Sheiku blen ikonën e modës Valentino, shqiptarët nuk i dhanë Albpretolin

    1209
    Sigal

    Sheiku Al Thani i bën dhuratë gruas së dytë Mozah, ndërsa projektet për Patosin dhe Sarandën janë ende të ngrira

    Kur “Telegraf” botoi muaj më parë një shkrim për mundësinë e blerjes së zonës naftëmbajtëse Patos- Marinëz – Gorisht dhe projekte deri në detin e Sarandës nga sheiku i Katarit Al Thani, disa edhe nuk besuan. Nuk besuan së pari, sepse kryeministri i Shqipërisë se pasur, por të mjerë, Sali Berisha dhe ish-zëvendës kryeministri i dorëhequr Ilir Meta, me kokëfortësi nuk mund të pranonin dhe se ata donin në të vërtetë t’ia falnin zonën naftë dhe gazmbajtëse (miliarda tonelata të deklaruara në shtyp) Greqisë dhe se sheiku i Katarit, nuk mund të ishte në planet e tyre që, së pari kanë përfitimin vetjak, si kanë rezultuar shumë fakte e akuza të qytetarëve dhe opozitës së përgjakur. Ai shkrim, firmosur nga autori i  këtij shkrimi të sotëm, hapte një dritare vizuale. Disa telefonata miqsh, që më erdhën nga Shqipëria dhe nga Patosi, ku dhe kam lindur e mësuar gjer në moshën 14 vjeçare, më shumë se sa qortuese, si me siguri kane pasur përshtypjen qeveritaret nëse kanë pasur rastin ta lexojnë, me nxisnin për të vazhduar. E thënë më shqip, për hap të mëtejshëm të projekt-idesë së sheikut të Kuvajtit Al Thani, paksa cekur nga gruaja e tij Mozah, pa e zgjeruar “sekretin”! Në të vërtetë ideja për të shkuar Katari sa më pranë Europes, asnjëherë nuk i ka munguar familjes së pasur të Katarit ta nxjerrë në sipërfaqe, gjë që edhe ndodhi në takimin e shkurtër, disa minutash sy më sy, me sheiken Mozah Bint Nasser al-Misnes, më e preferuara ndër gratë e shumta që ka sheiku Hamad Bin Khalifa al Thani. Ajo ide me projekte mundet të gatshme, por në “frigorifer” (mërmëritet për autostradë direkt Patos-Vlorë-Sarandë, me 4 korsi vajtje dhe 4 ardhje, tunele në vijën bregdetare, grataciela në Patos-Vlorë dhe hotele luksoze po ne vijën bregdetare, gjer në Butrint e Finiq, mundet dhe një pistë Formula-1, rrjet modern shërbimesh, mjedis tepër ekologjik, shkolla, kopshte, etj.,) pret kohën dhe, duket natyrshëm ka kushte, si për shembull, Patosi Republikë, si Monte Carlo në Francë; San Marino në Itali etj… Stafi i vajzave dhe dy grave të Mozah ishte fjalëpak për idenë që do të sillte Katarin më pranë Europes. Diçka, gjithsesi shkëputëm atëherë, edhe prej tyre ku kuptuam që më parë duheshin realizuar projekte të tjera, dhe, tjetra, se ende në Shqipërinë e virgjër, nuk ka kushte…

    Me stafin e Mozah kemi bërë edhe foto kujtimi dhe ende ruajmë lidhjet virtuale përshëndetëse, nëpërmjet celularëve… “Telegraf” e pasqyroi edhe atë takim të shkurtër në Sardenjë, pa publicitet me gruan e sheikut, Mozah që tha diçka dhe nuk përcaktoi asgjë!…
    Gjithsesi më ka ndjekur si hije ai projekt i “ngrire” sheiku që, përveç pasqyrimit, të ngjan dhe më ngjan mua, i mundshëm dhe po aq i pengueshëm dhe si ndodh me ne, përherë, i pamundshëm. I pamundshëm sepse nëse Mozah do të më thoshte, për shembull: “Do blejmë firmën ikonë italiane më parë, Valentino” unë nuk do ta besoja! Sinqerisht, për vetë famën italiane të modës.
    Por, ja e pamundura është bërë e mundur: Sheiku i Katarit, Hamad Bin Khalifa al Thani, “burrë i sjellshëm, shkruan italiania “La Repubblica”, këtë herë i ka blerë të gjithë shoqërinë Valentino, gruas së dytë Mozah”. Nuk ka më dyshim. Nuk është shpikje, as projekt- ide, por realizim i plotë. Ikona e modës italiane, e shumënjohura edhe në Shqipëri, Valentino, përfundon 100 përqind në duart e sheikes Mozah që, siç më tha, ka një pasion të madh modën, artin dhe preferon Madonën, të cilën prej kohësh e ka edhe mikeshë shtëpie. Shkrimi në gazetë, i thotë të gjitha, madje, tregon se shifra e shitjes së shoqërisë së famshme Valentino është 700 milion euro, pothuaj dyfish më lartë sa është menduar tua shesë ruseve a sllavëve Berisha, gjigandin shqiptar të Albpetrolit. Naftën (?!). Ata që arritën t’i shkëpusin çekun 700 milion euro sheikut, nuk kanë qenë përfaqësues të shtetit italian, as të presidencës, përkundrazi, njerëz pothuaj të panjohur. Është një shoqëri e vogël dobiprurëse që jo rastësisht ndërhyri. Familia Marzoto dhe fondi Permira janë “shkuesit” për martesën e madhe Valentino duke mos e realizuar, si u tha në fillim, nga “Katar Investiment Authority” (Kia), por nëpërmjet “agent de poche”, që operon vetëm për çështjet personale të sheikut. Sidoqoftë edhe me tratativat më të fundit, për të blerë futbollistet e njohur të Milanit Ibrahimovic, dhe Thiago Mota, të dy për klubin francez “Paris Sain Germain”, ku sheiku është padron, shihet që, tashmë, vetëm Adriatiku e ndan Emirin Al Thani, të prekë me dorën plotë flori, bregdetin e jugut shqiptar, të cilin sipas gruas së tij Mozah, “nuk dëshiron ta kenë grekët” që kanë bashkëpunëtorë të vjetër në qeverinë e sotme shqiptare. Pra, dhe një hap tjetër drejt Shqipërisë duket që është bërë, edhe pse ende pa deklarim. Në të vërtetë Kuvajti ka hyrë në Europë, por këtu nuk ka bazament naftëmbajtës dhe, më kryesorja, det brilantin si të Shqipërisë, për të zbritur në verë miliardat e eurove të anglezeve, holandezëve, danezeve, gjermanëve dhe pse jo edhe francezeve dhe italianëve. Këtu është çelësi i artë… Diçka jo e vogël ende pengon! Mundet qeveritarë shqiptarë në ikje e sipër dhe në rrezik ndëshkimesh ligjore, për çfarë i kanë bërë perlës së Europës, Shqipërisë, janë gati tua japin zonën naftëmbajtëse rusëve, sllavëve, grekëve dhe kanadezëve, që vetëm Emirit të mos ia japin, pasi ai nuk është i korruptueshëm dhe tu jap para në dorë qeveritareve, si përfliten të kenë bërë ata gjer më sot, pasuruar dhe të pandëshkuar. Natyrisht, mund të vonojnë, por me siguri nuk do pengojnë dot qeveritarët e sotëm, të korruptuar, të bllokojnë pasurinë përrallore që e kanë, sipas Mozah, mrekullisht, vetëm shqiptarët.
    Dhe, në të vërtetë, kush ka shkuar në Katar, ka parë shkretëtirë të madhe, të verdhët rërë, ditë e net të nxehta, gjer zhuruese, dhe pak ose aspak blerim, lumenj e fusha me jetë, si në Shqipëri. Jeta e vërtetë e Katarit është poshtë rërës, ndërsa Europa është shumë larg dhe ndaj Katari “digjet”, të vijë këtu… Katari, me sipërfaqe sa Londra, ka “blerë” Londrën, Parisin, tani edhe Romën. Por, para se të mbërrijë në këto blerje përrallore, Katari ka lumturuar popullsinë e tij. Me arin e tij të zi të nëntokës, është kampioni i botës, për GDP, mbi bazë të të cilit ka edhe një mesatare, po kampion bote në të ardhurat për frymë popullsie, 80 mijë euro në vit, nga fëmija i sapolindur dhe përfundon tek pensionisti, gjë që sipas gruas së sheikut Mozah, mund të praktikohet menjëherë për banorët e Patosit dhe zonave naftëmbajtëse në juridiksion të pavarur të Patosit, nëse do të ecet në këtë pistë… Dhe, nëse ndjekim ç’kanë realizuar kuvajtianët gjer tani, mund të krijojmë të paktën një koncept “extra real”. Nën paratë e Katarit janë sot 17 përqind e aksioneve të  Wolswagen, Studiot hollivudiane të Miramax, kontrolli i Bursës së Londrës, 6 përqind i Barklays dhe 5 përqind i Credit Suis, 10 përqind të prodhimit të makinës luksoze Porsche, Skuadrën Paris Sain Germain, Valentino. Kohët e fundit, si dhe ka shkruar më parë “Telegraf”, Emiri Al Thani, ka “dhuruar” një çek prej 650 milion dollarë, për Costa Smeralda, në Sardenjë, ish-mbretëri e një tjetri princ mysliman, Aga Khan. Gjatë muajit prill sheiku Al Thani takoi dhe kryeministrin Monti, me kërkesë të këtij të fundit, takim përgjithësisht top sekret dhe që tashmë po shpaloset me konkretizim e që mund të riaktivizojë edhe industrinë e prodhimit të Jacht-eve luksoze, blerjen e TV 7, nxjerrë në shitje nga Telekom. Në këto “ujëra” shitjesh flitet se, ka hyrë edhe Berluskoni, ditët e fundit dhe jo vetëm për futbollistët e sipër shënuar, por dhe për kanalet e tij televizive në faliment…
    Mediat njoftojnë se, ndërsa është ëndërr e tyre të kenë në dorë edhe Champions, ata kanë projekte gjigandteske në të gjithë detin Mesdhe, përjashto Greqinë… “Të pasurit e Katarit, si tha edhe drejtpërdrejt gruaja e dyte e Al Thanit, Mozah, “ëndrrat i bëjmë realitet sepse kemi para”. Dhe të kesh para të ndershme, natyrisht, nuk është asnjëherë keq! Shqiptarët kanë mundësinë më të madhe nëse do të dinë të përfitojnë duke bërë si Anglia, Franca, Italia! Fundja ky është edhe perëndimi i ëndërruar, ndërsa paratë janë në lindje… Ikona Italiane e modës, Valentino është një shembull për naftën e Patosit dhe më gjerë!

    Pasuria e sheikut

    -17 përqind e aksioneve të Wolswagen,

    -Studiot hollivudiane të Miramax,

    -Kontrolli i Bursës së Londrës,

    -6 përqind i Barklays

    -5 përqind i Credit Suis,

    -10 përqind të prodhimit të makinës luksoze Porsche,

    -Skuadrën Paris Sain Germain, Valentino

    -5% argjendaria Tiffany

    -2% firma Louis Vuitton

    – Firma Valentino

    -Al Jazeera

    -Magazinat Harrods në Angli