Si të shkosh të punosh dhe jetosh në Londër

    7647
    Sigal

     Eksperienca/ Për studentët, emigrantët në BE dhe të gjithë kategoritë e punëtorëve në Evropë

    Londra në sytë e një italiani në faqen e eurocultura.it

    Gianluca ka pothuaj një vit që është vendosur dhe punon në Angli. Ai tregon për arsyet e vajtjes së tij atje, vështirësitë e fillimit dhe arritjet. Mbi bazën e eksperiencës së tij, ai shpjegon se cila është strategjia më e mirë për t’u ndjekur nga gjithë ata që duan të vendosen në brigjet e Tamizit.
    Londra në sytë e një italiani në faqen e eurocultura.it;

    “Jam 36 vjeç dhe me origjinë nga Ferrara. Pas mbarimit të shkollës së mesme të gjuhëve të huaja në qytetin tim vazhdova studimet e larta për jurisprudencë dhe në vijim u specializova në organizimin e eventeve dhe marketing turistik. Flas shumë mirë anglisht dhe mirë frëngjisht. Në 2002, për të përsosur anglishten, shkova në Edinburg për të ndjekur një kurs trejavor. Përsa i përket njohurive në informatike zotëroj mirë Windows XP, Word, Excel, Açes, Internet, Outlook Express dhe mjaftueshëm Power Point. Kam punuar në Bologna për një studio të marketing dhe komunikacionit që organizonte një panair turistik të rëndësishëm dhe evente të tjera të një shkalle më të vogël. Merresha kryesisht me marrëdhëniet e jashtme, promocionet dhe kërkimet. Në vitet në vijim kam bashkëpunuar me një shoqëri turistike të qytetit tim duke u marrë kryesisht me promocionin. Këtu mu dha mundësia për të përdorur anglishten në kuadrin profesional meqenëse isha i ngarkuar me relacionet publike në panaire dhe workshop si në Itali ashtu edhe jashtë.

    Në Londër

    Erdha në Londër për tre arsye. Kisha ëndërruar gjithmonë të punoja jashtë shtetit: ishte ëndrra e jetës sime që nga periudha e fillores! Doja të jetoja në një metropol internacional dhe kozmopolit ku të kishte jetë, lëvizje, iniciativa kulturore dhe … të tjera si këto. Gjithashtu, desha të fusja në përdorim gjuhët që zotëroja dhe veçanërisht anglishten.

    Vizita paraprake

    Para se të nisesha mendoja shpesh – ndoshta më shumë se ç’duhet – që nuk do ja dilja dot mbanë, që do të hasja vështirësi të pakapërcyeshme. Arrita ta kapërceja këtë gjendje shpirtërore kritke dhe të amullt duke ardhur në Londër dy herë para se të transferohesha. Erdha fillimisht një vit më parë dhe qëndrova rreth dhjetë ditë, ndërkohë që një muaj më parë qëndrova dy javë. E kisha të nevojshme që të njihja mirë qytetin dhe të kuptoja cilat ishin karakteristikat e tregut të punës dhe modalitetet e aksesit në agjencitë e punës. Zbulova p.sh se, agjencitë presin njerëz vetëm sipas kushteve të tyre të përcaktuara: më parë duhet të dërgosh CV-në nëpërmjet e-mail-it ose të mbushësh aplication forms të posaçme që gjenden në sitet e tyre dhe, vetëm kur ato vlerësojnë që profili profesional ju intereson, të thërrasin për të bërë regjistrimin nëpërmjet një bisede njohëse. Po kur mendon se agjencitë bombardohen nga qindra curriculum çdo ditë ta merr mendja që nuk është e lehtë.

    Impakti

    Përsa u përket vështirësive dhe pengesave që mu desh të përballoja fillimisht këtu në Londër mund të përmend para së gjithash hapjen e një llogarie rrjedhëse në bankë dhe regjistrimin në shërbimin shëndetësor nacional. Arrita të hapja llogarinë rrjedhëse vetëm pasi ndryshova adresën në llogarinë time italiane, në mënyrë që ekstrakti i llogarisë të vinte këtu në Londër, në adresën e vendbanimit anglez. Kjo ishte prova e vetme zyrtare e vendbanimit tim në Mbretërinë e Bashkuar sepse nuk kisha asnjë kontratë angleze dhe asnjë faturë angleze që të kishte emrin tim. Më pas munda të regjistrohesha në strukturën shëndetësore të National Health Sevice (www.nhs.co.uk) të lagjes time vetëm pasi mora ekstraktin e parë të llogarisë në bankën angleze sepse kjo provonte formalisht adresën time të re. Para se të nisesha askush nuk më kishte paralajmëruar që procedura ishte kaq e ndërlikuar. Një aspekt tjetër që s’mund të rri pa e përmendur është shoqërizimi. Kur arrin në një qytet të madh nuk është e lehtë të krijosh lidhje të reja dhe duhet të jesh i përgatitur për të kaluar periudha të gjata duke u mbështetur vetëm tek vetja. Ndoshta në fillim nuk pata fat sepse qëllova në një vend pune ku koleget e mi ( jo angleze) nuk ishin të motivuar kushedi se sa për të krijuar marrëdhënie që të shkonin përtej orarit të punës. Gjithsesi ekzistojnë shoqata të cilat bashkojnë italianët që banojnë në Londër duke organizuar pik-nik, festa, darka e te tjera si këto: Italians of London (www.italiansoflondon.com) dhe Italiani a Londra (www.italianialondra.com). Adresat e tyre në internet kanë informacion të bollshëm për ata që duan të transferohen këtu.

    Më të kërkuarit

    Më tepër shans për tu punësuar kanë inxhinierët, mjekët, infermierët, farmacistët, mësuesit, punëtoret e krahut, sepse këto kategori janë më të kërkuarat. Të tjerët duhet “të djersijnë “ më tepër sepse ky është një treg pune jashtëzakonisht kompetitiv dhe agjencitë kërkojnë personin që përmbush gjithë kushtet e përcaktuara prej tyre. Kushedi se sa herë m’i kanë përsëritur këto fjalë kur hyja e dilja nga agjencitë e punës.

    Adresa

    Kur banoja në Itali, i jam përgjigjur shumë lajmërimeve për punë në Londër duke dërguar CV-në time me adresë dhe numër celulari italian; vetëm më pas mësova se kështu kërkesa nuk do të merrej asnjëherë në konsideratë: duhet të kisha një adresë angleze dhe një numër celulari anglez. Në fakt, vetëm në këtë mënyrë situata u zhbllokua dhe më thirrën për një takim pune.

    Fillimi

    Herën e parë shkova të punoj për një Tour Operator, me një kontratë me kohë të përcaktuar. Edhe pse ky vend pune nuk përputhej aspak me objektivat e mia, ishte gjithsesi një fillim i mirë! Gjeta një tjetër punë pas një muaji e gjysmë pranë një agjencie të eventeve dhe marketing. E sigurova këtë vend pune sepse atyre u duhej dikush që të fliste italisht. Kjo eksperience është shumë më koherente me CV-në italiane dhe tashmë kam “akumuluar” pak nga e famshmja UK experience që këtu e duan të gjithë. Paga nuk është kushedi se çfarë dhe punoj si freelance, por sigurisht që është një hap para. Pritja në agjenci ishte shumë pozitive.

    Diferencat

    Diferencat në lidhje me Italinë? Përdorimi i vazhdueshëm i teknologjive të reja, ambiente pune me “të heshtur”, në kuptimin që bëhen me pak llafe dhe nuk flitet për jetën personale (mbi të gjitha nuk qëllon të të bëjnë pyetje të sikletshme), ritme më të shpejta, mund të pushohesh më lehtë nga puna, fiton një vend pune në bazë të kapacitetit efektiv dhe jo të njohjeve personale (d.m.th: rekomandimeve)

    Për ata që duan të kuptojnë

    Po përmbledh tani këshillat më të rëndësishme përsa i përket punës dhe jetës së përditshme.

    Puna

    • Nëse jeni realisht të interesuar të punoni jashtë shtetit, kërkoni këshilla, sugjerime dhe udhëzime vetëm nga personat që punojnë ose kanë punuar jashtë dhe konsulente që e njohin me të vërtetë mirë këtë fushë. Ka shumë persona që japin mend për punën jashtë shtetit por që gjithsesi nuk kanë patur asnjëherë ndonjë eksperiencë të këtij lloji: ata mund t’ju thonë vetëm pjesërisht se si funksionon kjo pune, por nuk njohin shume anë të rëndësishme të problemit.
    • Cv-ja dhe letra e shoqërimit duhen shkruar pa gabime dhe duke përdorur terminologjinë e përshtatshme. Përsa i përket seksionit të arsimit duhet përpiluar duke ja përshtatur sistemit anglez, për të cilin matura jonë korrespondon me A-level. Letra e shoqërimit duhet shkruar me paragrafë (këta janë shumë të rëndësishëm!!!) kështu që mos e ngjishni informacionin në një bllok të vetëm. Curriculum-i, edhe pse mund të mos jetë më i madh se dy faqe përsa i përket fushës së eksperiencave të mëparshme si marketing, komunikacion, organizim eventesh etj., duhet të jetë shumë i detajuar duke mos lënë mënjanë asgjë nga ato që keni bërë më parë. Duhen përmbledhur aktivitetet në paragrafë të vegjël, ku të tregohet lloji i agjencive për të cilat keni punuar, pozicioni që keni patur në ato agjenci dhe pse jeni larguar( reason for leaving). Po të keni mundësi jepjani Curriculum-in për ta korigjuar një personi që e ka anglishten gjuhe amtare. Sugjerime shumë të dobishme për redaktimin e CV dhe të covering letter gjenden në adresen ëeb të Guardian www.guardian.co.uk
    • Në Londër, njerëzit fillojnë të punojnë në moshë shumë të re dhe në përgjithësi bëhet karrierë shumë shpejt, kështu që duhet me qenë shumë kompetitiv. Askujt nuk i intereson që në Itali njerëzit diplomohen më vonë dhe kjo vlen edhe për botën e punës. Për këtë arsye duhet paraqitur një CV që t’i “shkëlqejë fytyra nga shëndeti”. Duhet me qenë edhe “krijues”, jo të pacipë për të gënjyer, po për të përfshirë në eksperiencat tuaja edhe aktivitete që mund t’i kishit zhvilluar.
    • Nuk duhet menduar se do t’u hapen dyert vetëm sepse jeni të diplomuar apo keni kryer master dhe kurse specializimi. Nuk ndodh gjithmonë kështu. Këtu ka më shumë rëndësi të dish si të veprosh brenda një situate të caktuar. Teksa flisja me disa djem, mësova se hynë menjëherë në agjenci ata që, në Mbretërinë e Bashkuar, kanë kryer një master/kurs specializimi, stazh, placement, projekti Leonardo etj..
    • Kuptohet vetvetiu që në sektorët ku komunikimi ka peshën kryesore është e nevojshme zotërimi i mirë, në mos i shkëlqyer i anglishtes, si të shkruar ashtu dhe të folur. Në këtë pikë nuk ke nga e dredh bishtin! Para së gjithash duhet me qenë i aftë të kontaktosh një ndërmarrje ose agjenci punësimi dhe të përballosh në anglisht bisedën paraprake për përzgjedhjen. Për këtë duhet të përgatitesh me shumë kujdes. Në Londër ka shumë kolegje që organizojnë kurse falas për gjuhën: ju sugjeroj që të informoheni ( hotcourses.com dhe floodlight.co.uk kanë një udhëzues dhe një adresë web) dhe të gjeni atë që ju përshtatet më mirë kërkesave tuaja. Unë, për shembull, frekuentoj një kurs për Essay writing, që të shkruaj në mënyrë korrekte çdo lloj teksti.
    • Nëse dëshironi të transferoheni, shkoni disa herë për të parë me sytë tuaj realitetin dhe kërkoni dikë, mundësisht miq ose miq të miqve, që mund t’u ndihmojnë ose tu japin drejtim.
    • . Mos kërkoni vetëm punë me kohë të papërcaktuar.
    • Para se të niseni studioni mirë karakteristikat e sektorit që ju intereson, ndërmarrjet që operojnë në atë sektor dhe recruitment agencies të specializuara. Do të ishte më mirë që të niseshit gjashtë muaj para.
    • Në fillim është më lehtë të gjesh punë pranë ndërmarrjeve që kërkojnë persona të gjuhës amtare dhe që njohin gjuhë të tjera. Për këtë ekzistojnë agjencitë e punësimit të specializuara për gjuhët. Agjencitë kryesore janë: EuroLondon, Language Recruitment Services, Appointments Bilanguage, Languagematters, Boycerecruitment, Bilinguagroup, DSA Bilingual, Bilingual People, Eurecruit dhe The Language Business. Të gjitha kanë adresat e tyre në Internet.
    • Sitet më të mirë për të kërkuar punë janë:

    www.reed.co.uk

    www.totaljobs.com

    www.monster.co.uk

    www.jobsearch.co.uk

    http://jobs.guardian.co.uk

    www.jobsite.co.uk

    www.justlondonjobs.co.uk

    www.toplanguagesjobs.co.uk

    www.officerecruit.com

    • Një adresë interneti shumë e rëndësishme për ata që kërkojnë punë në marketing, evente, komunikacion, PR, advertising, etj është http://jobs.brandrepublic.com
    • Ndonjë lajmërim për punë gjendet edhe në sitin e Dhomës Italiane të Tregtisë në Londër www.italchamind.co.uk. Selia e tyre është në 1, Princess Street. Perveç sitit, që përmban një directory të ndërmarrjeve dhe një faqe të ofertave për punë, ata nuk ofrojnë ndonjë ndihmë ëe veçantë.
    • Frazën se ju nuk keni të famshëm “uk experience” do ta dëgjoni me qindra herë: duhet të jeni shumë, shumë të vendosur dhe këmbëngulës për të bërë gjithçka derisa të prishet ky “rreth vicioz”.
      Jeta e përditshme
    • Nisuni me para në xhep, sepse në fillim duhet të përballoni shumë shpenzime. Në Londër, për shembull, kostoja e jetesës është shumë e lartë.
    • Një dhomë e mirë në Londër kushton rreth 100 stërlina java me fatura (bills) të përfshira ose jo. Për të gjetur shtëpi keni këto alternativa: gazeta e lajmërimeve Loot, njoftimet në vitrinat e newsagents, në supermarket ose në pika të tjera strategjike (për shembull, përbri stacionit të metrosë të Earl’s Court, kolegje, universitete) adresat në internet si:

    www.flatmateclick.co.uk ëëë.flatshare.com

    www.spareroom.co.uk ëëë.intolondon.com

    www.gumtree.com http://uk.easyroommate.com

    Mund të shkoni gjithashtu tek agjencia Flatland, 125, Gloucester Road, London SW7 4TE (duhet paguar për tu regjistruar). Në përgjithësi, të zakonshmet estate agencies nuk merren me flatsharing (ndarje apartamenti mes dy a më shumë personave). Paguhet qiraja në fillim të muajit dhe duhet të lesh si garanci paratë për qiranë e një muaji.

    • Kur të mbërrini, bëni menjëherë abonimin për metronë, sepse transporti është shumë i kushtueshëm: wekly travelcard, monthly travelcard (85 sterlina), prepaid Oyster card. Me ane të abonimit mund të përdorni metronë, DRL, autobusët dhe trenat në zonën që ju zgjidhni.
    • Tre site strategjike jane www.stretmap.co.uk (tregues i rrugëve të Londrës) www.tfl.gov.uk (Transport for London) www.yell.com (fletët e verdha)
      dhe për ta mbyllur………
    • Ju këshilloj të jeni shumë objektivë përsa i përket Italisë (apo vendeve të tjera nga jini) dhe vendit në të cilin po transferoheni, duke pranuar me sinqeritet të mirat dhe të këqijat e secilit. Janë të padurueshëm ata njerëz që hedhin poshtë gjithçka të Italisë (apo vendit nga vijnë) po aq sa dhe të tjerët që kritikojnë çdo gjë nga realiteti i ri.
    • Ndiqni pasionet tuaja, instinktin tuaj, dëgjoni zemrën tuaj: kjo është ajo që ka rëndësi më tepër se gjithçka! Mos hiqni dorë nga një projekt (që do të bëhet sido që  të jetë) vetëm se dikush përpiqet t’ju pengojë.

    Fat të mbarë të gjithëve!