Suedia/ Kushtet, kërkesat, akomodimi të gjitha në Web

    1020
    Sigal

     Suedia/ Katër universitete në Suedi rradhiten në 200 universitetet më të mirë në botë

     Përshkrim rreth Edukimit universitar

     Suedia është e njohur në botë si përkrahës madhështor i standarteve të edukimit, dhe katër universitete në Suedi rradhiten në 200 universitetet më të mirë në botë për vitin 2008 e bërë nga The Times. Çmimi më i respektuar akademik, Cmimi Nobël, ka lindur në Suedi. Institucionet e edukimit të lartë në këtë vend janë te subvencionuara nga qeveria, dhe nëse ju vendosni të studioni jashtë shtetit në Suedi ju do të shijoni shkollim falas. Sfera e edukimit Suedez krenohet duke e bërë multikulturalizmin një prioritet, dhe rrjedhimisht, studentët e huaj janë të mirëpritur dhe të inkurajuar. Shumë programe universitare kërkojnë zotësi të mirë të gjuhës Suedeze, kështu që studimi në Suedi mund të jetë problematik nëse ju nuk posedoni gjuhën Sudeze. Jönköping International Business School , Malmö University College, Mälardalen University College, Sëedish University of Agricultural Sciences, and IT University of Göteborg të gjitha ofrojnë mësimdhënie në gjuhen Angleze. Programet e studimit internacional jashtë shtetit zakonisht kanë një trajtim shumë informal të mësimdhënies, ku studentët dhe profesorët janë aq afër sa të jenë në të njëjtën fushë loje sa të jetë e mundur. Nuk është e pazakontë ku studentët dhe profesorët të shoqerizohen jashtë orëve të mësimit. Me këtë në mend,studentët janë gjithashtu të prirur të ndërmarrin shumë iniciative private dhe të modelojnë punët e lëndëve dhe kërkimet, duke kërkuar motivim në studimin vetëm.

    Përshkrimi i vendit

    Suedia ka shijuar reputacionin e saj si një vend i ftohtë me një etje për punë. Ikea të vjen gjithmonë ndër mend si kompania më e suksesshme në Suedi (të tjerat përfshijnë edhe SAAB dhe H&M), dhe sigurisht ne nuk mund të harrojmë Abba- duke kryesuar ambalazhimin e ikonove kulturore të Suedisë.Ky vend Nordik është i bekuar për natyrën e tij nga egzistenca e një bote të shumëllojshme të egër, në mijëra liqene, dhe një mbulese masive të pyjeve. Malet ndodhen pranë kufirit me Norvegjinë dhe janë ëndrra e një skiatori në dimër dhe të një peshktari në verë.

    Akomodimi i studentëve internacionale

    Mundësia e akomodimit në Suedi varet nga vendndodhja, qytetet e mëdha si Stockholm dhe Göteborg shpesh nuk kanë apartamente të lira. Shoqata Suedeze për akomodimin e studenteve ka një websit (www.sokstudentbostad.se) për të ndihmuar studentët në kërkim strehimi. Strehimet universitare janë zakonisht më pak të kushtueshme se ato private,dhe zakonisht ndodhen afër universiteteve. Ata që dëshirojnë të kultivojnë një jetë aktive sociale zakonisht zgjedhin strehimin universitar. Drejtohuni unioneve studentore sapo të vendosni të studioni në Suedi, sepse mund të duhet kohë derisa të gjeni akomodomin e përshtatshëm me nevojat tuaja, dhe mos harroni të merrni gjithë ndihmën e mundshme nga departamenti i studentëve internacional të unversitetit që keni zgjedhur.

    Moti/Klima

    Një klimë tipike Nordike mbizotëron në Suedi me të ftohtë,dimër me dëborë dhe verë të freskët. Dielli i mesnatës mund të shihet në veri të Rrethit Arktik gjatë muajve të verës, dhe ditët e dimrit janë të shkurtra dhe të errëta.

    Transporti

    Suedia është e njohur për një shoqëri të civilizuar dhe të socializuar, dhe sistemi i saj i transportit publik nuk bën përjashtim. Autobuzët, trenat, tramvjet, ferribotet janë të pastër, të besueshëm, dhe të disponueshëm për studentat me zbritje cmimi. Shumë studentë në Suedi nuk mund ta imagjinojne jetën e tyre pa bicikleta,gjithsesi, ky opsjon më gjelbërues mund të rezervohet për fanatikët më të guximshëm të dimrit gjatë muajve të ftohtë.

    **********************************

     Universitetet e Mbreterisë së Bashkuar dominojnë edhe në këtë listë

    50 Universitet më të mira në Evropë

    Si gjithmonë universitetet e Mbreterisë së Bashkuar dominojnë edhe në këtë listë, ata ndiqen nga universitetet Gjermane, Holandeze, e Franceze. Vihet re se asnjë nga universitetet Italiane nuk ka mundur të sigurojë një vend në këtë listë të përpiluar nga gazeta Britanike The Times.

    50 Universitetet me te mira ne Europe*  
    RenditjaEurope Renditja Boterore (2006) Emri i universitetit Shteti  
    1 2 Cambridge University UK  
    2 3 Oxford University UK  
    3 9 Imperial College London UK  
    4 17 London School of Economics UK  
    5 18 Ecole Normale Supérieure, Paris France  
    6 24 ETH Zurich Zvicer  
    7 25 University College London UK  
    8 33 Edinburgh University UK  
    9 37 Ecole Polytechnique France  
    10 39 Geneva University Zvicer  
    11 40 Manchester University UK  
    12 46 King’s College London UK  
    13 52 Sciences Po France  
    14 54 Copenhagen University Danimarke  
    15 58 Heidelberg University Gjermany  
    16= 64= Bristol University UK  
    16= 64= Ecole Polytech Féd Lausanne Zvicer  
    18 67 Eindhoven University of Technol Hollande  
    19 69 Amsterdam University Hollande  
    20 70 Soas UK  
    21 72 Ecole Normale Supérieure, Lyon France  
    22 73 Ëarëick University UK  
    23 75 Basel University Zvicer  
    24 76 Catholic Univ Louvain (French) Belgjike  
    25 78 Trinity College Dublin Irlande  
    26 81 Glasgoë University UK  
    27 82 Technical University Munich Gjermani  
    28 85 Nottingham University UK  
    29 86 Delft University of Technology Hollande  
    30 87 Vienna University Austri  
    31 89 Lausanne University Zvicer  
    32= 90= Birmingham University UK  
    32= 90= Leiden University Hollande  
    34 92 Erasmus University Rotterdam Hollande  
    35= 93= Lomonosov Moscoë State Univ Rusi  
    35= 93= Pierre and Marie Curie Univ France  
    37 95 Utrecht University Hollande  
    38 96 Catholic Univ Leuven (Flemish) Belgjike  
    39 97 Ëageningen University Hollande  
    40 98 Munich University Gjermani  
    41 99 Queen Mary, Univ of London UK  
    42 102 Sheffield University UK  
    43= 105= Humboldt University Berlin Gjermani  
    43= 105= Sussex University UK  
    45= 109= St Andreës University UK  
    45= 109= Zurich University Zvicer  
    47 111 Uppsala University Suedi  
    48 115 University of Tëente Hollande  
    49 116 Helsinki University Finlande  
    50 121 Leeds University UK