“Shqiptarë izolohuni”, mjeku thirrje qeverisë: Gjashtë masat urgjente që duhet të merrni për koronavirusin

564
Sigal

Mjeku Petrit Vargu ka deklaruar se kryeministri Edi Rama në vend që t’i paraprijë shpërndarjes së infeksionit del dhe reciton me ministren e Shëndetësinë, Ogerta Manastirliu.

Ai thekson se qeveria duhet të marrë menjëherë gjashtë masa, si dhe populli të vetëziolohet.

Postimi:

Ne vend qe te marrin masa qe duhet ti paraprijne shperndarjes se infeksionit ,si ne asnje vend tjeter te botes,del e na reciton me ministren e shendetesise .Megjithese ,ben thirrje qe mos politizohet ,target i tij eshte opozita dhe mjeket qe flasin ndryshe.

Njeriu qe la me 60 tampone per 30 dite Shqiperine dhe me aeroporte dhe porte te shpartalluara duhet te dije qe:

1)Te izolohet pjesa perendimore e Shqiperise nga ushtria.

2)Te pajisen me aparaturen PCR te gjithe spitalet rajonale.

3)Ti mundesohet popullit marja pa para e vit C dhe D.

4)Te nderprehet puna ne te gjitha institucionet dhe dyqanet,pervec farmacive ,ushqimoreve dhe ministrive.

5)Te futen ne taskforcen e KKK-ve njerez te ditur,te lexuar duke menjanuar keshtu qe te vertetat te mbahen te blinduara dhe populli te kete transparence.

Gjithashtu eshte vertetuar qe kjo taskforce ka bere gabime te renda.6)Te blihet urgjent ,gjithcka qe do te nevojitet per fazen e trete te kesaj epidemie ,qe eshte faza e mjekimit.

POPULL VETEIZOLOHUNI!JU SHPETON JETEN!

Është rënduar bilanci me Covid-19 në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit.

Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje.

Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.