Shkatërrimi, abuziviteti dhe shëmtimi i Tiranës

    413
    1. Një kat i tërë pa leje mbi katin e dytë të Hotel Tirana Internacional (ish 15-katëshi) në qendër të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë? Në punime! Nuk shikohet asnjë tabelë. Dhe është e pamundur që këtu të jetë e miratuar ndonjë leje ndërtimi spese kuadri ligjor tani nuk e lejon dhe sepse ky objekt është monument kulture i kategorisë së dytë (në bazë të ligjit për trashëgiminë kulturore nuk lejohet ndryshimi i fasadës, i volumeve) i shpallur me vendimin e Ministrisë së Kulturës nr. 122, datë 05.03.2007, sipas vendit në internet të Institutit të Monumenteve të kulturës. Po kështu ky objekt është brenda Ansamblit Monument Kulture të qendrës së Tiranës të shpallur me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 180, datë 13.4.2000. Kush i lejon këta njerëz të ndryshojnë dhe shëmtojnë ikonat e Tiranës si t’u dojë qejfi? Thuhet se edhe tendat, gazebotet, restorantet kanë qenë vendosur pa leje. Tani po zëvendësohen me një konstruksion metalik të plotë duke ndërtuar një kat të tërë mbi katin e dytë. Çmenduri?
    Ku është IKMT, Inspektoriati Kombëtar i Mrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës, Insituti i Monumenteve të Kulturës, Ministri i Brendshëm, Policia e Rendit, Këshilli Kombëtar i Restaurimeve?
    Po Kryeministri që do të bëjë shtet?
    Sigal