Skandali me uniformat e Policisë së Shtetit, do groposen rreth 115 mijë këmisha

    417
    Sigal

    Ekspertët: Përgjegjësit e skandalit ekonomik e moral, para drejtësisë!

    “Jashtë standardit dhe produkte të tjera, vlera e dëmit, 21 milionë dollarë”

    Dokumentet e publikuara për tre ditë rresht në “Telegraf” dhe argumentet e dhëna nga specialistët, zbulojnë skandalin me uniformat e reja të Policisë së Shtetit, groposja e të cilave (si të pa përdorshme), kushton jo pak, por rreth 21 milionë dollarë. Jo vetëm kaq, por punonjësit e policisë, që nga halli janë të detyruar të veshin triko të trasha në vapën e këtyre ditëve, ndjehen të fyer e të nëpërkëmbur në dinjitet. “Shkaktarë të këtij skandali janë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Universiteti i Tiranës (Mbikëqyrës i cilësisë) dhe firma prodhuese. Nuk janë pak artikuj që do të groposen, bie fjala, vetëm këmisha janë 114 mijë e 600 copë. Përgjegjësit e këtij skandali, duhet të përballen me ligjin.
    DETAJE TË SKANDALIT

    per me shume lexoni Gazeten Telegraf