“Shtëpia e Zotërinjve” qendra e të moshuarve,iniciativë e fituesit Nobel

    838
    Sigal

    TIRANE – “Shtëpia e Zotërinjve” është qendra më e re e përkujdesit ndaj të moshuarve në Tiranë. Në këtë qendër ishte Kryeministri Edi Rama së bashku me Prof. Muhammad Yunus fitues i çmimit Nobel dhe Ministri i Mirëqennies Sociale Erion Veliaj.

    Muhammad Yunus si iniciator i zhvillimit të konceptit të biznesit social, prej disa kohësh jep kontributin e tij edhe në Shqipëri, përmes “Yunus Social Business Albania”, për ngritjen dhe mbështetjen e sipërmarrjes sociale.

    Në fjalën e tij, Profesor Yunus tha se qëllimi i kësaj iniciative ishte t’u ofrojë të moshuarve kujdes shoqëror.

    “Është diçka që e kishim në mendje, në imagjinatë dhe tani është realitet. Kjo është diçka që mund të ndodhë. Është diçka që ne nga imagjinatë  mund ta bëjmë ralitet. Kjo shtëpi është një provë. Është një përpjekje e veçantë, nëse dëshiron që ta drejtosh në mënyrë të qëndrueshme. Ndaj, nuk është e nevojshme të kërkosh fonde për këtë ndërtesë, sepse ajo mbahet me të ardhurat e veta. E gjithë ideja është të reduktojmë kostot sa më shumë të jetë e mundur, ta bëjmë të leverdisshme për njerëzit, që të kenë shërbime si ndihma mjekësore, shoqëria e njëri-tjetrit, kujdesi familjar, dhe të gëzojnë jetën sepse ndihen të izoluar për faktin se nuk takojnë njerëz të tjerë si ta. Sot, ata kanë shoqërinërinë e të tjerëve” tha Prof. Muhammad Yunus fitues i çmimit Nobel

    shtepia e zoterinjve

    Veliaj: Krijojmë një koncept të ri social
    Nga ana e tij Ministri Veliaj theksoi se qeveria do të mbështesë zhvillimin e biznesit social, në bashkëpunim me sipërmarrjen, në mënyrë që të zhvillohet koncepti i ri i çështjeve sociale.

    “Ky është një koncept novator që bashkë “Yunus Social Business” kemi ndërmarrë për t’iu larguar idesë klasike që kemi pasur me ato që quheshin azilet shtetërore dhe për të shkuar në një bashkëpunim publik-privat, ku kjo nuk është më një azil, por është një shtëpi e të moshuarve, ashtu siç e ka emrin “Shtëpia e zotërinjve,” u shpreh Veliaj.

    shtepia e zoterinjve

    Rama batuta me të moshuarit: Moshë e vjetër, po kockë e fortë jeni
    Gjatë qëndrimit aty, Kryeministri Rama krahas bisedës  me profesor Yunus, shkëmbeu batuta me një të moshuar, i cili u shpreh se nuk do të ia merrte mendja ndonjëherë që shefi i qeverisë do t’i vizitonte. Nga ana e tij, kryeministri ia ktheu me humor : “Do vij prapë e prapë këtu dhe do të të gjej, se moshë e vjetër, po kockë e fortë je” tha Rama 

    Qendra “Shtëpia e Zotërinjve”  vjen si një iniciativë private që ofron shërbim rezidencial dhe ditor për të moshuarit, por e ndërtuar mbi një koncept novator si ai i biznesit social dhe e mbështetur nga Qendra “Yunus Social Business Albania”.   

    shtepia e zoterinjve

    shtepia e zoterinjve

    shtepia e zoterinjve