Specialisti Fadil Kepi i përgjigjet pyetjeve të shikuesëve të Bashkim Hoxhës

    551
    Sigal

    Dje në emisionin e mëngjesit në televizionin  NEWS 24 që drejtohet nga  moderatori i mirënjohur Bashkim Hoxha, një shikuese nga Elbasani trajtoi këtë problem, bashkëshorti im ka punuar  46 vjet e 2 muaj i siguruar dhe kur doli  në pension, sigurimet shoqërore nuk i dhanë shtesë pensioni për vitet  që ka punuar më shumë. Jam e interesuar të di për bazën ligjore për këtë problem.

     Përgjigje, shuma mujore e pensionit varet nga rroga dhe vitet e punës të siguruara. Mbështetur në legjislacionin e sigurimeve shoqërore për të marrë pension të plotë m meshkujt duhet të plotësojnë moshën 65 vjeç dhe të kenë 35 vjet punë të siguruara në vendin tonë.

    Sipas nenit 33 të ligjit të sigurimeve shoqërore, personat që kanë punuar mbi moshën e mësipërme të pensionit dhe më shumë se 35 vjet i siguruar, përfitojnë shtesë pensioni 0,34% për çdo muaj, ose 1%  në muaj dhe 4% për secilin vit.

    Neni 62/1 i ligjit të sigurimeve shoqërore përcakton se pensionistët kanë të drejtë të informohen zyrtarisht për shumën  e përfitimeve mujore të pensionit, kompensimeve dhe mënyrën e llogaritjes së tyre.

    Konform nenit 86 të ligjit të sigurimeve shoqërore nr.7703, datë 11.5.1993, bashkëshorti  juaj ka të drejtë të bëjë ankesë me shkrim sipas kësaj radhe. Së pari, Komisionit të Ankimit  pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Elbasan duke parashtruar  pretendimet  që ka. Nëse nuk bindet me përgjigjen që do të marrë brenda 30 ditëve kalendarike, ka të drejtë t’i bëjë ankesë tjetër me shkrim Komisionit Epror të Ankimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore Tiranë dhe së fundi Gjykatës së Elbasanit.

    Duke shpresuar se ju kam sqaruar, uroj që burri juaj ta gëzojë pensionin me shëndet të mirë më shumë vite se sa ka punuar.