Shitja e librave shkollorë në 25 gusht-13 shtator, tekstet e reja 10% më shtrenjtë

    423
    Periudha 25 gusht-13 shtator është vendosur si kohë për shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2015-2016. Shitja e teksteve shkollore bëhet nga njësitë tregtare të shitjes së librave. Në udhëzimin e MAS, i cili mban datën 12 qershor, përcaktohet se çdo shkollë, për periudhën 25-gusht-13 shtator 2015, u vë në dispozicion falas personave të ngarkuar nga shpërndarësit e rrethit (librashitësit), një ose dy klasa të sigurta për shitjen e teksteve shkollore me hologramën e MAS-it.
    Veç teksteve të reja për nxënësit e klasave të para dhe të gjashta, edhe librat shkollorë për klasat e tjera, pra tekstet për nxënësit nga klasa e 2-5, dhe nga klasa e 7-12, do të kenë një rritje të lehtë, e cila është llogaritur në bazë të inflacionit të vitit 2014. 
    Ministria e Arsimit ka përcaktuar çmimin e shitjes së teksteve të reja shkollore. Nëpërmjet një udhëzimi të firmosur dje nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tekstet e reja pritet që të kenë një çmim jo më shumë se 10% më të lartë se tekstet e viteve të mëparshme. Këtu përfshihen vetëm tekstet e klasave të para dhe të gjashta, të cilët vitin e ri shkollor 2015-2016 do të mësojnë me tekste të reja. Po ashtu, përfshihen edhe tekstet dixhitale për nxënësit e vitit të parë gjimnaz, ku marzhi për çmimin e këtyre teksteve është jo më shumë se 15% i vlerës së teksteve analoge. 
    MAS i kërkon subjektit analizë të detajuar të çmimit dhe vlerëson çmimin e propozuar prej tij, por çmimi përfundimtar nuk duhet të tejkalojë marzhin maksimal 10% mbi çmimin e tekstit analog i aplikuar në vitin e mëparshëm. Për sa u përket teksteve dixhitale (sistemeve mësimore interaktive) do të operohet me të njëjtën procedurë si për këto tekste; kufiri maksimal nuk duhet të tejkalojë marxhin prej 15% mbi çmimin e tekstit analog të formatit hard-copy. 
    Sigal