Shorti zgjedh Arta Mandron si anëtare të KLP, pritet votimi në Kuvend

174
Sigal

Nënkomisioni “Për përzgjedhjen e kandidatit për anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të shkollës së Magjistraturës”, edhe në raundin e dytë nuk kaloi asnjë kandidaturë. Përzgjedhja e kandidatit u bë me short ku gogla u tërhoq nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi dhe u zgjodh Arta Mandro, që do i shkojë Kuvendit, gjithmonë nëse merr votat do të zgjidhet anëtare. Nëse nuk merr shumicë votash, zgjidhet një anëtar tjetër nga nënkomisioni. Në garë janë katër emra: Arta Mandro, Florian Bjanku, Juliana Bylykbashi, Kreshnik Myftari. Edhe më 14 shtator, opozita e mazhoranca nuk gjetën dakordësi, dhe zgjedhja u bë me short.