Shteti përzë nga ceremonitë e 28-29 nëntorit ushtarakët dhe veteranët

    420
    Partia Socialiste e cila për të ardhur në pushtet më 23 qershor 2013 bëri aleancë të hapur edhe me forcat politike komuniste që kanë si simbol Enver Hoxhën dhe vazhduesit e PKSH e të PPSH, siç dihet është sulmuar shpesh nga e djathta shqiptare, për “mos shkëputje e mos distancim nga ideologjia komuniste dhe figura e Enver Hoxhës”. Si “provë” të kësaj akuze, partitë e “8 Dhjetorit ‘90”, konkretisht PD, 3 partitë “Balli Kombëtar”, 4 partitë “Legaliteti” dhe Partia Republikane kanë paraqitur publikisht në media, akuza me pamje nga ceremonitë zyrtare të organizuara nga PS dhe qeveria e saj “Rilindja” në raste përkujtimi datash e figurash historike si 5 Maji, 17 Nëntori, 7 Prilli, 4 Shkurti, 9 maji, 10 korriku e 28 e 29 Nëntori, ku në krahë të drejtuesve të PS, kanë qenë si pjesë përbërëse e ceremonive zyrtare edhe përfaqësuesit e partisë së “8 Nëntorit ‘41”, konkretisht veteranët e luftës, familjet e dëshmorëve, ushtarakët madhorë të ish-Ushtrisë Nacional-Çlirimtare dhe të ish-ushtrisë popullore të pas vitit 1944 deri në vitin 1992, të dalë në pension ose në lirim. Siç dihet, në çdo datë historike, në çdo ceremoni zyrtare ku kanë qenë pjesëmarrës me ligj shteti, ish-ushtarakët madhorë dhe ish-ushtarakët veteranë lufte, kanë manifestuar duke tundur fotografitë e Enver Hoxhës, duke kënduar këngë partizane, duke valëvitur flamurin me yllin komunist me 5 cepa dhe pankarta me logot PKSH e PPSH. 
    Këto akuza, të bëra prej drejtuesve të frontit të djathtë politik, prezenca e mbështetësve të PKSH dhe fotografive të Enver Hoxhës në çdo ceremoni përkujtimore zyrtare dhe sikleti i PS për t’u prezantuar me heshtje si “parti e distancuar nga figura e Enver Hoxhës”, duket se e kanë detyruar kupolën e PS dhe qeverisjen e saj “Rilindja”, që nëpërmjet qeverisë “Rilindja” të miratoj një VKM të posaçme me përmbajtje “të rafinuar”, për të përjashtuar portretet e Enver Hoxhës, siglën e PKSH dhe yllin me 5 cepa në ceremonitë zyrtare që përkujtojnë ngjarje, data e figura historike të luftës Nacional-Çlirimtare, udhëheqëse e së cilës ka qenë PKSH dhe Enver Hoxha. 
    Dy ditë para 28-29 nëntorit, VKM që ndalon fotot e Enver Hoxhës në ceremonitë zyrtare
    Nisur nga realiteti që fotografitë e Enver Hoxhës, këngët dhe simbolet komuniste kanë shoqëruar ceremonitë zyrtare përkujtimore të datave historike, ish-ushtarakët madhorë dhe ish-ushtarakët veteranë të luftës Nacional-Çlirimtare, duke nisur nga ceremonitë për përkujtimin e 28-29 nëntorit 2015, nuk do të lejohen të jenë më pjesë përbërëse e ceremonive zyrtare përkujtimore. Nxjerrjen e ushtarakëve madhorë dhe të ushtarakëve veteranë të luftës nga këto ceremoni është ligjëruar me një Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM) të ideuar, hartuar e miratuar e shpallur dje nga qeveria “Rilindja”. Sipas VKM Nr. 933, datë 18 nëntor 2015, ushtarakëve madhorë e veteranë të luftës që janë në lirim, ose në pension, u hiqet e drejta për të qenë pjesë zyrtare në protokollin shtetëror të përkujtimeve historike. 
    Ky vendim qeveri, nuk është gjë tjetër, veçse një akt shtetëror, që ushtarakëve madhorë në lirim dhe veteranëve të luftës shkel, u heq dhe u mohon të drejtën për përkujtuar simbolet dhe figurat e luftës që ata admirojnë, vlerësojnë e mbështesin si ideologji e bindje politike, ndërkohë që kundërshtarëve të tyre historikë, u lejohet kjo e drejtë! Zgjidhjen për të mos lejuar prezencën simbolike të Enver Hoxhës në ceremonitë përkujtimore zyrtare, PS mendoi dhe vendosi ta realizoj me akt zyrtar ligjor, duke futur në zbatim një VKM të “posaçme”. PS e maskuar pas “Rilindjes”, po përdor si “mjet” vendimin e saj të miratuar 2 ditë më parë, nuk thotë troç që ndalojmë simbolet e Enver Hoxhës e të komunizmit në ceremonitë përkujtimore historike, por ndalon ish-ushtarakët madhorë dhe veteranët e luftës, që të marrin pjesë në këto ceremoni zyrtare ku siç dihet ata shkojnë duke tundur fotografitë e ish-diktatorit komunist dhe simbolet komuniste që prej 8 nëntorit ’41. Ky vendim qeverie është miratuar dje, ose më saktë 2 ditë përpara organizimit të ceremonive përkujtimore të 28-29 Nëntorit. Sa për kujtesë, është VKM Nr. 933, datë 18 nëntor 2015, futur në fuqi në datën 26 nëntor 2015, publikuar në “Fletore Zyrtare” Nr. 204, datë 26 nëntor 2015, pra ditën e djeshme! 
    Ushtarakët dhe veteranët, i lejon ligji në ceremonitë zyrtare përkujtimore që prej 1 janarit 2005
    Këtë “zgjidhje”, qeveria e ka bërë jo duke miratuar vendim, apo ligj të ri, por duke shfuqizuar VKM Nr. 542 , datë 12. 08. 2004 “PER STATUSIN E USHTARAKUT ME GRADE MADHORE TE FORCAVE TE ARMATOSURA PAS DALJES NE LIRIM”, botuar në “Fletore Zyrtare” Nr. 59, datë 20 gusht 2004 dhe futur në fuqi (në zbatim) nga data 1 janar 2005 e deri dje më datë 26 nëntor 2015, kur ky vendim, ose më saktë kjo e drejtë e ish-ushtarakëve madhorë në lirim dhe ish-ushtarakëve veteranë të luftës, iu hoq me VKM Nr. 933, miratuar në datën 18 nëntor 2015 dhe futur në fuqi për zbatim, dje në datën 26 nëntor 2015, dy ditë përpara përkujtimit të 103-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe 71-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë. Ky vendim qeverie, që merret vetëm 2 ditë përpara datave historike të 28-29 nëntorit 2015 kur ish-ushtarakët madhorë në lirim e pension dhe veteranët e luftës Nacional-Çlirimtare do të jenë pjesë e protokollit zyrtarë të ceremonive përkujtimore sipas Nenit nr. 6, të VKM Nr. 542 , datë 12. 08. 2004 “Për Statusin e Ushtarakut”, u njihet ligjërisht e drejta për të marrë pjesë në protokollin e ceremonive zyrtare përkujtimore. 
    Po kështu në nenet e tjerë të këtij vendimi, ata gëzojnë edhe të drejta të tjera financiare, mbrojtjeje fizike, vlerësimi moral e institucional. Ndërsa me VKM Nr. 933, datë 18. 11. 2015, miratuar në datën 26 nëntor 2015, u hiqet e drejta e pjesëmarrjes në ceremonitë përkujtimore zyrtare, por edhe të drejtat e tjera që parashikon VKM Nr. 542, tashmë e shfuqizuar. Ata që bënë luftën, ata që kanë bijtë e tyre në varrezat e dëshmorëve të luftës, në këtë 28-29 nëntor e në vazhdim, nuk do të jenë në përkujtimin e tyre dhe të datave historike të luftës që bënë, mbasi i ndalon shteti me vendimin zyrtar, që fakt e ka miratuar për të ndaluar prezencën e fotografive të Enver Hoxhës në këto ceremoni përkujtimore, duke i bërë ushtarakët madhor dhe veteranët e luftës, “viktimë” të falsitetit të luftës së tyre gjoja “antikomuniste”, mbasi në fakt pozitë-opozitë janë partnerë “mirëkuptues”.
    Sigal