një raki (këtë e preferoj më shumë) e pijetarët duke ia ditur vlerën, nuk e pijnë me eks asnjëherë, po pikë e pikë ose si thotë populli gllënkë pas gllënke, duke e lënë të rrëshqasë lehtë e lehtë në gurmaz, duke e njomur fytin, pastaj të të djegë stomakun me gjithë rropullitë e brendshme e dalëngadalë të shpërndahet në të gjithë trupin duke të dhënë një kënaqësi të pafund. Ashtu shijon ai ujë i bekuar dhe nuk e kupton se si në fund edhe pse e ke pirë pikë pas pike, arrin të bëhesh tapë, thumb ose xurxull. Ndjehesh shumë i kënaqur me veten, me miqtë e të afërmit, më optimist për të ardhmen, dita të bëhet e bukur edhe pse xhepat mund t’i kesh bosh dhe shtëpinë tënde nuk e kap asnjë linjë urbani e të duhet të ecësh në këmbë kilometra të tëra. Duke ecur plot shpresa e dëshira fërshëllen e thua duke dëgjuar hapat e tua mbi trotuar: Punë e madhe. Ia vlente. E paparë, raki e paparë as dhimbje koke e as etje nuk më dha, jam në humor, jam mrekulli fare më duket vetja pendë e lehtë sikur po fluturoj. Këto ndjesi i kam provuar jo shpesh por edhe jo rrallë. Por nuk më kishte ndodhur kurrë të bëhesha tapë, xurxull si i thonë fjalës duke lexuar poezi. Sepse lexoj shpesh prozë e poezi, kënaqem, ngazëllehem, dëshpërohem e futem në mendime, por kjo poezia e Sherif Balit me atë zemrën e stërmadhe si fushat e Myzeqesë, më aromën e detit e të kripës së Jugut, me ato vargjet për dashuritë e të dashurat imagjinare e të vërteta, me atë dhimbje të pafund për atdheun e bjerrur, për të cilën e zbret hënën e ia dhuron,
    Ja hëna ta solla
    Atdhe kafshoje!
    Dhe është një hënë e artë jo e dalëboje
    E sheh sa të dua?
    Dhe ti më ke dhënë veç titullin kulak mua!,
    për atë kunatën e vogël murrosur atje te Kështjella e Rozafës, që e qajnë edhe sot kunatat për fatin e keq që i ndodhi, dhe pastaj ato nisen të mbrojnë të drejtat e grave në Paris, për pabesinë e shokut dhe kasollen mikpritëse të mikut, për hënën e grisur që ngjan me një dritë dyqani, për shoqërinë shqiptare të katandisur gati në një masë amorfe…. Të gjitha këto që thashë më sipër, trajtuar në vargje me një art që të merr frymën, të trondit deri në qelizë, fillojnë e bëjnë efektin e dehjes, ashtu si një fragment nga muzika e Moxartit, Verdit, Çajkovskit apo ajo isua hyjnore e këngës polifonike Vajzë e Valëve. Sherif Bali është në hall të madh. Këtë e kupton që në poezinë e parë, një prelud për thesarin e fshehur në faqet pasardhëse që përpihen duke harruar kohën e vendin ku ndodhesh: Ai sokëllin (sikur të kishin muret vesh) me tre vargje:
    Më jepni një fytyrë njeriu
    Më jepni
    O një shirit të zi më qepni.
    Por poeti me sytë e trishtë, me shpirt të butë nuk mban inat, nuk urren, i do njerëzit, e do natyrën, gëzon për gjithshka të mirë të kësaj bote. Ai është i dashuruar me Tiranën, me trotuaret e saj, me statujën e Skënderbeut në bronx, me gazetarët dhe kameramanët, megjithëse nuk e japin në lajme ardhjen e tij në Tiranë, me vajzat e bukura të kryeqytetit, zeshkane dhe biondina. Poeti unik, i krahasueshëm vetëm me Sherif Balin në llojet e poetëve, është i mrekulluar dhe i dashuruar marrëzisht me vjeshtën e Tiranës. Është një poemth aty me tridhjetetë strofa me nga katër vargje në llojin ABAB siç thonë kritikët ose analistët e poezisë me titullin ‘’Xhixhileja’’. Të duket se poema do t’i kushtohet Xhixhilesë së famshme që i është kënduar në ato dhe në këto kohë. Po Sherifi merret fare pak me Xhixhilenë madje ai nuk ka shumë interes për të se qenka plakur, megjithëse dhe atë vet me kohë dëbora i ka mbuluar flokët. Dhe thërret (brret) më të madhe, duke shëtitur rrugëve të Tiranës në këtë kohë kohëzezë:
    Por papritur dielli sipër/ Nxjerr e më zgjat kupën/ Xhixhile sa qenke plakur/ Ik e më sill çupën.
    Dashnor e qejflli kokëkrisur ky poeti ynë. Po mirë e ka, se a nuk thotë ajo kënga tjetër e Isuf Myzyrit: Më mirë e ëma se e bija/ O usta Murat? Me sa duket ky pengu për nënën dhe nepsi ndaj bijës së bukur, do të vazhdojë edhe pas Isuf Myzyrit e Sherif Balit. Ashtu duke ecur rrugëve të Tiranës me Xhixhilenë ( apo të bijën?) në mëndje e vjeshtën në sy, poeti kalon Moskën, Parisin , Las Vegasin, Madridin por kurrkund nuk mund të krahasohen ato me vjeshtën e Tiranës. Me vargje të kursyer ai sjell vjeshtën magjike të kryeqytetit shqiptar, me shegët e kuqe, me qiejt që hapen bashke me ekspozitat, galeritë, teatrot dhe muzetë. Por nuk rri pa thumbuar poeti i shqetësuar dhe qytetar. Dhe blasfemon:
    Miqtë e mi s’e njihni vjeshtën?Është e ndarë nga shteti/ S’e drejton Kryeminstri/ E drejton Poeti.
    Fjalët veç do t’i zbehnin këto vargje në një vend tejet të politizuar mbushur me çakenj gazetash që për para dhe favore ia kanë shitur shpirtin shejtanit. Por poeti, njeriu i mrekullueshëm Sherif Bali, megjithëse bredh rrugëve të Tiranës pa një çentezë në xhep, e dashuron marrëzisht këtë qytet dhe shpall botërisht plot sinqeritet ashtu si njëmijë vjet më parë Omer Khajami i famshëm:
    Xhixhile nuk të kam faj/ Në ta thyej kupën’ Se më dole e pabesë/Nuk ma solle çupën.
    Sinqerisht të duket vetja poet, duke lexuar vargje të tillë. Të duket sikur edhe ti kishe ndërmend t’i thoshje a t’i thurrje, por ja që i ka thënë e thurrur Sherif Bali dhe ne i shijojmë ashtu si verën që na deh e na bën që jeta të na duket pakëz me e bukur dhe jo ashtu siç është realisht në një shtet koti me drejtues kot si koti.

    *****************
    Nata e fundit e jetës së Naim Frashërit

    Mit’hat Frashëri

    Akoma s’ish zbardhëlluarë kur u hap dera; sa pa marrë përgjigje, pritnja të më thoshin të ren’ e ligë: Naim beu është fare keq! – këto të pesë fjalë më dredhin mishtë. Naim beu është keq! ¬kishin katër vjet e gjysmë q’e qanim këtë njeri të math; e dinim që sëmundja s’i kish shpëtim! Po kujt i vente goja? E dinim, po s’donim ta besonim…E shtuna në familjen tonë është dit’ e nëmurë, dit’ e zezë. Ashtu u shua të shtunë në më dy orë të mëngjesit, 7 vjesht’ e dytë 1900, një jetë që kish nisurë më 1 të natës duke gdhir’ e hënë, më 13 të majit 1846 në Frashër. Ja ku është ky njeri i dashur! Ja ku rri shtrirë! Më vjen ta pyes si je… Shiko, po më përgjigjet… po më thotë, pas zakonit që kish, me zë t’unjët e t’ëmbëlë “prapë ashtu jam”… “Ah, ç’them unë! Ato buzë më nukë lëvizin, ata sy më s’shohin! S’i kemi për të dëgjuarë më zënë! Kur të kemi ndonjë hall, më s’kemi kë të pyesim, s’ka kush të na japë këshilla! S’ka kush të na japë kurajo dhe shpresë! Këtu fillozofia dhe mëndja s’hyjnë në punë; nj’e tillë mynxyrë s’ka ngushullim; këtu njeriu le ç’ka mësuarë, le stërvitjenë, le mendjenë dhe bëhetë foshnjë; zemra zbulohetë nga pëlhurët’ e njerëzisë dhe bëhetë siç është te foshnja, ashtu si e bëri Perëndia! Buzët janë pa zë, po zëmra qan! Njerëzit e shtëpisë janë të gurrosur, vetëm lotët u rrjedhin, krahërorët po psherëtijnë! Sa zi, la mi këtë familje! Me Naim Benë nuk humbasim një njeri të dashur, një të madhin e fëmijës, por një mësonjës, një mpronjës, një këshillonjës, një atë! Edhe jo ne vetëm, por gjithë Shqipërija. Tërë dita, tërë nata shkon në helm e në mejtime; s’duamë të flemë, duamë t’i rrimë pranë se… kjo është nat’ e fundit! Paskëtaj syt’ e trupit më s’kanë për të parë atë Naim! Vetëm mendja e ka për të kujtuar dhe për të qarë. Një nga miqtë nxjerr nga xhepi “Lulet e verësë” dhe na thotë: Pas këtaj për ne këto fletë janë Naim; ay shkoj, vate te e vërteta, po këto mbenë! Këndon “Të vdekuritë”. Në këto vjersha zemra dhe helmi na gjen nj’ushqim: Po vallë ku vanë? Për jet’ u mërguan? Apo u ndryshuan? E djela gdhihet, kjo ëshë dit’ e fundit; sot do vihetë në gji të dheut, të këtij dheu tek i cili venë gjithë njerëzit, të mir’ a të liq. Sot po fshihetë për jetë nga bota fytyr’ e këtij njeriu të dashur e të rrallë! Sot do lihetë të kalbetë më pak kohë ky njeri qënatyra ia ka të rrallë shokët dhe s’i pjellë veçse më ca qint vjet njëherë! Shikoni këta njerëz, sa helm ka mbi fytyrë të tyre! Shihni sa janë të shumë: ka nga çdo fe, nga çdo vërsë, e nga çdo radhë. Këta e njihnin në gjallëri: vinin e kërkonin këshilla, vinin e pyesnin për çdo punë. “I varfërë vinja te Naim beu, i pasur shkonja; i urët vinja, i nginjët shkonja, pa shpresë vinia, plot shpresë shkonja; nie shpirt të sëmurë vinja, kur shkonja ndjenja vetëhenë të gjall’ e me shpirt; fjalët që na thoshte na shëronin zemrën!” – thotë një ng’ata. Këta njerës që kanë sytë me lotë, këta janë ng’ata që kanë parë të mira: kush kërkonte ndihmë, kush kish punë, kush kish djal’ a çupë për në shkollë: kushdo që kërkonte ndihmë, s’kish ndihmës më të math e më të mirë se ky shqiptar i math që po varrohetë sot! Këta të tjerë mi fytyrët e të cilëve është shkruarë helmi dhe zia, këta të gjorë s’kanë pasurë fatin ta shohin në gjallëri Naimnë: Po i kanë kënduarë librat shqip, i kanë mbajtur në zemrë vjershatë; ato vjersha u kanë dhënë dashuri për mëmëdhe e për njerëzi, ato libra u kanë rrëfyerë ç’është mirësija, dashurija, puna dhe jeta. Këta të gjorë janë të helmuarë që s’e panë dot sa ish gjallë, po kjo nuk’ i ndalon të kenë nderim dhe dashuri të madhe për Shqptar’ e math që po shpihetë në varr. Këta të tjerë s’janë shqipëtarë, po nga komb tjatrë: turq, grekë, etj; kan’ ardhurë me nder të math se kanë pasur fatnë të kuvendojnë me Naimnë dhejanë çuditur me diturinë, me mendjen, me sjelljen e bukurë të tij! Ja se ku po ecin me krye t’unjët gjithë këta njerëz; nga nderi arkën e mbahnë mi kokë më të lartë; ecin me ngadale, se trëmbenë të vënë në dhet këtë njeri të dashurë: duanë ta majnë! Dhe sikur të munt t’i epësh shpirt përsëri, cilido do kursente të tinë? Ora 7. Arritmë në varr. Këtu na pret një helm i ri: Jemi përpara varrit t’Abdyl beut; kështu, pra, këta të dy vëllezërë që kanë rojtur bashkë, kanë punuarë bashkë, kanë pasurë një qëllim e një mendim, ë janë përpjekurë tërë jetën e tyre për Shqipërinë, janë dhe pas vdekjes ngjitur në varr! Shikoni, o njerës, ja se ku vihetë në varr Naimi! Naimi – babaj i shqipëtarëve, Naimi – babaj ynë, Naimi – mësonjësi ynë! Dy kut dhe arrijnë për këtë njeri të math e të dashurë! Ja, na humbi trupi, dheu po e mbulon, më s’e kemi për ta parë, më s’e kemi për ta dëgjuarë’. 0 njerës, gjithë kështu do vdesim’. Do vijë dita që të mbulohemi në një gropë, që të na kalbenë e të na bëhenë hi dhe eshtërat! Ahere s’na ka për të mbeturë gjë nga këto poshtësitë e dheut! Alierë nga lakmin¬ii, nga ligësitë, nga poshtësitë, nga djallëzitë, nga marrëzitë, s’do të na mbesë fare gjësend; vetëm një kujtim do të mbesë te njerëzit: si lum ata që do të kujtohenë për të mirë, si mjerë ata që do të zihen ngoje për të 1igë! Si mjer’ ata që kanë qenë të liq, si lum ata që kanë qenë të mirë! Perëndija do të na njohë gjithë punëtë.0 njerës. Mirrni pjesë nga ky vend që po mbulohet para syvet: Naimi shkoj për jetë! Shkoj për ne, po vate te Perëndija. Neve na mësoj të bëhemi të mirë, të duhemi, të punojmë, të duam Shqipërinë. Mirrni pjesë nga ky njeri përpara varrit të të cilit po rrimë me sytë të lotuar! Mbani mënt fjalëtë që na thosh, këshillatë që na jepte’. Kijeni për shëmbllë se ish i mirë, i virtutshëm, vetijëmirë, shpirtrmirë, i ëmbël! Tek ai çdo njeri gjente një ndihmës, një këshillonjës, një baba. 0 shqipëtarë, në doni të nderoni kujtimin e këtij njeriu të math që po e qan sot e tërë Shqipërija, mbani mënt fjalët e tij: Jeni të mirë, vetij pastrë, doni mëmëdhenë dhe gjuhënë tuaj! U mbarua dhe shërbim’i fundit q’i bëmë këtij shqipëtari, të cilit i kemi detyrime të mëdha e të paharura sa të rrojë Shqipërija dhe gjuha shqipe.Tani, gjithkush ng’ata që kish ardhurë të vërë në gji të dheut trupn’ e Naimit, merr nj’udhë për të kthyerë, po me kokë t’unjur e i mejtuarë. Nga një breg kthejmë dhe një tjatër kokënë: ja se ku, atje tej, n’atë fshat më tej Ysqydarët, dy orë larg nga Stambolli, në Merdiven – Qoj, mbi një breg, atje janë të dy varret: Njëri i ri, tjatri bërë më 11¬të të Vjeshtës të dytë 1892; n’ata varre janë mbuluar trupat e vdirshëm të dy vëllezërvet; atje në atë fshat të vogël, larg nga Shqipërija. larg nga er’ e Shqipërisë flenë përjetë dy njerës të shtrenjtë për ne; larg nga ajo Shqipëri për të cilën rojtnë! Po do të vijë dita – oh, – kemi shpresë të fortë – që do të lirohetë dhe do të lulëzojë Shqipëria, dhe ahere, do të shpihen eshtrat e këtyre dy vëllezërve në Shqipëri dhe t’u gëzohetë shpirti duke parë – qoftë pas vdekjes – prodhimin e farësë që mbuallë me aqë dëshirë.

    *********************************************
    MIMOZA LESKAJ

    PSHERËTIMË TRËNDAFILI

    Me ëndje po të vështroj,
    ëmbël petalet t’i përkëdhel,
    veç kam frikë se të lëndoj,
    se ti vetëm më fal erë…

    Thellë me veten psherëtij,
    një sekret dua të t’them
    unë pa ty, dot nuk rri
    ti pa mua vallë ç’ndjen?

    Për çudi, më kthen përgjigje,
    të vjen keq dhe për mua
    psherëtin me pëshpëritje:
    “unë gjithmonë do të dua!”.

    DY VIRTYTE

    Zgjuarsia dhe mirësia,
    bashkë dinë të rrinë…
    Zgjuarsia flet me fjalë,
    mirësia larg mban ligësinë.

    Zgjuarsia shikon mirësinë
    me shumë dhembshuri,
    pranë saj ndjehet mirë
    vetëm me të don të rrijë.

    Mirësia nuk gjen fjalë,
    nuk pushon së vështruari
    ndihet mirë, ndjen mall,
    psherëtin thellë…ah sikur!

    Të dy këto virtyte të rralla
    jo gjithmonë bëhen bashkë,
    në ktë botë mbushur me përralla
    pa to, vështirë të dalësh jashtë!…

    NJË GOTË VERË…

    Mbështjellë në mendime,
    një gotë verë më bën shoqëri
    rrethuar prej tymit të duhanit
    si hije kur më kujtohesh Ti…

    Mbi buzën e tharë
    loz një pikëz verë,
    në tavolinën e zbrazët
    në atë shikim të nderë.

    Shije e fortë, ngjyrë dashurie
    shok më bëhesh shpesh,
    në çaste të ëmbla, në çaste vetmie
    në ato çaste, kur zemra ndjen…

    Një gotë verë tek ty më sjell,
    më bën të ndihem në shoqëri
    dhe pse i vetëm, shum pranë të ndiej
    kësaj here, eja ta pimë të dy!…

    KËMBËT E FATIT
    Ec shpejt?…apo ngadalë?
    e pyes veten shpesh,
    ndihem keq, a ndiej mall
    akoma s’e di as vet.

    Më bëhet sikur të kam prekur
    sikur më ikën nga duart
    kush nga ne të dy ka ndjekur
    njëri-tjetrin pa pushuar?

    Unë me ty s’jam e kënaqur
    ti me mua vallë, si ndjehesh?
    nga lotët shpesh jam e lagur
    unë dua të mos rrëmbehesh?

    Ti për mua ke këmbë të gjata,
    se dhe hapin larg e hedh,
    me mundim dorën e zgjata
    të të arrij e pakëz të të prek.

    Mbase dhe të kam arrirë,
    por e ngopur nuk jam ndjerë
    më je dukur disi e vështirë
    pastaj shpesh herë ke patur vlerë.

    Ndoshta ti nuk më ke faj,
    unë njeriu, kështu jam gatuar,
    ti me këmbë e unë me fjalë
    që të dy kemi vrapuar…

    Luljeta Gjosha Pashollari
    NDJENJAT E NJË DASHURIE .

    Jam në pritje, këtë ti nuk e di,
    Këtu në parkun e dashurisë sonë,
    Ku u njohëm për herë të parë ne të dy,
    ku çuçurisnim ëmbël për jetën tonë…

    Ti në ëndërr më vjen gjithmonë,
    Buzët, në buzët e mia i mbështet,
    Më përkëdhel e nga gjumi me zgjon,
    Më thërret sërish të ecim bashkë në jetë.

    Kur sytë hap avash, se mos të tremb,
    Veten gjej të mbështjellë në krahët e tu,
    Aroma jote më ngroh nga koka në këmbë,
    Më rrëmben të tërën e në shpirtin më fundos…

    Mbrëmjen tjetër, unë mezi e pres,
    Le të më thonë se në ëndërr ishe ti,
    A të jam shprehur se mes mijëra njerëzve,
    Hapin ta dalloj, sikur ta hedhesh dhe në fshehtësi…

    Vrapo, vrapo çdo çast drejte meje,
    Çdo gjë në këtë botë ka për te vdekur,
    Por vargjet kurorë për ty, do t’i le,
    Të lexohen shekujve, të mbeten të paprekur.

    Të lutem eja, të ecim dorë për dorë,
    Të shkojmë në vise të largëta, të gjejmë qetësi,
    Ku filluam jetën e thurëm ëndrra, në fshatin malor,
    Të largohemi nga qyteti zhurmëmadh përgjithnji…

    Ndoshta do të thonë, se jam e marrë,
    Se këto dy dekada shpirtin tënd s’e lash rehat,
    Po këto janë ndjenjat e një dashurie të pa parë,
    Që më zhurisin shpirtin si llavë vullkani e zjarrtë…

    SI ZGALEM, GATI PËR FLUTURIM

    O dallgë kaltëroshe që përplasesh në breg,
    Merre dhe zemrën time e larg ma shpjer!…
    Aty ku shpirti im lëngon gjithmonë,
    Aty ku trupin tim, ti ëmbël ma ledhaton…

    Në vesh më pëshpërit se më dashuron,
    Se me ëmbëlsinë tende mua më tundon.
    Si një zgalem jam gati ngrihem në fluturim,
    Për tek vitet e arta që më shkuan në amshim.

    Pse kam kaq shumë qejf, vitet t’i kthej pas?
    Pse harxhoj kaq kohë për nostalgjinë plot gas?
    Pse s’shkëputem dot nga ty, pse zëri më jehon?
    Dhe shpesh në gjumë tingujt më vijnë gjithmonë?

    Enigmat do t’i zbërthesh tamam si një Pitagorë,
    Ekuacioneve të jetës tu japësh zgjidhjen që u takon.
    Më pëshpërit, se ke shumë punë, aty ku gjendesh ti,
    Pasi jetën ma fale, kur bashkë ishim në aksidentin e zi…

    Më thua, barrë të rëndë të lëshova në supet e tua,
    Fëmijët t’i rritje të gëzuar, për vete dhe për mua…
    Sepse ai fat i zi, ne na trokiti të dyve në derë,
    Ndryshe zemrat tona s’do ndaheshin asnjëherë!…

    ******************

    Libri monografik “Balil Nezha, kalorës i trimërisë”
    Nga Prof. Dr. Bardhosh Gaçe

    Eshtë kënaqësi e veçantë të marrësh pjesë në këtë promovim i cili mbart vlera të shumëfishta të traditës dhe të kulturës moderne. Së pari, kjo traditë e kulturës është ngjizur në Dukat, këtë krahinë zëmadhe dhe historinë e etnokulturës shqiptare, ku dy shekujt e fundit kanë jetuar e vepruar edhe Nezhajt, për të cilët Prof. A. Nezha, intelektuali ynë i çmuar është rropatur të nxjerrë në dritë rrenjët labe të këtij fisi legjendar në Labëri. Së dyti, A. Nezha si eksplorator na ka dhënë një varg veprash poetike, publicistike, historike dhe antologjike në të cilat shpërfaqet një botë e rrallë shpirtërore labe dhe shqiptare për të cilat kanë dhenë vlerësime njerëz të çmuar të kulturës shqiptare si D. Agolloi, S. Pllumbi, B. Leskaj, M. Zeqo, P. Xhufi, K. Roshi, B. Hasko, L. Paja, L. Deda, P. Ruka e mjaft të tjerë të cilët dëshmojnë qart gjurmët e A. Nezhës në kulturën bashkëkohore shqiptare. Libri në fjalë “Balil Nezha, kalorës i trimërisë”, i gjurmuar e shtjelluar në disa breza, qysh nga shtegtimi i tyre nga Nivica e Kurveleshit e deri në rrezatimin e vet në Vasjar, Klos, Dukat, Lushnje e Vlorë, portretizuan bëma e trimëri, tradita dhe figura të shquara, beteja dhe internime, duke ardhur deri në kohët tona si një ringjallje e këtij shpirti të madh lab. Në faqet e librit oshëtin trimëria e B. Nezhës, H. Nivicës, Leskodukaj, C. Miftarit, Muço Sinanit, Janaq Kumiut dhe kapedanëve të tjerë, deri tek i urti e talentuari Pulo Nezha që ka lënë mbresa të thella në jetën shqiptare. Në tërësi libri Ago Nezhës me prirje monografike dhe meditime historike, mbush një boshllëk të madh duke nxjerrë në dritë këtë traditë e cila ishte harruar nëpër mjegullat e kohës. Në këtë kuptim Prof. A. Nezha e meriton plotësisht përgëzimin tonë.

    Lirim Deda
    PRUSHËRON VATRA E HERONJVE

    I.

    Ç’është ky djalë që kërkon dritë
    thellë në pusin e mjerimit?
    Përmbi shkronja i nxjerr sytë,
    këndon ëndrrën e Naimit…

    Tej në pllajën e një mali,
    tek kullosin dhën e shelegë,
    mëndjen vret brengosur djali
    kërkon dije, por s’sheh një shteg.

    Moshatarët ja, hopthi-topthi,
    zbatharakë, me barkun jashtë,
    sikur kanë në duar globin,
    hargalisen mëngjes e darkë.

    Po Fuat Iliaz Horjeti,
    tek sheh shokët rri menduar.
    Mërgimtarëve, që vinë nga deti,
    u pret rrugën, diç kërkon.

    Vetëm libra, asgjë tjetër,
    veç aty ai dritën gjen…
    pa dije s’shëmbet gërmadhë e vjetër,
    pa të kurrë liria s’vjen.

    Tej në stan kur ndizen yjet,
    babai i dhëmbshur djalin pret.
    Ia di ëndrrat, ndaj qesh e pyet:
    -A do të shkosh, o bir, në kurbet?

    Jo të shesësh djath’ e gjalpë,
    të na sjellësh rroba e shollë…
    Të mësosh e të kthehesh prapë,
    me dituri, o bir, me shkollë!

    Ç’u gazmua Dervish Horieti,
    tek shkrepëtinë syt e të birit.
    Dikur vogëlushi gjithë natën s’fjeti,
    përmendsh mësoi Fjalët e Qiririt.

    Sakaq hop kërceu Fuati,
    e u ça mali nga brohoria.
    Në krah’ i lumtur e pret i ati,
    pa diturinë s’vjen lumturia!

    II.

    Syri i djellit porsa shkrepi,
    dy kalorës nisen për rrugë.
    Vetë mali i fshatit i përshëndeti,
    në Delvinë mbritën në muzg.

    Aty stane kishin gusmariotë,
    kopetë me dhën atje veronin.
    Miq i pritën, të afërm, shokë,
    që uronin djalin, e përgëzonin…

    Do të shkonte larg, në Janinë,
    do studjonte në Zosime.
    Më të ditur djemtë të na vinë,
    kur të kthehen në mëmëdhe.

    Janinë, qyteti i floririt,
    kryeqendra e Pashait me famë.
    Trimërinë marrin me qumështin e gjirit,
    diturinë ua jep ti bijve tanë.

    Po s’paska fund dija, për çudi,
    shpirti i Fuatit si vetë deti.
    Pas Zosimesë, për studime, ai,
    Stambollin e Frashëllinjve gjeti.

    I tej etur për kulturë, histori,
    çfletoi Samiun, enciklopedist.
    Skëndërbeun për jetë në gji,
    Ataturkun thellë në shpirt.

    Nuk ish më pa venë brisk në faqe,
    Po dhe shtati iu shndërrua në lis.
    Me studentët e shquar do matej,
    gusmarioti, biri i krenarisë.

    III.

    Malet hapën krahët, fushat hapën gjirin,
    Fuat Iliazin presin, mësuesin, birin.

    Trokëllijnë çokane, zile e këmborë,
    nga vapori zbret djali ynë në Vlorë.

    Labët në port ngado e rrethojnë,
    sivëllanë e shkolluar me zemër e urojnë.

    Po kur sheh Gusmarin, malin përkarshi,
    loti ia ngroh faqen, edhe syn’ e zi.

    Është mallëngjim, por dhe përbetim:
    -Ty do të shërbej, i shtrenjti vendi im!

    Dhe ja Sheh Dervishi doli përmbi kreshtë,
    zemra i rreh fortë, sa shpejt u rritën djemtë!

    Do i dalin zot vatanit e Flamurit,
    që u ngrit në Vlorë nga ajka e trurit.

    Nga ajka e trurit,nga ajka e burrit,
    Smaili, Boletini dhe Bajram Curri.

    -Unë u ktheva babë, vij me ballin lartë,
    t’i mbajta porositë, që nise me kartë…

    -Afroju, o bir, të ta puth synë,
    ty mbi gjithçka të kesh Shqipërinë!

    Ja dhe shtëpia, hapur kat më kat
    dhe muret këndojnë për ty, o Fuat.

    Këndojnë djem e vasha, mësuesi erdhi,
    dritë nga shpirti tij përmbi fshatra derdhi.

    Pa do hapen shkolla,çerdhe diturie,
    ku do cicërojnë zogjtë e çdo shtëpie.

    Ahere errësira tutje do të tretet,
    përmbi Kurvelesh dielli do hedhë rezet!

    IV.

    Moj zonja Bolenë,
    ku ia vure synë?
    Djemtë si levendë
    në vatër të vinë.

    E more Fuatin
    mësues në shkollë,
    të ndriçohet fshati
    nga një mëndie hollë.

    Vajza edhe djem,
    aty do mësojnë,
    të bëhen madem
    dhe vendin ta mbrojnë.

    Të bëhen të zgjuar,
    plot me dituri,
    për të lulëzuar
    Nënën Shqipëri.

    Ja, erdhi mësuesi,
    u mblodhën dhe zoqtë.
    Mes tyre gushkuqi
    këngës po ia thotë!..

    1). Fuat Horjeti
    2). Bejkush Horjeti, poet.

    *********************************

    NGUSHËLLIMI
    Tregim nga Fatmir Musai

    Kishte gati një muaj që, i biri, Besmiri, nuk ishte më në këtë botë. Sapo kishte mbushur vitin dhe ia kishte rrëmbyer ajo, sindroma „Re“, siç e quanin mjekët. Ai kishte pyetur më pas dhe kishte mësuar se bëhej fjalë për diçka të panjohur. Madje, midis këtyre fjalëve, “sindromë“ dhe „e panjohur“, egzistonte një sinonimi e plotë. Ajo „Re-ja“ që e ndiqte pas, i dukej atij më e mistershmja në tërë këtë fatkeqësi. Diçka e mjegullt, e paqëndrueshme si një re puplore, apo fantazmagorike si një intrigë mesjetare. Mbase kjo ndjesi kishte të bënte me një dyshim që ai e ruante thellë brenda vetes: Mos ishte paaftësia e mjekëve, madje edhe më tej, e mjekësisë, ajo që krijoi variantin e „Sindromës Re“?
    S’ke ç’bën, i tha vetes pas disa çastesh. Kot nuk thonë: Gabimet e agronomit i nxjerr toka, gabimet e mjekut i mbulon toka! Pasditeve të vona, atëherë kur shtëpia binte në qetësi nga vizitorët që vinin për ngushëllim, ai rrinte pas xhamit të dritares si i përhumbur. Kishte ndjesinë se tashmë botës së tij i kishte humbur nje dimension jetik, interesi. Gjithçka që bënte, e bënte thuajse instiktivisht, thjeshtë për forcë zakoni, apo i shtyrë nga pavetëdija që urdhëron çdo gjallesë. Befas, seç ndjeu një si alarm brenda qënies së vet. Mos po kthehej edhe ai në një gjallesë ku interesi lidhej vetëm me plotësimin e nevojave bazë?! Përse? Nuk ishte as i pari e as i fundit në këtë botë të madhe që e pësonte kështu! Apo, mos ndoshta, ishte ende shpejt për të gjetur ngushëllimin? A nuk përmendnin qindrat e vizitorëve mortorë lajtmotivin tradicional në të tilla „vaki“, siç quheshin tashmë ardhjet për ngushëllim: Të rroni vetë! Vetë shëndoshë! Ai lëvizi me nervozizëm perden e nailontë të dritares. Jo, vetëm këtë lloj ngushëllimi s’mund ta pranonte. Në çastet e para, atëherë kur mpirja e pasgjëmës ishte më e plotë, nuk arrinte ta kuptonte absurdin e këtij ngushëllimi. Më pas, ca e nga ca, kjo fjali e shkurtër si plumbi, mori trajtat e kulmit të egoizmit: Mos e çaj kokën, he burrë! Kjo botë kështu e ka, por mblidh mendjen dhe jeto për vete bashkë me të tutë! Ç’bëhet kështu, i kishte thënë ato ditë së shoqes. Po në se ne na dhemb deri atje ku s’mban më, na dhemb jo për veten tonë! Jo se si do t’ia bëjmë pa Besmirin. As për mallin se s’do ta shohim më sa të jemi mbi këtë tokë! Jo, jo, jo! Njëqind herë jo! Lotët tanë janë për të e vetëm për të. Se nuk arriti të ngrihej në këmbë dhe të jetonte jetën e vet! Një ditë nuk duroi dot më dhe, ndonëse me mirësjellje, atij që i tha „Vetë shëndoshë!“, ia zbrazi me një frymë ato që i ishin mbledhur gulç diku mbi diafragmë: Sikur të më siguronin se im bir egzistonte diku në këtë botë të madhe, s’ka rëndësi se ku, në Zvicër apo në Somali, s’ka rëndësi në se do të ishte djali i Rokfelerit apo i një varfanjaku, s’ka rëndësi se s’do ta takoja kurrë në jetë, se nuk do të komunikoja me të as me letër, as me telefon dhe me asnjë lloj mjeti te komunikimit modern, madje as me mjetin më të lashtë të komunikimit, haberin, por vetëm të më siguronte një fuqi providente se ai egziston diku në këtë botë të pamatë, ky do të ishte ngushëllimi im i vetëm e i madh, madje, do të ndihesha i lumtur! Vizitori, siç i kishte thënë gruaja më pas, pa kuptuar gjë, e kishte parë me ca sy plot dyshim. Sigurisht, i pat thënë ajo, sigurisht do të ketë thënë se s’ka faj i ziu që flet përçart. Me tërë atë të keqe që e gjeti, o zot, na ruaj mendtë e kokës! Ai fshiu lehtë cipëzën e avullt të dihatjes së tij mbi xhamin e ftohtë dhe hodhi sytë tej, në ato detaje që mund të kapte vështrimi i tij në atë ditë të fillimpranverës. Ja fletët që sapo kishin dalë nga djepi i sytheve, (Besmiri i tij sapo e kishte kapërcyer djepin, por s’kishte mundur të bëhej gjeth) ja një lulekumbulle ngjyrë rozë që sapo kishte buisur, (atij do t’i mbeteshin përjetë në kujtesë faqet e trëndafilta te djalit) ja dhe një bletë që u ul mbi një lule. Mbase në këmbëzat e saj ajo mbante pluhurin e pjalmtë që do të ngjizte pas disa javësh frutat. Ato fruta që i vogli i tij s’do t’i gëzonte kurrë më, në jetë të jetëve! Dhe befas iu kujtua Naimi. Panteizmi i Madh naimian! Shpirti i të dashurit që s’është më, nuk humbet. Ai ndodhet kudo, por jo në asgjënë, jo në qiell, jo në univers, po në sendet e kësaj bote. Ah, sikur të ishte kështu! Përse të mos ishte kështu?! Ja, ai do të dilte çdo pasdite tek ky xham i dritares së dhomës së tij dhe do t’i bënte apel të birit:
    Kudo qofsh, biri im,
    në një lule a në një fletë,
    Në pluhurin e nektarit
    që mbart në fluturim një bletë,
    Eja, shpirt i vogël,
    më bëj një shenjë në xham,
    Të besoj te Panteizmi
    i Madh naimian!
    …Ai mori frymë disi i lehtësuar. Tashti u ndje vërtetë i ngushëlluar.

    ******************************************************
    Besnik Bedollari

    VALA DHE SHKËMBI
    Valët e detit ngatëruar hapave, faqen copëtuan në ashpërsinë e shkëmbinjve. Lëshuar trup prej dhimbjeje e ndalën valën, heshti dhe shkëmbi,rrinte pa fjalë… Përkëdheljet ishin harruar me lotët që i la vala, kishte luajtur një jetë pranë shtatit të saj.

    DIKU, SI DIKUR….
    Erdha pranë, diku me ty të isha,diku,si dikur…
    Me mallin e pashuar shpirtit,
    me lotin si krua bjeshkëve
    erdha me heshtjen time mbetën shpirtit dy kujtime.
    E jetës i thurëm dramën që luajtëm aq kohë.

    STINËVE TË JETËS
    Fjala mbeti zhveshur trotuareve të braktisura. Ndjenja u fsheh… diku me kohën nën gjethet e kafta,lakuriqësinë që sjell vjeshta. Puthjet u heshtën në fundditët e saj.

    MALLI I VONËT
    Nëse eci kalldrëmeve si një plak i kërrusur,
    mos mendo se zemra ime është plakur!

    Nëse dhimbja dhe malli më ndjek nga mbrapa,
    mos mendo se do të thahem si lulja vjeshtës së vonë!
    Dikur dhe malli ty do të të ketë rrokur, nëse… do thuash por do të jetë vonë.

    PRITJES
    Zbehtësia e kësaj nate buzëqesh përmbi valë,
    thyhet bregut në copëza si pasqyrë,
    ne të përqafuar prej fatit paqësonim ndjenjën.
    Dikur prej ëmbëlsisë,prej orëve të vona nën hënë.

    Malisheva, vatër e frytshme e letërsisë së sotme shqipe
    Ose: Krijues nga Malisheva
    Komuna e Malishevës shtrihet në pjesën qendrore të Republikës së Kosovës, 50 kilometra larg kryeqytetit, Prishtinës. Arsimi shqip në këtë trevë ka nisur rrugëtimin historik në vitin 1914, në Banjë dhe tani ka 36 shkolla nëntëvjeçare, 6 shkolla paralele, si dhe tri shkolla të mesme. Kjo krahinë ka dhënë shumë për lirinë kombëtare ndër breza dhe kohëra, sidomos në luftën e fundit çlirimtare. Prej saj kanë dalë dhe pena të njohura në lëmenjtë e shkencës, të letërsisë e të artit. Krijuesit malishevas sot lëvrojnë më shumë poezinë. Në vjershat e tyre zotërojnë motivet atdhetare, ato kushtuar lirisë, pavarësisë dhe figurave të shquara historike. Ndërkaq këta autorë dallohen për konceptime poetike e stile të veçanta të shprehjes dhe të ndërtimit të poezive.
    Beqir Binishi
    Ka lindur në vitin 1963. Ka filluar të merret herët me shkrime dhe poezi. Ai ka botuar librat poetikë: Rrënjë Kosove, Malishevë 2007 dhe Zëri i rrugës, Prishtinë, 2013.

    Atdheun në pëllëmbë dore

    Të putha ballin tënd si tim eti e më fale aromën e dheut në lisa u ngjita me e prekë qiellin me kap renë që të ka mbuluar diellin secila degë dhe secili gem më veshën të tërin me këngë … tani kur marr botën në sy Amerikë, Australi, Kinë e Indonezi kudo shurdhmemecët në ballë ma lexojnë Mujin e Gjergj Elez Alinë sa herë e takoj ardhmërinë derdhi aromën e dheut në shpirt. ja krahaqafë ja lidhi një medaljon lashtësie me rite Pellazgjike e në vesh ja këndoj një këngë kreshnike kudo miqtë e armiqtë në mua ndjejnë aromën e dheut shpresën heshtur që rri në shpirt kur shpirti niset në udhën e përjetësisë dhe një këngë epike ja këndoj vetit kur deti nuk ngre valën, kur ka anemi

    Letrën që ia dërgova nënës

    Në letër zemra pikoi as edhe një fjalë nuk shënova palosa zemrën ja nisa nënës në gjallje në rrugën e mbetur në dorën e saj ndjeva dorën time hodha shikimin vite para guximshëm e shënova pikën në horizont
    Malishevës
    Ti dua rrugët si përrenjtë kur bulasin
    Kur ato mbushen me shkollarë
    Përditë të shtohet bukuria
    Ti ndërron si nuset që ndërrojnë veshjet
    E nëse gaboj pse të dua
    Mos më thuaj pashë bukurinë tënde
    Se ma prish këtë ditë me diell
    E Fatlumi që ka nxënë një rreze diell
    Pran Adem Jashasharit mërdhin
    Mirëmëngjes e dashur
    Pse të dua s’e di
    As mos pyet
    Pse nuk më shkohet tutje
    Pa dëgjuar lumin në ligjërim
    Mos e ndal hapin
    Vij pas pa u mbajtë

    **
    Fatime Imer Krasniqi
    Ka lindur në vitin 1982 në fshatin Qarrlug. Është diplomuar për mësuesi në universitetin e Prishtinës. Punon arsimtare në shkollën fillore “Imer Krasniqi”, në vendlindje. Ajo ka botuar librin poetik Vdekja nuk është fjala e fundit, Prishtinë, 2008.

    Kosovë
    Kala e lashtë Tokë Dardane
    Mburojë trimash Në istikame
    Jam Kosova Jam vetvetja Tokë Shqiptare Sa të jetë jeta
    E kam moshën Sa të diellit Ditë Lirie I jap dhe plisit
    Gjak e Asht Prej Shqiponje Jam Shqiptare Bija jote
    U Ç K- së
    Ti na solle dritën Na hoqe robërinë Ti na solle lindjen Në zemër të vegjëlisë
    Ty s’të ndali dot Shiu as dëbora Ty ajka e Atdheut Të buzëqeshi Fitorja
    Tri shkronja në ballë Ngrykë e morën Diellin Rilindi toka Çlirimtare Për liri ruaj betimin

    Nëntorët e lavdisë
    Në nëntorët e lavdisë Janë shkruar faqet e historisë Vjen kushtrimi prej Krujës së lashtë Skënderbeu i mbrojti me shpatë
    Vijnë nëntorët aq madhështorë Dallgë-dallgë në tonën Vlorë. Shtetin tonë kush e shpalli Diplomat Ismail Qemali
    Krahë e forcë e këtij trimi Gurakuqi, Isë Boletini Flamurtarët e Lirisë Dritë i dhanë gjithë Shqiptarisë
    Kurrë flamurin s’e lëshoi shqiptari Dhe të rënët ngrihen nga varri Ti shkëlqeve për Çdo vend Në Shkup, në Shkodër, në Prizren
    Të bashkuar nga ideali Kruja, Vlora dhe Prekazi UÇK-ja, Adem Jashari

    ***
    Izet Shala
    Lindi në vitin 1967. Është diplomuar në shkollën e lartë pedagogjike “Xhevdet Doda” në Prizren. Ka punuar arsimtar dhe prej vitit 2008 është drejtor shkolle në Banjë. Ndërkohë ka kryer fakultetin e edukimit në universitetin e Prishtinës dhe studimet për master, drejtimi në arsim. Shumë poezi të tij janë botuar në antologji të ndryshme në Kosovë dhe në Shqipëri. Ka drejtuar klubin letrar “Fan Noli” në Banjë dhe tani drejton shoqatën për kulturë dhe letërsi “Tafil Kelmendi”, Malishevë. Ai ka botuar librat poetikë për fëmijë: Unë ua kthej buzëqeshjen, Malishevë, 2003. Ura magjike e Mendush Kasnecit, Malishevë, 2006. Mbretërit e së nesërmes, Malishevë, 2007. Xhepat e kohës, rumanisht- gjermanisht, Bukuresht, 2012.
    Ku era ndez malin

    Në univers Ka lindje Që sjellin buzëqeshje, dhembje, Përqafime atërore. Lot që takohen diku… Ka dashuri Ku era ndez Malin Ku lumi shuan zjarrin Ku tërmeti nuk shkakton qarje. Ka vdekje Nga dashuria Nga zjarri Nga tërmeti Vdekje pa auotopsi Në univers jeta nuk vendnumëron Ajo shtegton….

    Durrësi ka tri stinë

    Durrësi ka tri stinë Kam të drejtë të ngre aktakuzë E di ku të adresoj Kërkoj Adriatikun dhe Jonin T’i veshi në të bardha Tri gjykatëset ma refuzojnë aktakuzën Për dëshmitar kam Dimrin Kundër valëzat e tij Durrësi është një vëlla Dhe tri motra ka Pse ka tri minus një Lule dhe zogj ka Por pa aromë dhe këngë Shkëmbi mbi Dajt Plisin e bardhë mban…
    ****
    Mehdi Krasniqi
    Ka lindur në vitin 1981. Ka punar mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë në dy shkollat e fshatit Qarrlug, ndërsa tani është zyrtar në drejtorinë për kulturë, rini dhe sport në komunën e Malishevës. Krijimtarinë letrare e ka nisur në vitin 1995. Ndërkohë ka botuar librat: Errësirë, poezi, Prishtinë, 2001. Flakë dhe dritë, poezi, Prishtinë, 2001. Pasqyrë e humbur, poezi, Prishtinë 2002. Thonjtë e enigmës, roman, Prishtinë, 2004. Gëzonera, Poezi, Prishtinë.
    M’ka lanë zemra
    Ka marr vesh se ja kam mashtrue
    Dhimbjen me ilaçe
    Me hajmali t’shkrume nga shkrimtar i huej
    Me uj t’prronit t’tyrbes
    E me letra t’laguna ia kam ftoh ballin
    Qe zjarmnia ia kallke si malin flaka
    E kam mashtrue si kam dit vet
    S’kam dasht me pa t’merzitun
    As me ndie tue më fol si e smur
    M’ka lan zemra
    Ka shkue n’vetmi pa me vet mue
    Me dor ka kap kryet e tuj shikue pas
    Mos po i shkoj une a dikush tjeter
    Me e lut edhe niher…
    I ka marr krejt kujtimet:
    Rrobat e librat
    S’ka kqyr mem lan asni shej
    Tuj u tut se ja preki dhimbjen
    E i shtohet dhimbja n’dit t’fundit
    Ku merzia asht ma e madhe se vdekja
    Gjoksi m’ka mbet bosh
    Si nji shpi e zbrazun
    Me der e dritare t’thyeme
    Me mall t’kambes njeriut që ta shkel pragun
    Ta ndez ndoj drit’ n’mes t’perkujtimit naten
    Prandaj jam i merzitun kaq keq
    Jam smur tuj vuejt
    Edhe pak dit muni mem pa
    Masnej kam me ik naper deti
    Kah t’muj me e kerkue ni ikje t’larget
    Gjon Neçaj
    LARG JETËS
    Lindi kjo ditë fundprilli,
    Me ëndërrat e natës së shkuar;
    Çudi,nuk po duket n’horizont dielli,
    A thua dhe ai na ka harruar ?!
    Jetojmë mistershëm në hapësirë,
    E mistershëm e jetojmë këtë botë:
    Por çuditërisht s’paskemi për ta arrirë,
    Atë që ëndërrojmë çdo minut,çdo orë…
    KUR GJUMI I NATËS LUPURISH MENDJEN
    Kur gjumi i natës lupurish mendjen,
    E qepallat nuk mbyllen nga mrrolja e ditës;
    Bisedat kafeneve tërheqin vemendjen,
    Teksa çuditem me diellin e fundshtatorit rrezitës…
    MBRËMJE GRI…
    Mbrëmje gri ngarkuar me re dhe shi,
    Kohë të davaritura me horizonte trishtuese,
    Fundmarsi vetëm më ditë-netë gri,
    Magjepse do ishte një fjalë ngazëlluese…
    Shkëlzeni i bardhë na uron një natë t’lumnueme…

    KREDO PER 1 PRILLIN…
    Një prilli,dita e të paktëve,
    Që cdo vit sekretojnë zvogëlimin;
    Por mbase ishalla nuk shumëzohen,
    E kjo ditë të sfidojnë vërtetë 1 prillin…
    5.SA PAK…
    Pak diell,
    Pak prill,
    Pak pranverë,
    këtë mëngjes trillues,
    Mes cicerimave të zogjve.
    Fjalëkalim mohues
    i përditshmërisë reale
    të banorëve te mi.
    Eh,Dardani ! Dardani !

    PARADOKSE
    Natë e vonë,
    Mesenxherët mbyllin defterët e llogarive,
    E kanatat e dyerve të hekurta,
    tashmë janë mbyllur.
    Duke gërhitur në gjumë,
    Qindarkat e lypsarëve të mbetura
    Drithërojnë trumbetisht botën,
    Përzier me eksodin e dhimbshëm,
    Teksa kandidatët e përzgjedhur,
    me nxitim numërojnë votën…
    Lind agu i mëngjesit,
    E poetët herët kafeneve,
    Tinëzisht mendojnë si të ndryshojnë
    B
    0
    T
    Ë
    N….
    Gjon Neçaj

    Bahri Myftari
    -tregim-

    Ngjashmëria

    Mësuesi i vizatimit pati shërbyer deri në moshën tridhjetë e pesë vjeç në krahinën e Çermenikës, dhe për çudi, jo vetëm si mësues vizatimi,madje në të shumtën si i kimisë,si i matematikës apo i gjuhës, dhe për këtë sjelljeedhe sot e kësajdite,krenohej me atë keqtrajtim,duke ia njohur vetes si meritë,si aftësi,ndonëse, nuk zotëronte asgjë prej tabelës së Mendelejevit. Kurrënuk qe në gjendje të zbërthente as formulën “a+b”,në katror,ndërsa për gjuhën, shkonte edhe më tej, nuk e quante aspak shkencë,sidomos atë standarden, për të cilën,diku kishte lexuar a dëgjuar se, qe thjesht një diktat prejdiktatorit të dikurshëm!Qe kthyer në qytet kurlulet e pleqërisë kishin nisur të zinin rrënjë te tëmthat.
    Kjo mundësi iu dha jo se dikush na qënkej bërë merak se ai nuk po mblidhej në shtëpinë e tij,nuk po kthehej në qytet,se nuk po gëzonte,nuk po dashuronte,shkurt nuk po martohej dot, kur,nëse do donte a të qe treguar i zoti,mund të qe martuar lehtësisht,mjafton e vërteta e thjeshtë, për aq kohë që pat shërbyer,ishin martuar nga ajo krahinë me qindra vajza,pra kjo “dhuratë” iu bë për një arsye tjetër dhe pati për autor njërin nga deputetët më fjalamanë të legjislaturës së radhës,të cilit, mësuesi i vizatimit iu gjet në krah në fushatën e fundit,duke i bërë propagandë dhe duke i mbledhur vota në mënyrë shëmbulloreedhe aty ku nuk gjendeshin!Tani,si mësues vizatimi në një shkollë të mesme të qytetit,e kishte thjeshtuar lëndën deri në ekstrem:qe mjaftuar me një grumbullim të madh sendesh mbi katedrën e vet,kryesisht të botës së frutikulturës si imitime prej plastike të domateve të shumëllojshme,të specave, a kastravecave të madhësive të ndryshme.I orientonte nxënësit e vitit të parë drejt sendeve mbi katedër dhe pa bërë asnjëherë kurrfarë komenti,madje duke mos dhënë as udhëzimin më të rëndomtë,shkonte e ngulej pranë dritares në fund të klasës.Ai ishte vendi më i preferuar i tij,madje,rrezik, për të,të qe vendi më i preferuar në botë, nga ku përcillte tërë sy e veshë maturantet me veshje sportive, në të shumtën e rasteve me kilota a pantallona të shkurtra,përgjatë zhvillimit të orës së fizkulturës.Nuk interesohej për aftësitë sportive të vajzave,për lëvizjet a ushtrimet e tyre!
    Nuk njihej dhe nuk kishte pikë adhurimi për sportin.Qëndronte i mbërthyer aty, pranë dritares, duke kundruar trupat dhe duke shijuar rininë e maturanteve nëçeljen e tyre shpërthyese.Shumëkush, me përjashtim të nxënësve të vitit të parë në prag të adoleshencës,e quanin këtë veprim të tij të neveritshëm,pervers, dhe përpiqeshin të gjenin një justifikim po aq banal se,ajo dreq sëmundjeje, do të qe marrë përgjatë atyre viteve të tejzgjatura nëpër malet e Çermenikës,larg qytetit, larg këtij realiteti!Mirëpo, me ç’po merrej vesh,edhe kësaj kënaqësie idiote po i vinte fundi!Dhe për habinë e mësuesit të vizatimit,këtë peshqesh e paskësh pasur nga ai,nga nxënësi më pa sherr, më i urtë i klasës. Ky ishte Artur Malo, një kërthi nga një fshat buzë Shkumbinit që,edhe pse po mbaronte viti i parë, nuk i qe dëgjuar kurrë zëri!Djali i qe ankuar drejtorit të shkollës që të urdhëronte mbylljen e asaj dritareje jo vetëm nga që zërat e maturanteve vinin direkt e në klasë, po dhe ngaqë,aty ku ulej, në bangën e fundit,për çdo hapje dere,krijohej rrymë korenti.
    Drejtori nuk qe krejt i panjohur ndaj asaj kërkese.Ajo ishte e përsëritur por e humbur në rrjedhën e punëve të ditës.Veç kësaj radhe ishte i bindur se ajo do të kryhej!Detyra iu ngarkua mësuesit kujdestar të Arturit,Man Kazazitose Lalë Manit sikundër thirrej nga më i madhi,deri te më i vogli.Ai, padyshim qëdo ta zbatonte,pasi për “dritaren” dinte edhe më shumë se Artur Malo.
    Mësuesi i vizatimit preu gojën.E dinte fort mirë se, Man Kazazi e quante punën të mbaruar, kur ende nuk e kishte filluar,se mësuesi kujdestar veç zellit, në rastet që lidheshin me nxënësit, pushtohej edhe prej një entuziazmi të ngjashëm, me atë të komandantëve të luftës para betejës!Kështuqë, gjeti rrugën më të lehtë; atë tëhakërrimit,fyerjes dhe shfryrjes ndaj Artur Malos:
    -Nuk na i duruake dot zërat dhe të qeshurat e atyre vajzave të bukura?!Të atyre kanarinave të mrekullueshme!Çfarë do,çfarë pëlqen koka jote?Mos do blegërimat e fshatit,të pëlliturat,apo të lehurat e qenve?Nuk thonë kot; katunar me shtatë lëkurë,qytetar nuk bëhesh kurrë!
    Në klasë, vargjet ranë si plumba.Një heshtje drithëruese,ngjethëse mbërtheu gjithë klasën.Dy nxënës te banga e mesit,kur panë Arturin të bërë grusht,u ngritën dhe tepër të revoltuar,pa pyetur kërkënd, dolën jashtë!Askush nuk po bëzante!Frika e më shumë fyerja kishte pushtuar gjithësinë!Atëherë, ishte vetë Artur Malo që e theu;
    -Nuk kam bërë një kërkesë të tillë,nuk dua të bëhem..
    -Mjaft!-e ndërpreu tjetri,-Ke qejf t’i dëgjosh edhe njëherë ato vargje?Mos kujto se janë të miat,janë të popullit?U përpoq të rregullonte diçka,po më kot!
    Dhe sakaq,urdhëroi nxënësit që të përqendroheshin te sendet mbi tavolinë.Vetë shkoi dhe u mbërthye te dritarja,me siguri,i bindur seçka shihej matanë saj,te ambienti sportiv,nuk do t’i shihte më,nuk do të shijonte më bukurinë e vajzave bukuroshe të maturës,trupat e tyre të njomë,të freskët,joshës që e bënin të këndellej e të kapërdihej me zor.
    Arturi shpalosi fletoren e vizatimit.Sytë po i digjnin prej shtrëngimit,deri sa shpërthyen.Dy pika lot i rrëshqitën drejt mjekrrës.Sendet mbi tavolinë i dukeshin si nëmjegull.Mundi të shquajë disi më pastër kastravecin dhe u përqendrua mbi të.Herë-herë ai i ikte prej shikimit,duke iu shndërruar në një send të pështirë,të neveritshëm, gati si një kërmill i tejzgjatur,i ngritur mbi dy këmbë të holla, duke vallëzuar mbi katedër.Megjithatë, përpiqej ta kapte,ta vizatonte.Shkaras pa se, edhe shoku ngjitur po atë send po vizatonte,po kastravecin,edhe ai më tej,..edhe ajo vajza para,edhe …
    Në fund të orës,kur mësuesi po mblidhte detyrën,pas pesë-gjashtë syresh,nuk mundi të vazhdonte.I përplasi tërë inatfletoret e mbledhura dhe u largua i shtrembëruar në fytyrë.Diçka parandjeu dhe nuk u gabua..E gjithë klasa,pa përjashtim,me vajza dhe djem kishin përzgjedhur për të vizatuar vetëm kastravecin…
    Dy ditë më pas,kur mësuesi kujdestar,Man Kazazi,tashmë i mirënjohuri Lal Mani mësoi gjithë historinë,sajoi një tip ekspozite në klasë me vizatimin e asaj ore të famshme,të paharruar,për mesazhin e së cilës, u fol për shumë kohë!!

    **************************************************************

    Milazim F. KADRIU

    NËSE KTHEHESH NJË DITË

    Nëse kthehesh një ditë
    Rrugës nga po shkon
    Mos u çudit nëse shtegu është mbyllur
    Dhe këtej s’ un kalon.
    Rruga nuk do të shpie
    Deri tek dera ime
    Sepse do shndërrohet në labirint
    Por rastësisht nëse shtegun kalon
    Dhe labirinti i rrugës
    Tek dera ime të sjell
    Kot troket se është mbyllur
    E shef vetëm drynin
    E ndryshkur,çelësi është hedhur
    Në humnerë,kurrë s’do ta gjesh.

    STACIONI I FUNDIT

    Fishkëllima e trenit
    Orë e çast dëgjohet
    Stacionin e ri tregon
    Dikush hip e dikush zbret
    Secili rrugës së vetë shkon.

    Unë qëndroi aty
    Më gjatë se të tjerët
    Sepse nuk do të zbres
    Deri në stacionin e fundit
    Aty ndoshta dikush më pret.

    HAPE DERËN

    Mos lejo që çelësi të ndryshket
    Që hapi derën tënde
    Duhet thithë aromën
    E luleve tua në dritare.

    Nëse dera nuk hapet
    Të hyj freski verore
    Lulet në dritare
    Do ti thajë ftohtësia dimërore

    Martin Cukalla

    Vesë e trëndafilit
    Tërë natën e lume
    luajti me yjet
    trëndafili:
    Qeshi,
    këndoi,
    nëpër puhi hodhi valle delikate,
    shprëndau aromën
    që çmend këngën e zogjve sa del drita…
    Ylli i Mëngjezit po zbehej,
    po çbëhej.
    Qielli i rimtë
    me nxitim
    shuante yjet një nga një
    si të fshihte magjitë dhe turpet e natës.
    Qau trëndafili
    duke veshtruar yjet,
    në heshtje të çuditshme qau,
    lotët i ngrinë mbi petale
    diamante dielli…
    Atë gjeta unë:
    Vesën e mëgjezit
    në sytë e trëndafilit…

    Nanshkreta
    Mni e përlotur çel shkëndi hakmarrse
    dhe ban shkamb e gjamë.
    Palca e dheut tutet
    e flaka e syut hup
    nëpër tmerre…
    Andërr kish syni e andërr nuk ish
    jeta e saj n’heshtim,
    Nana fik votrën e mardha qet kryt
    t’errun krejt n’vetmi…
    Nuk njeh qeti zemra e saj, as vorri
    n’shteg nuk del,
    erret pa hangër, dita n’prag t’ballit
    e mitun e parritun
    shkreti qet…
    Nj’ajo Mrikë e vogël qe e nuk asht‘ ma
    uj kroni ju ba zani.
    Nj’aj Preng’ trimi asht ba korb i dheut
    e endet n‘log të dekës…
    Nanshkreta dridhet n’vaj‘ e n‘gjamë rrzue
    durim në mnerr e terr
    e bluen hidnimin vet’m‘vete…
    Jehona mbrrin tek unë jo nga pylli i britmave
    e zhurmave-
    torturë e këtij vëndi,
    por tej nga ajo kullëshkreta
    që i bien gurët një nga një
    prej dhimbjes…
    prej vetmisë së dhimbjes…
    Mni e përlotur çel shkëndi hakmarrse
    dhe e ban shkëmbin gjamë.
    Palca e dheut tutet
    e flaka e syut hup
    nëpër tmerre…

    Pavioni i rrokerëve
    Hë mo, ç’kemi?
    Hiç!
    Çka ke bo?
    Qesharak,
    i padurueshëm
    çasti
    i takimit.
    Ndarja është një sëmundje e butë moti,
    jeta e mbeturinave nuk është mirësi,
    i paqartë nuk është refuzimi i moshës
    që bren këngë
    e jetë
    së prapthi.
    Hë mo, ç’kemi?
    Hiç!
    Çka ke bo?
    Frika nuk është bërë të fshihet,
    dhe turpi nuk është një qëllim në vetvete:
    dil në rrugë zotëri dhe prit
    në autostop.
    ka për të mbrritur dikur ndonjë kruvë
    të të marrë në qytetin e ëndrrave të mohuara.
    Hë mo, ç’kemi?
    Hiç!
    Çka ke bo?
    Ditët-
    goma të sheshta,
    të konsumuara
    pa ardhur,
    qeshin
    e thonë ca këngë të marrësh të urtë
    nga koha e Aristotelit
    dhe e Gëtes.
    Hë mo, ç’kemi?
    Hiç!
    Çka ke bo?
    Unë kam zënë vënd në pavionin e rrokerëve
    dhe vështroj rrufetë e ditës që vallzojnë të tërbuara:
    Jetë.

    Flutura Maçi
    FOTOGRAFIA IME
    Deti shtrihet para meje,
    por paska fytyrën tënde!
    Ti kuvendon me foton
    fiksuar në çast intrigues.
    Bëhem xheloze
    sa mirë shkon me të
    dhe pse
    ndonjëherë i dua zënkat
    mbyllur fuqishëm nga puthjet.

    NE QIELLIN E DASHURISE
    Natë!
    Natë plot yje.
    në cilin qiell ndodhem,
    në cc’ galaksi
    s’e di.
    mbi mua
    shkëlqen ylli im,
    jam nën rrezet e tij.

    PRITJA
    Po të pres,
    nëse quhet pritje
    dëshira për të të puthur.
    Po të pres,
    nëse quhet pritje
    dëshira për të të dashur.
    Sa gjatë paskam pritur,
    derisa në portën time
    trokite Ti!

    VIKTOR GJIKOLAJ

    VIKTOR GJIKOLAJ

    ÇUDI, ME TY

    Në lendinën e bardhë të gjirit tënd
    Shkrumbohen sytha zambakësh
    Të sapoçelur.
    Çudibërëse kjo stinë me shi…

    Në sytë e tu-ullishtë e ndezur
    Paqja u fik si pisha
    Në erë.
    Çudibërës pëllumbat e buzëqeshjes sime…

    Në dy buzë që digjen shpuzë
    Avujt e mjegullt të instiktit
    Ngrijnë.
    Çudibërëse fjalët e mia të ngrohta…

    Hapi yt trokon drejt territ
    E gjurmët thërrmojnë yje
    Plot vezullime,
    Çudibërëse nata ime…

    Çudi me ty!

    K LITHMA E HESHTJES SË BARDHË

    Dita
    Shurdhe, zeshkane,
    Mburracake,
    Pa skaj
    Diellin e mban fshehur
    Pas akullit të saj.
    Bërryli
    I drunjtë në brinjët e mia
    Shtyn e shfryn.
    Përbindësh
    Muzgu i trishtë më rri mbi krye.
    Përreth meje:
    Pellgje sa për të më zhytur.
    Lëkurë iriqi më shtrojnë për të fjetur
    Fjalë.
    Sa për të më sharë…
    Ditë e shurdhër:
    Hapi veshët
    Të dëgjosh
    Klithmën e heshtjes sime
    Të bardhë.

    THOSHTE IM ATË

    Më thoshte im atë,
    Asohere burrë i vjetër,
    Kur të dalësh nga shkolla
    Mos mbaj nga pazari,
    Eja udhës tjetër.
    Përse, o atë, përse?
    Djal i urtë jam e s’di të bëj sherre,
    Po rritem pa vese.
    Udhës tjetër, bir!
    I pashëm je ,e zell ke për dije,
    Pazari ka njerëz çdofarësh.
    Asgjë të mos bësh,
    Të ngjesin ndonjë bisht.

    Por, unë mbajta ndonjëherë
    Udhës së pazarit
    Gabimisht.

    TË JETOSH SA PËR TË VDEKUR

    Dyfish
    Jam dërrmish për t’u ngjitur në m
    Mos mbaj nga pazari,
    ajë të një suke.
    Jam ngjitur e i vikas botës që e dua
    Ndryshe.
    Medet!
    Veç dy-tre suka
    Kapton zëri im i mekur.
    Patjetër më duhet të dal mbi një kodër
    Ose të jetoj, sa për të vdekur…

    Nexhip Onjea
    VOTA NE ATDHEUN TIM

    E shenjtë thonë,
    është e shenjtë,
    me gojën kamare,
    tribunë më tribunë,
    si kukudha natën,
    bëjnë plane vetë,
    se si t’i vjedhin,
    s’vënë në sy gjumë.

    Me vota të vjedhura,
    blihet lirë Atdheu im,
    si mall i firmës ”GABI” në trotuar,
    pjellin parlamentin e më pas qeverinë,
    mbushur kriminelë,
    injorantë dhe kusar.
    Milionat e parave,
    vetëm në ca duar,
    vemje klanesh gjakpirëse për fukarenjtë,
    nënat shamizeza,
    çjerrin faqet mbuluar,
    do t’u sosen apo kthehen të gjallë djemtë.

    Në morte të gëzuar pushtetarë-maskarenjtë,
    i falin qindarkat për rrobat e zeza,
    të vishen nënat, të ”nderojnë” djemtë,
    në ”autostradën” ogurzezë,
    shtëpi-varreza.
    Të tjerë që hidhen sa andej këndej,
    nje dorë në revani,
    tjetrën në bakllava,
    peshqesh i lënë kombit për brezat që vijnë,
    brengat, varfërinë dhe hallet e mëdha.

    Dialog me erën…..
    Në ditëlindjen e nënës

    Mallin ta nisa me këngë,
    të ta sillte,ja dhashë erës,
    për buqetën e ditëlindjes,
    zgjodha lulet e pranverës.

    Era s’deshi të m’i merrte,
    jo më tha,me mua eja,
    nëna ka dalë dhe të pret,
    krahëhapur tek xhadeja.

    -Mallin nuk e shuan dot,
    një tuf’ lule dhe një këngë,
    atëher’ ç’kuptim do kishte,
    në gjith’ botën emri nënë.

    -Mirë më tha,ti si të duash,
    fjala në grykë më mbeti,
    por kur i çoi peshqeshet,
    në prehër të saj më gjeti.

    NEKTAR NGA SHPIRTI IM

    Udhëtoj me vargjet hapësirave pafund,
    në labirinthet e jetës i fut pa u ndier,
    bashkë me ta shërojmë plagë,
    dhe ngrejmë ura miqësie.
    Më pas vargjet i kthej në këngë,
    me nota gëzimi pentagramesh pa mbarim,
    dhe derdh për njerzit që ma pranojnë
    nektar nga shpirti im.

    GJENOVEFA MYRTAJ FERRARI

    Një tjetër det
    Përse sonte më mbyt vetmia, o deti im ?
    Ti, që nga atdheu im, larg më degdise…
    Ndaj, për ato lutem, me mall e përgjërim,
    për këngën e laureshave nëpër ato vise.

    Të qeshurat e tyre i mbyt shushurima jote
    dhe platiten atje tej, në horizontin gri,
    (s’më deh alkooli, por prania e një gote)
    e mbushur me kujtime,… dhe pak dashuri.

    Por sonte të ndjej ndryshe, as vetë s’di se si!
    Kjo dallga jote, në shpirt më zgjon aq mall,
    Si një “çirçe” endem mbrëmjes, me një zjarr në gji
    veç pranë teje frymoj dhe ndihem e gjallë.

    Flutura
    Nuk më trishton ndërrimi i stinëve,
    ardhjen e tyre pres gjithë dëshirë.
    Sot mendoj një flutur të mjerë,
    kur pa gjethe s’do ndihet aq mirë.

    Kjo flutur, sot, më futi në mendime,
    me ngjyrat e saj pejzazhin zbukuron.
    Lule më lule vallëzon si shtojzovalle
    dhe ardhjen e vjeshtës më zbukuron.

    Por flutura shumë nuk merakoset,
    një lule të rallë, sot paska gjetur.
    Mbi flokët e mi argjënd do qëndrojë
    ngjyrat e saj mbi të kanë mbetur.

    Fatlume ndihem me flutrën mbi krye,
    ngjyrat e saj zbukurojnë flokun tim.
    Për të do të jem unë mbretëreshë,
    me këngë ta shoqëroj deri në agim.

    Flutura e di që është jetë shkurtër,
    kur nuk trishtohet për fatin e keq.
    Prej saj mësova të largojë trishtimin.
    E shkurtër është kjo jeta, si dreq.

    Dallëndyshe…
    Në pranverë, u takuam dallëndyshe,
    kishe udhëtuar shumë si përherë.
    Më fole për lodhjen, për hallet e tua,
    mes cicërimash nëpër qiej të tjerë.

    Ngadalë, ti me guriçka e kashtë,
    ngrite folenë e re ku do të veroje.
    Për zogjtë që do të lindnin këtë verë,
    një strehëz gjithë dashuri ndërtove.

    Dallëndyshe e bukur, bishtgërshërë,
    vera po ikën e vjen vjeshta e parë,
    Ti do nisesh përsëri në shtegëtim,
    ndaj pret të vij unë, në krah të të marrë.

    Ja, erdha përsëri të të përshëndes.
    Nuk mundem të të them lamtumirë.
    Jam këtu, ti nis fluturimin e qetë.
    Do të të pres këtu, ku malli yt ka mbirë.

    Nga Elvira LEKA
    VJESHTESI
    (ESSE )
    I.
    Natyrshmëri vjeshte, gjelbërimi frymoi për të fundit herë, duke mbyllur sytë e shuar. Bukurisë shkretuar, loti rrëshqet, buzëqeshja i ngrin në buzë. Më dhembin aromat e vrara, mbuluar qiellit gri, heshtjen dhe të fundit tik-take, të zemrës që nuk pipëtin. Më mbështjell kortezhia, qetësisë së saj dëgjohen ritme të shurdhëta, nuk mund të feksin më. Ndriçime të fikura lagur shirash të ftohtë, erërat thurin simfoni, mbretërim vjeshte. Nuk mund të hesht këtij shkretimi, oh sa mall i trishtë, mbuluar me hi. Gjithçka hesht, sy të mbyllur, ëndrrat vrarë, fshehur nën qerpik. Mbyllur retinës frymoj ngadalë, shkrirë ndriçimesh pa shkëlqim, nuk ndjehen pulse jete.
    II.
    Gjethet e thara sikur më flasin, buzët plasur rënies së brishte, njehsuar me ftohtësinë e të fundit frymë. Je ikje pa kthim, o kupëz malli e trazuar, më vjen në të ikur. Qiellit gri e bëre folenë, retë e bardha i vë jastëk nën kokë, endjesh kotem largësisë tënde. U zverdhën fjalët e thëna, u rrëzuan ndërgjegjes, era mori aromat e heshtjes, duar të zgjatura në pambarim. Prekjet kanë humbur ndjesoret, mbërrijnë shpërbërë lind- vdekjes, mohim pranuar në heshtje. Bërë njësh me rënien, i buzëqesh humbjes, e bëj pjesë të vetes orën e zezë në agoni. Përqafoj zvenitjen, krahë të zbrazur vetmisë, në këtë shtegtim mbetur pa fluturim. Sytë i mbyll, retinës time të mbaj, ajsberg i shfaqur në dukje. Zhytur tek unë, frymon si puls i sëmurë, nuk ndjehet vazhdimësi. Mbështetem yjësisë tënde, diku të ndal zemërimin, ta shëroj me buzëqeshje. O stinë gjymtyrësh të prera, flakur shtratit të mërgimit më tret, brendësisë tënde.

    III.
    Hapave të mi mbizotëron heshtja në zbrazëti, bukuria nën vete fsheh syrin e saj, është ora kur ndizen mallet. Gjelbërimi mbeti stacioneve të pritjes, arratisur horizonteve, kufizuar anë e kënd me veten. Prehu qetësisë tende, me vete më merr shtegtimit pa kthim, diku të frymoj pa fjalë. Me zërin e largët më thërret, shtrëngatat shkreptijnë brenda tyre, është heshtje që nuk njeh qetësi. Rrëkeve të shiut shpërndahem, përdhe dhimbje gjymtyrësh që nuk njohin kufij, kënga e shiut depërton magjepsjes. Trokasin në xham vetëtimat, si kuaj të tërbuar angështisë së verës, ndjehet një ankth që më përfshin. Më vjen shtrëngatës si ëndërr zgjimi, diku të kapesh rrjedhshmërisë, troket si zog i trembur që krahët plagosi fluturimit. Diçka e brishtë futet tek unë, frymon si plagë qe rrjedh zhgënjim, e ëndërrt ikja e shpëtimit.

    IV.
    Nata kaloi e trembur gjëmimesh, strukur guaskës së territ, sytë ngatërruar muzgjeve me flokë shpurpurisur. Qetësisht shtriq gjymtyrët e mpira, përgjumur ëndrrash agimit, buzëqesh natyra vuajtjen pas krahëve hedhur. Kjo zymtësi më ngjan me ty, ndriçim këputur yjësisë pa emër, pritja rëndon si gur zemrës së heshtur. Bashkë me erën shtegtimit të gjatë, qëndro diku të ndezësh pritjen pa krahë, zvarritur hapave pa drejtim. Si ëndërr më vjen kësaj shkëputjeje pjesësh, udhës shpërbehesh si dallgët e stuhisë në egërsi, thellësive humbjes përqafuar. Më vjen si fllad fytyrës, loteri humbjesh brishtësisë stinore, diku prehen bukuritë prangosur vargonjsh të ethshëm. Buzëqeshje vetmitare që nuk njeh ëmbëlsi, eja me puth ndjesitë, humbjen do e kthejmë në fitore përulësisë së durimit, si diell shpërthyer agonisë pa jetë.

    V.
    Vështrim përndjekjes që vidhet agimit, drita shkëlqen si shpresa pas diellit, imazhe kujtimesh hapësirës gri. Mungesa që nuk mbushen ikshmërisë, kaltërsi e verbër më zgjat duart pafundësisë, tretje mirazhesh nëpër muzg. Petk i zvenitur vjeshtës mbërriti, ti më helmon e prapë më ngjall kujtimesh pranverore, zemrës që nuk gjen qetësi. Shtratit të errësirës shtrihen verbuar ëndrrat, puthje muzgjesh dhe erërash syrgjyne, rrebeshe të trishtë më përfshijnë. Merrmë me vete frymë stuhish natyrës shpërthejnë zemërimeve, është po e njëjta forcë që mund të rilindë ose të kthejë çdo gjë në pluhur. Qoftë ëndërrim shpërbërja e kësaj bukurie, sytë i mbyll imazheve plot dritë, nostalgji ditë- netësh që njeh vetëm lindje.

    VI.
    Shtrihen pranë e pranë dy anët e kundërta që bashkëjetojnë, çdo fund është një fillim i ri, rilindje prej hirit në gjithësinë e pamat. Lulja e vdekjes frymon e gjallë, më merr krahëve të saj, kudo më shpërndan si vesë shiu qiellit të nxirë. Është një zhveshje prej gjithçkaje, krejt qenia mërgoi, stinës që nuk njeh kufijtë e kthimit. Një prekje magjike mungon, strukur vetvetes si toka boshtit të saj, në çdo rrotullim pranë më sjell bukuri që hijet e zeza i ke retinës si ujëra të thellë. Zhytem e lahem paqetësisë, janë ritme që nuk njohin vazhdimësi, është arratisje hirëzimit që dikur lulëzonte. Në këtë humbje të ndiej, çdo pjesëz e imja vjen drejt teje, nuk ka hapësirë ta nxërë mallin tim. Paprekshmëri që nuk njeh limit, mbështete kokën kaltërsisë së ç`ngjyrosur, çdo gjë e hirtë deri në shpërbërje. Këtij shkatërrimi eja me merr, diku të prehem qetësisë që rilind instinktin e jetës, kundërshtitë mi kthe si zëri jehonën e vet.

    VII.
    Kortezhi i natyrës mbretëroi, qetësi,dhimbje gjymtyrësh që shkelën, në këtë shkretim. Ndiej sesi qielli gri me përfshin, kujtimit të kaltërsisë end pëlhura pamjesh, çelur dikur sythave të jetës. Zvenitje që nuk njeh limit, më rri përqafuar muzgut të ri, errësira shtrat ftohtësie mbi mua. I tille më vjen dhe ti, tretur gjurmëve të tua, ngrohtësisë së munguar shpërbehesh si avull. Mbizotëroi përfundimisht qetësia, i patingullt jehon hapësirave ku gjymtyrët shtrin, shpërndarë rrotull nesh fjalë dhe frymë. I helmët ajri mjegullohet, pikave të shiut u fal hidhërimin që bien ngadalë duke psherëtirë. Më ikën vrapit të erës, kaltërsitë duke puthur në shndërrimin e rimëshiruar, duke gulçuar agonia frymon. Është pritshmëri e pandalshme, shkrirë me natyrën çdo çast të ndiejmë vazhdimësinë e gjithshkaje.

    Shaip Bllaca
    Jeta
    Jeta
    Eshtë s’fidë,
    Si silleni ndaj vetëvetes,
    Ashtu edhe te tjeret,
    Hapur, apo ne mënyra tjera
    Bëjnë përpjekje …
    Çdo njeri
    Mundohet n’jeten e vet,
    Për te gjetur nji shok te mirë
    Apo nji shoqe te mirë,
    Por, atë kryesore që i duhet,
    Nuk bën përpjekje gjatë jetes,
    Që te jemi vetë njeri i mirë,ose
    Të jetë vetë njeri e mirë.
    Ne lexim,
    Këto rima te mija
    Dikujt i duken pa kuptim,
    Eshtë realitet jete te çdo njeri.
    Gjithë jemi njerëz,
    Me fytyra te ndryshme,
    Kryesore e jetes është,
    Te përpiqemi të jemi shpirtrisht,
    Njerez te mirë,
    Të edukuar njerzisht si na ka hije.
    Shkolla ju hap vetëm nji dritare,
    Mos te mendojm e te mashtrojm veten,
    Jamë i dijshem,gjithçka varet prej saj,
    JO e madhe dhe (Pikë).
    Kulmi i te mirave në jeten tonë,
    Eshtë e mbetet sjellja me edukatë,
    Për te qenë nji mik i mirë,
    Nji mikesh e mirë.
    Shpirti jonë këtë jetë kalimtare,
    Eshtë e mbetet pasqyr,
    Me përpjekje n’jetë,sa e si
    Jeni sjell e keni bër punë te mira
    Ndaj vetvetes për te patur miq.
    Gjithë jeten,
    Bazohuni o njerez,
    Ne Forcen e Nderdijes tuaj,
    Duaje vetveten si njeri,
    Për te ju dashur të tjeret .
    Kulmi i bukurisë të kësaj jete,
    Eshtë,
    Ti lëm kësaj bote të çoroditur,
    Ne ikje nga kjo jetë,
    Së paku nji fjali të thjeshtë,
    Me domethënje te madhe:
    -,,ISHTE NJERI I MIRË’’,

    Mimoza Çobo

    Bukuria burrërore
    Bukuria e burrit fshihet në butësinë e tij ,
    tek buzeqeshja që i ngjan një ngazëllimi ,
    tek sytë që flasin çfarë ka në shpirt ,
    tek ligjërimi i fjalëve si rrjedhë e burimit .
    Tek puthjet që rrjedhin lëngëzuar në gjuhë
    si tingujt e brishtë të një sinfonie,
    tek menyra se si e dashuron një femër,
    tek afshet e nxehta me bukuri burrërie .
    Tek përqafimi i madhështisë femërore ,
    gatuar me shpirtin e të qenit unik ,
    atje ku mbeshtillet me ndjenjat mashkullore ,
    ku burri pagëzohet me emrin FISNIK .

    Të jesh luftëtarë i jetës tënde
    Ndodh që jeta s’të buzëqesh ,
    të hedh përtokë me rrokullimë ,
    të ngulë thonjtë thellë e më thellë,
    ta ha dhe shpirtin me dëshirë,
    Të shkel me këmbët si rrebesh ,
    të nxin më keq se natë e zezë,
    të pi gjakun dhe të përqesh ,
    ta merr jetën serbes ,serbes.
    Të vjedh buzëqeshjet e dashurisë ,
    të heq dhe këngën nga buzë e mjerë,
    ta zverdh besimin e shoqërisë,
    të bën si rrecka që s’ka më vlerë.
    Por vjen dita hapet një derë ,
    troket në zemër pranverë e madhe ,
    shpresa mbrohet me shigjetë ,
    godet frikën dhe hedh valle .
    Dhe mërzitja verë të kthehet ,
    në shpirtin e trazuar nga jeta ,
    nëpër vena gjaku të derdhet ,
    aty ku vreri mbrohet me helmeta .
    Mbijetove luftëtarë i jetës ,
    triumfator që përmbys malet ,
    Maratonomak me pishtarë shprese ,
    mbuluar me lavdinë që s’falet .

    Vjeshta më ka pushtuar
    Gjethe vjeshtës s’më ka harruar ,
    gjithmonë pas verës troket në prag ,
    ngjyrë ari flokët ka zbukuruar ,
    si gjethet e lofatës në vjeshtën e parë .
    Qilimin shtroi për të më takuar ,
    atje mes pyllit mbi një zall ,
    pranë liqenit të vjeshtuar ,
    ku shpirti del e bredh mbi valë .
    Mijëra gjethe mbi trup më ranë,
    si yjet në qiell të mrekulluar ,
    ma lagën buzën që ishte tharë ,
    me freskinë e njomë ndër duar .
    Vrapova si gjethet pas erës vjeshtake ,
    e ndoqa nga shkoi për të dimëruar ,
    më puthi si një puhizë buzët e faqet ,
    pas saj mbeta marrëzisht e dashuruar .
    Dicka le mangut moj vjeshtërake ,
    nëpër kopshtijet e zemëruara ,
    mbi buzët e vajzave ftujake ,
    tre stinë do presin për të shijuar .

    Liliana Ruço

    Kush e shpiku këngën?!

    Cila ish shtysë e arsyeja që filloi,
    Njeriu i parë këngën për të kënduar?
    Kur atij i lindi fëmija këndoi ninullën,
    Apo kur ai këndoi si i dashuruar?

    Kur shkuma e dallgëve lante bregun,
    A kur lule-çeljet s’ngopnin dot mëngjeset?
    Kur dielli gjithësinë mbështillte në krahët e tij,
    Kur gjelbërimi dehës brerohej nga pika vesë?

    Se mbetet i famshëm,
    paçka se emri gjithnjë s’dihet,
    Se kush shpiku rrotën, relativitetin, ADN-në,
    Por kurrë nuk u emërua se kush ish,
    Ai i famshëm që shpiku KËNGËN!

    Se nëse rrota shtyu përpara shkencën,
    E relativiteti përshkon gjithësinë,
    Kënga në jetë të jetëve do mbetet:
    Rezonanca me shpirtin, që përsos njerinë!

    Mos fli
    Mos fli, se është herët, s’është koha e ëndrrave,
    Rri afër meje, rehatohu butë mbi sup,
    Mbështetem dhe unë lehtë mbi kokën tënde,
    .Por gjumi gënjeshtar diku na humb.
    Ty të mjafton një mbulesë ireale,
    Sa mirësia e një fjale të sinqertë,
    Sepse të ngroh kur shiu çmendet,
    Dhe era mbledh mbeturinat në një cep.
    Diçka sajova me përgjumjen time,
    Ndërkohë që pranë teje nanuritem,
    Pafundësisë le t’i falemi në këto çaste
    Por këto çaste…kurrë më s’përsëriten

    E imja.
    Ish një ditë që kish edhe re,
    Por ishte ditë me diell dhe me fllad,
    Një ditë që nuk harrohet lehtë
    Dhe unë … me fat!
    Ish ajo ditë kur befas nisa unë,
    Të numuroja valët e detit plot kaltërsi,
    Aq sa u lodha që s’dita të numuroj më,
    Dhe m’erdhi çudi!
    Ish ajo ditë …e vetmja, e vërteta,
    Që çastet dashur padashur – ngatërruar,
    Në grackën e tyre mbërthejnë,
    Dhe unë …ngazëlluar.
    Ma fale ndryshe ditën sot,
    Ish dita ime flakërimë dhe dëborë,
    Rrjeta e thurur nga këto fije më mbështolli….
    Dhe unë …e përkorë!

    Basir Bushkashi
    PEISAZH I ZYMTË

    Dehur retë
    Në vraprendje.
    Shtrijnë pëlhurën
    T’zezë e t’madhe
    Tretet dielli,
    Fshihet qielli,
    Shfryn shtrëngata
    Me tam-tame…

    Plazhi-shkretë
    Pa këmbë njeriu.
    Qielli shkrep
    E bubullon.
    Qielli sterrë
    Deti sterrë
    Zotëri shiu…
    Gjithçka zotëron…

    MOS U TREMB!

    Mos u tremb!
    S’të puth
    Me të pabesë…
    E ç’puthje
    Është
    Të kërkosh ndjesë…?!

    Kur flaka e puthjes
    Të pushtoi dhe ty:
    Le të ndezim
    Një zjarr
    Dhe të digjemi
    Të dy…!

    ZJARRET E SAJ

    U shtanga keqas nga bukuria:
    Një vajzë e ylltë më la pa mend…
    Kur ngultaz i hodha vështrimet e mia
    Shigjetat e syve m’goditën n’çdo vend…

    -Bobo, ç’më gjeti! -thashë me vete.
    Gati si i dehur, sa s’dija nga t’mbaj…
    Dhe e di se kurrë, jo, s’do gjej prehje
    Pa u djegur i tëri zjarreve të saj…

    TË LUTEM MË FAL
    -Mësuesit tim të dashur, Bajram Murati

    Lëngon rëndë, shtrirë në krevat.
    I shtrenjti, mësuesi im i parë.
    N’shtëpinë e re rrethuar me pemë.
    Atje në fshat, si murg i bardhë…

    Ja ndjej dhimbjet që nga larg.
    Si vallë kaq kohë pa e parë?!
    S’ndjehem i qetë, mërzia më kap
    Mua nxënësin e tij 60-vjeçar…

    …Në kohëra të errëta, me dritë kandili,
    Kur hundët na mbusheshin me blozë.
    Shtrirë mbi lëkura shkruanim detyrat
    Dhe mësonim gjer vonë për shkollë…

    Pas njëri-tjetrit, të ngrënë e t’pangrënë
    Me çanta lecke hedhur mbi shpinë,
    Si zogj të vegjël rendnim mëngjeseve,
    Në diell, dëborë e suferinë.

    Dhe dora jote, mbi dorën tonë
    Tek shkruanim germat e para
    Fllad e dritë djerrinave të mendjes
    Portat e dijes na hapte përpara…

    Herë-herë në shkollë vinte im atë.
    E prisje ngrohët: o, erdhi Shahini!
    Dhe e përcillje te dera kryelartë:
    -Do të bëhet i ditur, patjetër, Basiri!

    Disi, vërtet, u bëra i ditur,
    Siç thoje ti, me shpirt, dikur.
    Veç, të lutem, më fal, o mësues, Bajrami,
    Që kaq vonë, për ty, këto vargje po thur…

    Nxore kaq nxënës, ndjehesh krenar.
    Punën plot zell s’ta shkuam kot…
    Ti ishe i dashur e aq i çmuar,
    Sa ne asnjëherë s’ta shpërblejmë dot…

    DHE PAS NJË MIJË VITESH

    Me të puthura të mbulova:
    Në buzë,
    Faqe
    E flokë.
    Po dhe n’supin e njomë.
    Aromë e tëra,
    Aromë…

    Dhe pas një mijë vitesh
    Kujtomë, moj,
    Kujtomë!
    Kur shpirtrat do enden
    Qiejve, pëtgjithmonë…

    VLERA BYTYÇI EJUPI

    NDËRGJEGJA

    E mira u shfaq para meje si puhizë e bregut të ngrohtë
    Duke përkëdhelur flokët e masës së hutuar
    Nga bërthama e tokës doli zëri i ëmbël, magjepshëm duke jehuar
    E bardha mirësi, rri këtu dëshpërimin e akullnajeve për të shporrë…
    Dëshpërimi i akullnajeve jam unë vetë, i tha masës mirësia
    Dhe toka gllabëroi masën dhe mirësinë, atë të vërtetën, duke hedhur zinxhirë
    Dhe retë e vetëtimat hodhën mbi ajrin të ftoftin e pështirë
    Dhe ndërgjegjen e torturuan me egoizmin dhe misterin e vdekjes
    E shkreta ndërgjegje u fut në kallëpet e zjarrit duke flakur ato të mendjes.

    DO TË JETË VONË….

    Edhe dielli filloi te pikojë pika gjaku
    Përderisa qielli i ngrysur nga lart gjëmonte me mllef
    Këndej gjarpërinjtë gjithë helm dhe gogolët vlonin – ky qenka shkaku
    Gjakatarë shekullorë, mllef dhe vrer ,kur tu kujtohet mbi ne bëjnë bef….
    Perdhet e dritareve u bënë çarshafë vdekje për foshnjet e palindura
    Dhe kështu na kalon koha, me këta që kanë folur gjuhën tonë
    Dhe e tradhëtuan veten si bisha të çmendura
    Në gjirin tonë për tu këthyer, më çdo herë do të jetë vonë….

    GJETHI DHE MENÇURIA

    Dhe më në fund ra poshtë në dheun e etshëm dhe gjethi i fundit
    Ambicja e kreu të veten me drurin lakuriq, i cili urrente erën e fuqishme
    Dhe po ky dru i tha natyrës që të shpërblejë virtytin
    Ta ushqejë dhe mos ta harrojë sakrificën e drurit
    Lëngun e jetës nëpër shpirtin e tij le ta shndërrojë në kënaqësi të dëfrimit
    Dhe druri mos të quajë shpresën marrëzi dhe dritën terr i zi…..
    Por le të gufojë në gjelbërimin e tij, nga natyra të jetë kjo dhuratë-mençuri
    Mençuri e shpërbërë në epitafe, dhimbje, pluhur, koka plot dinakëri…

    PËLLUMB GORICA

    FJALËT

    Fjalët janë të pafundme në një flet të bardhë
    Ëmbëlsia surreale e zhurmës në shpirt
    Gjeste të pakuptimta si fryma mbi xham
    Gjykime të fshehura prej të vërtetës larg.

    Fjalët janë ngushëllimi më i madh që njihet
    Thellësi e dhimbjes së heshtur në det pasioni
    Ikona të kalemendura ku davariten mendimet
    Shkëlqim i hershëm sa as mund ta besoni.

    Fjalët janë udhë në trokun e hapave
    Zëra pikture qiellit të plurosur me re
    Rendje tej humbëtirave me pulitjen e buzëve
    Tempuj të pasosur gdhendur atje ku vdesim ne.

    ZHGËNJIMET U BËNË THINJË

    Më kishin folur pa fund për ikjet
    Por ti ike vërtet këtë vjeshtë
    Dhe s’vrapova udhëve me dremitje
    Se çdo gjurmë të çonte në humnerë.

    Si udhëtar kërkoje brenda meje
    Dhe dot s’mendoja pabesinë
    Unë të flisja veç për fllade
    kurse ti kërkoje historinë.

    I vesha dhimbjes fotokpje,
    Plagosur keqas brinjë më brinjë,
    Nnë ikjen tënde kësaj dhimbje,
    Një zhgënjim, në kokë një thinjë.

    NË TROKËLLIMËN E HAPAVE

    Si gur i rëndë nga mali i lartë
    U shkëpute një mbrëmje edhe ti
    Me qeleshe të bardhë në një ndjajnatë
    Dhe me xhamadan e tirq të zi.

    Me bubullima shoqëruar nga prapa
    E dorën në brez prej hijes zgjatur
    Tingull çjerrë nga këmbana
    Me mëndje të mpirë dhe të ndotur.

    Në përkëdheljen e flladit të ujrave,
    Toka të lexoi fatin e vërtetë,
    Nën trokëllimën e rëndë të hapave
    Me emrin tënd rendi koha e tretë.

    KY ËSHTË MASHTRIM

    Si fytyrë e lotëve të ditës,
    Më fute në mijra labirinthe,
    Asosacion ngjyrë gri i jetës,
    Më ngjall brengën këlthitëse.

    Ti shpesh më errëson dhe ditën,
    Trazon e heq fantazinë e këngës,
    Unë jam sfungjer ngopur me kthimën
    Lermë të tretem nga shiu pakëz.

    Në shpirt më ulesh si ky shi,
    Me sy të shuar gjithë pendim,
    Rënkon për kohën gjithë mërzi,
    Por nuk bindem… është mashtrim.

    NË SINORIN E POEZISË

    Mëngët e kuqërremta të dritës
    Më tërhoqën drejt gëzimit
    Ishin veshur nga shkëlqimi i hënës
    Dhe lanë pas çastet e trishtimit.

    Natës i rrëmbeva një ëndërr
    E trazuar ajo vërtitej përqark
    Më këndonte një këngë të vjetër.
    Fjalë dhimbjesh e tinguj endacak.

    Mes heshtjes flinte fshehtas malli
    Si kalimtar me sy indiferent
    Nën qiellin e kaltër ai ndali
    Dhe në sinoret e poezisë gjeti vend.

    DRITAN LLOGONE

    THELLËSISË SË SYVE

    Më vështro në mundësh thellësisë së syve.
    Fundit të retinës së tij, dashurinë kam futur.
    Në qëndrofsh përballë me jep një çast të vetëm,
    të mund të shohësh botën tënde,në timen strukur .

    Të shtrenjtat gjëra i ruajë thellë,
    mbuluar me të shpirtit mandil ngrohtësie.
    I pikoj të hënës dritë çdo natë edhe nëpër terr
    dhe të mëngjezet, si vesa, njomështi dashurie.

    DRITA E MBRËMJEVE TË MIA

    Dritaren e mbyll qetësishëm mbrëmja,
    e rraskapitur dita, tretet detit të zi.
    Por mua përherë më ndiçohet nga brenda,
    zjarri që për shumë vite kishe ndezur ti.

    Edhe pse mbrëmjet tashmë as i numëroj,
    ti mundesh kaqë magjishëm të qëndrosh e rrëzuar.
    Si hije torturon çdo natë të miat mendime,më beso!
    Ndaj në mundësh ,shuaje atë dritë,që më mbanë ende zgjuar.

    ERDHËN DHE KËTË VJESHTË

    Erdhën ! Erdhën edhe këtë vjeshtë krahëzinjtë,
    me të tyrin fluturim të lehtë mbi atë pemë.
    Edhe diku tjetër, atje tejë nën një strehë,
    atje ku ende shiu në rënie, s’është një stalakdide mbi ne.

    Erdhën ashtu pa zë dhe kurr s’dua diku të shkojnë,
    sepse thellësisht vështroj botën,si një të vetëm ballkon.
    Ti o shtegtarë i zi,ti që si mua mërgon,
    ndalë dikur në një vend,e në mundësh ndale dhe këtë të zezë botë.

    ***************************************

    NJOFTIM!
    Të nderuar, krijues, poetë, shkrimtarë, kritikë letrarë dhe lexues të rregullt të gazetës “Telegraf”! Tashmë është vitit i tetë që gazeta jonë është pranë jush, pranë krijimtarisë tuaj, pranë çdo zhvillmi letrar në Shqipëri. Gazeta “Telegraf” është e vetmja gazetë e përditshme në Shqipëri që ka vënë në dispozicionin tuaj tetë faqe në javë, për të gjithë krijuesit shqiptar kudo në botë. Për të çuar më tej këtë bashkëpunim të frytshëm, për të rritur më shumë cilësinë e botimeve, për të krijuar një fizionomi më të spikatur në Rubrikën “Pena shqiptare”, jeni të lutur si më poshtë:
    – Çdo krijues të paraqitet jo më shumë se me katër poezi, jo shumë të gjata, të cilat mund të formatohen deri në 1/3 e faqes së gazetës.
    – U jepen përparësi tregimeve të shkurtra, jo më shumë se dy faqe word.
    – Kritikat letrare, Ese-të, të jenë të shkurtra, orientuese, përmbledhëse dhe jo analizë e plotë ( deri 1.5 faqe ëord).
    – Të gjitha krijimet, të jenë të shoqëruara me fotografi cilësore, të autorit dhe të librave.
    – Të gjitha krijimet të jenë të shkruara qartë (nuk pranohen me shkrim dore), mundësisht sipas rregullave drejtshkrimore.
    – Kontaktet tona do të jenë të përhershme, njëherësh, në këto adresa elektronike:
    [email protected], [email protected], [email protected]
    Ju faleminderit!
    Redaksia e gazetës “Telegraf”!

    *******************************
    Përshëndetje!
    GAZETA TELEGRAF ju sjell pranë Suplementin letrar “Pena shqiptare” Nr 21..
    DATË: 5 tetor, 2015
    Në këtë numër do të lexoni:

    Kryesore
    Xhevahir Spahiu, poeti rrebel dhe patriot

    Lart 1
    Flutura Maçi ..Në qiellin e lumturisë
    Lart 2
    Martin Cukalla…Vesë e trëndafilit dhe pavioni i rrokerëve

    01-Poezi nga Xhevahir Spahiu, Mimoza Leskaj, Luljeta Pashollari, Besnik Bedollari

    02- Ese dhe tregime nga Mit’hat Frashëri, Gëzim Zilja, Bardhosh Gaçe, Fatmir Musai
    03- Kritikë dhe botime Lirim Deda, Milazim Kadriu, Beqir Binishi, Fatime Krasniqi, Elvira Leka

    04- Krijime nga Mehdi Krasniqi, Gjon Neçaj, Flutura Maçi, Martin Cukalla,Viktor Gjikolaj

    Mirëkuptim!
    Njoftojmë të gjithë shkrimtarët, poetët, kritikët e letërsisë, të gjithë krijuesit e të gjitha gjinive të letërsisë, se prurjet e kësaj jave janë të jashtëzakonshme nga të gjitha trevat dhe shtetet ku ka emigrantë shqiptarë, prandaj është e pamundur botimi në këtë numër. Por bëjmë me dije se, të gjitha krijimet, ndoshta të vonuara në kohë, do të botohen të gjitha, pa asnjë përjashtim, pa asnjë paragjykim, pa asnjë mendim të njëanshëm. Këto faqe letrare janë të hapura për të gjithë krijuesit brenda dhe jashtë Shqipërisë, nëse përfaqësojnë letërsi të vërtetë. Kjo Rubrikë është e hapur, transparente, për të gjithë krijuesit që përcjellin vlera, duke ruajtur rregullat dhe normat e botimit. Çdo krijues është i lutur të përmbahet në njoftimin e vënë një javë më parë ku, çdo krijues nuk mund të botohej në harkun kohor të një muaji e gjysmë.
    Ju Faleminderit.! Redaksia e “Telegraf”.

    ************************************

    Jorgaq Pirika
    JORGAQ PIRIKA

    SHKENDI DASHURIE
    Në rininë e hershme
    Një vajzë kam dashur
    Ishte e sjellshme
    E urtë e matur

    U lidhëm pa kuptuar
    Me shpirtë e me sy
    Si rrufe e shpejtuar
    Unë, Tatjana e të dy

    Ajo mua më fali
    Shikimin e rrallë
    Zemra ime më ndali
    Dashuri të jetë vallë ?

    Më afrohet si oksigjen
    Kur largohet ndjej azot
    Flokverdhë si kjo s’gjen
    Pyes veten, do ta mbaj dot ?

    Frikë kam se do ta humb
    Tatjanën me sy bojë qielli
    Si bleta me thumb
    Do të më duket dielli

    Më foli “ Jago” si në paqe
    Tatjana nuk është për ty
    Një shenjë ka në faqe
    S’mund të jeni çift të dy

    U tërhoqa dhe me gojë hapur
    Më ndryshoi graviteti
    Hapat mbi rërën e lagur
    I fshiu batica e detit

    S’patëm fat t’i bënim ballë
    Me njerëz si “ jago” shpirtzi
    Tatjana e lumtur është vallë
    Nuk e di !.. Nuk e di!..

    ALBANA – METEORI QË U FIK!

    Gëzimi trokiti në pranverë
    Lindi vajza fëmija e parë
    Të gjithë t’afërmit si përherë
    U kënaqën duke e parë

    Njëri fliste më ngjan nua
    Ka tiparet të bukura shumë
    Tjetra pyeti çfarë po thua?
    Ndërkohë vajza fjeti gjumë

    Fëmijë e bukur zemra ime !
    Çfarë emri do të ketë?
    Lindën shumë propozime..
    Do ta gjejmë siç duam vetë

    Bukuroshes Tamara i shkon
    Emër shqip ndoshta ruse ?
    Por Albana e zbukuron
    Sikur të jetë e veshur nuse!
    Fytyrë qeshur , fytyrëqarë
    Është Albana vajzë e “rritur”
    Na mbushet dita duke e parë
    Këtë prindërit e kishin pritur

    Vajzë tërheqëse, vajzë e zgjuar
    Foli një grua në autobus
    Me fëmijën e saj luante me duar
    Albana qeshte buzë më buzë!

    Një natë vjeshte mos ardhtë kurrë!
    Albana jonë shumë po qante
    Si pa pritur ? e sëmurë ?
    Kur ajo pinte e hante ?

    Na plagosi kur nuk duhej
    Kjo lulekuqe e pranverës
    Meteori nisi të shuhej ..
    Të ndjek fati hera herës.

    Jeta ecën është e bukur !
    Me tre yje që ndriçojnë..
    Po vazhdojnë në drejtimin e duhur
    Të sigurtë ata vrapojnë

    Albana kujtohet, nuk harrohet
    Një mesazh ajo ka lënë..
    Ta lexojmë, të respektohet
    Të shkojmë, lule duke dhënë

    Njerëzit e mi që fort më doni
    Malli shumë më ka marrë
    Ejani te “shtëpiza” më takoni
    Të çlirohem nga kjo barrë.. !

    *******************

    ZAHO VASILI

    LARGIM

    Atdhe,po e lë mëmën,Atdhe,po e lë babën,
    Me dhembje po e lë zemrën,iki duke marrë shpagën.

    Unë të kërkova punë,t’ua mbaj frymën me një frymë,
    Të kërkova bukë më shumë,që me djersë ta mbaj shtëpinë.

    Të kërkova një shtëpi,ta kisha,të lija kokën,
    Të kërkova dashuri,kurse ti më ktheve lotët.

    Të kërkova veç një fjalë,si balsam t’ia vija zemrës,
    Që të mbetesha i gjallë,ndën ngrohtësinë e nënës.

    Nuk e gjeta një copë tokë,ku ta vija këmbën time,
    Të rrija me miq e shokë,një lastar plot me gëzime.

    Nuk m’i dhe se nuk të lanë,ata që mendojnë për vete,
    Nuk m’i dhe, se të thanë:Jam unë,e unë do mbetem…

    Nuk m’i dhe se nuk të lanë,ata që kanë pasurinë,
    Nuk të lanë ata që kanë,ata që gëzojnë lavdinë.

    Nuk m’i dhe,se nuk të lanë,ata që forcojnë miqësinë,
    Ata që asgjë s’të dhanë,por të morën dhe të grinë.

    Nuk m’i dhe se nuk të lanë,padrejtësia në sistem,
    Ata që me bulçi hanë,varfëria në ekstrem.

    Nuk m’i dhe se nuk ti dhanë,ata që kanë privilegje,
    Politikë,politikanë,që të rropën me ndërgjegje.

    Ndaj po iki i trishtuar,nëpër botë për një copë bukë,
    Ndaj po iki hidhëruar,porsi lypsi nëpër rrugë.

    Unë po ndjehem i vetmuar,brenda në pëqinë e nënës,
    I fyer dhe i dërrmuar,po më dridhet palcë e këmbës.

    Po largohem i malluar,nga kjo tokë që quhet mëmë,
    I zbrazur në të dy duart,zemrën mbrapa duke lënë.

    Merr uratën,bir, prej meje,o Atdhe, ma thuaj ti,
    Se më fute gjak në deje,të dua moj Shqipëri.

    O Atdhe,më jep bekimin,se me ty në shpirt do rroj,
    Për ty s’e humbas besimin,më mësove mos vajtoj.

    E di që do të vijë një ditë,duarplot i “pasuruar”,
    Të kenë rënë “perënditë”,të vijnë ata që të duan.

    Ti më prit me përgjërime,o Atdhe,të dy sytë,
    O Adhe i mëmës time,mbase do bëhesh një ditë…

    MONOLOGU I SHQIPONJËS

    Nuk mbaj mend se kur kam lindur,kush qe nëna ime e parë,
    Për një gjë jam veç e bindur,se jam nga sua Shqiptar.
    Nuk mbaj mend kur më dhanë vlerë,nuk e di në çfarë moti,
    Po më ngriti lart një portë,porta e fisme e Kastriotit.

    Flatrat që në trup më mbinë,syt me dritën e gjithë shekujve,
    Unë mbetem simbol e frymë,i të gjallëve dhe i të vdekurve.
    Këtë vlerë ma dha Gjergji,lart më ngriti Skënderbeu,
    Më gdhëndën në ballë të djepit,në krye të Mëmëdheut.

    U ula në supe burri,në çdo ballë luftëtari,
    Komitve,s’ju thye gjuri,ranë për mua,mbajtën zjarrin.
    Shtriu krahun Ismaili dhe iu ula në pëllëmbë,
    Më goditi turk katili,Maloja më ngriti në këmbë.

    Vërtet fluturoja e lirë,nga askush s’më trembej syri,
    Por s’e kisha pavarësinë,ma dha plaku zemërfloriri.
    Që atëhere hodha rrënjë,mbeta zonjë në fole,
    Në flamur si kryekëngë,porsi miti për Atdhe.

    Për mua sa shumë u vranë,për mua sa shumë u prenë,
    E vërtetë që ata ranë;por sërisht në këmbë u ngrenë.
    Kalova halle të rënda,po mbeta zonja e zonjës,
    Po pres që të futem brenda,te flamuri i Kosovës.

    Të bashkuar,të fituar,flamuri kërkon dy duar,
    Si dy kokë të një shkabe,Evropa na ka kërkuar.
    O shqiponja me dy krerë,ti linde në Shqipëri,
    Ti na bën e të bëjmë nder,fluturofsh në përjetësi…!