Shoqata Kombëtare e Pronarëve, propozime për zgjidhjen e ngërçit të pronave

    468
    Sigal

    Shoqata Kombëtare e Pronarëve Legjitim i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë,

    Presidentit të BE-së dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare të interesuara që drejtësia mbi pronën të mbetet themeli i vendosjes se një sistemi demokratik me bazë ligjin në një vend postkomunist dhe Kushtetuta të jetë baza e kësaj drejtësie. Duke gjykuar mbi kaosin ligjor, korrupsionin, reaksionin me armë ndaj ligjeve të pronës, rrezikimin e sovranitetit kombëtar duke u falur tokë komuniteteve jo shqiptare e duke persekutuar pronarët e vjetër legjitim shqiptare, mungesës së lirisë për të zotëruar pronat e tyre të njohura me ligj pronarëve të vjetër legjitim, ngarkimin e vendit me një borxh financiar prej mese 30 miliardë euro, proceset e panumërta gjyqësore për pronën dhe favorizimin e korrupsionit me këto ligje, propozojmë:

    Të ndërtohet një ligj integral për pronat, ku të zbatohet e drejta kushtetuese për të gëzuar pronat e tyre pronaret e vjetër legjitim, në të të përmblidhen ligjet 7501 dt.19/07/1991, 8053, 9235, 9583 si edhe ligji i Legalizimeve. Ligji 7501 dhe 8053 dhe i Legalizimeve kur u aprovuan u justifikuan me termin “Për interes publik”, por në fakt janë interesa të përcaktuara private, mbasi përfituesit janë persona fizikë privatë. Ligji 7501 është në themel të tij antikushtetues dhe antishqiptar dhe Gjykata Kushtetuese do të shprehet për të, ndërsa Ligji i Legalizimeve u aprovua politikisht me votën e shumicës, megjithëse Presidenti i Republikës e ktheu ligjin duke e kundërshtuar atë. Por ajo shumicë Parlamentare shkeli Kushtetutën ashtu siç bëri më vonë me kufirin detar të vendit. Duke pare se ligjet e mësipërme bien ndesh me nenin 41 dhe 181 të Kushtetutës, pasi nuk njohin pronarët e vjetër legjitim, (përcaktuar saktësisht në nenin 181 të Kushtetutës), gjithashtu kane prodhuar handikap me persona të pronësuar dy apo tri herë, duke përfituar pronë me ligjin 7501, edhe me ligjin 8053, por edhe me ligjin e Legalizimeve. Ka persona që kanë përfituar nga ligji 7501 në konflikt me pronarin e vjetër legjitim. Me Ligjet 7501, 8053 dhe Ligjin e Legalizimeve është dëmtuar zona me përparësi zhvillimin e turizmit, që ishte përcaktuar me ligj për kthimin dhe kompensimin e pronarëve të vjetër legjitim. Gjithashtu ndryshimi i destinacionit të pronës, ndërtimet e paligjshme, dëmtimi i strukturës e inventarit të pronës duke dëmtuar miliona rrënjë ullinj, drurë frutore e vreshta si dhe zaptime të ndryshme si pasojë e një pushteti lokal aleat me krimin mbi pronën, kanë sjellë shkatërrime e kaos dhe kjo duhet të marrë fund. Shqiptarët kanë shpresuar gjithmonë në një qeverisje të përgjegjshme e për këtë votuan. Për këtë propozojmë:

    Neni 1, në mbështetje të neneve 41, 78, 83/1 dhe 181 të Kushtetutës së Shqipërisë Ligjet 7501 dhe 8053 dhe Ligji i Legalizimeve ushtrojnë efektet e tyre të plota në ligjin e ri përveç rastit kur mbivendosen në prona të pronarëve të vjetër legjitim të njohura me tapi si dhe me vendime të formës së prerë të gjykatave. Për ketë, personat fizike, që pronësinë e tyre të marre me ligjet 7501, 8053 dhe ligjin e Legalizimeve e kanë të mbivendosur mbi pronën e pronarëve të vjetër legjitim, e mbajnë atë me qira të butë te vendosur nga shteti dhe prona hipotekohet në emër të pronarit të vjetër legjitim përkatës.

    -Kundër një vendimi të KKKP nuk mund të ngre padi një përfitues nga ligji 7501 dhe paditë e ngritura më parë pushohen. Vendimet kundër pronarëve të vjetër legjitim anulohen.

    – Të mos pengohen pronarët e vjetër legjitim nga kufizimet në kohë për paraqitjen e dokumenteve dhe regjistrimin në KKKP .

    – Të çlirohen hipotekat e niveleve të ndryshme nga drejtues të korruptuar që pengojnë qëllimisht shërbimet ndaj pronareve legjitime për të rënë në rrjetet e menaxherëve mafiozë

     -Pronat e dhëna në përdorim trajtohen në bazë të kodit civil dhe vendosen menjëherë në funksion të KKKP për t’u kthyer pronarëve legjitim.

    Kryetari Ferdinant Sulaj