Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Prof. Asoc. Bajram Begaj, mori pjesë në Takimin e 187-të të Komitetit Ushtarak të NATO-s, në Bruksel, Belgjikë

218
Sigal

Takimi i Komitetit Ushtarak u hap nga kryetari i Komitetit Ushtarak, admiral Rob Bauer i cili theksoi se NATO-s është aleanca më e suksesshme në histori: së pari për aftësinë për të qenë të bashkuar, dhe së dyti aftësia e saj për të ndryshuar. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm, z. Jens Stoltenberg, në fjalën e tij evidentoi ndryshimin e mjedisit të sigurisë, si pasojë e luftës brutale dhe të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, duke e përshkruar atë si mjaft të rrezikshme dhe të paprecedentë për sigurinë Euroatlantike. “Presidenti Putin po dështon në  arritjen e objektivave strategjik. Ukraina po reziston, NATO mbetet e fortë dhe uniteti transatlantik është solid.” – u shpreh sekretari Stoltenberg. Takimi vijoi më tej me sesionet kushtuar luftës në Ukrainë; partnerët Finlandë dhe Suedi; vlerësimi operacional i komandantit Suprem të Aleatëve për Evropën, gjeneral Tod Ëolters dhe vlerësimi i Komandantit Suprem të Aleatëve për Transformimin, gjeneral Philippe Lavigne mbi konceptin e ardhshëm të Zhvillimit të Luftës si dhe Udhëzimin Politik 23, si dhe situata në rajonin indo-paqësor dhe roli i Australisë, Japonisë, Zelanda e Re, Republika e Koresë. Ndërkohë, në seancën e fundit u zhvillua takim privat midis shefave të Mbrojtjes për të shkëmbyer mendime të hapura për çështje strategjike.  Gjeneralmajor Begaj në ndërhyrjen e tij theksoi qëndrimin e Shqipërisë kundër agresionit rus ndaj Ukrainës dhe mbështetjen që Shqipëria ka dhënë dhe vijon të japë. Gjeneralmajor Begaj i bëri me dije Komitetit Ushtarak se: “Shqipëria në koordinim të ngushtë me aleatët ka angazhuar instrumentet e saj politik, diplomatik dhe ushtarak për të mbështetur Ukrainën. Ne kemi dhënë ndihmë në materiale luftarake dhe humanitare për Ukrainën dhe aktualisht po planifikojmë të dërgojmë një sasi tjetër donacionesh. Komiteti Ushtarak është përgjegjës për këshillimin e autoriteteve politike të NATO-s mbi masat që konsiderohen të nevojshme për parandalimin dhe mbrojtjen e përbashkët të territorit të NATO-s, si dhe për zbatimin e vendimeve në lidhje me operacionet dhe misionet e NATO-s.”