Sekretari organizativ i PS: Puna e patronazhistëve, faktor kryesor i fitores më 25 prill

313
Sigal

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste është mbledhur online pasditen e kësaj të mërkure, aty ku mungon kreu Edi Rama, pasi është nisur drejt Turqisë. Sekretari organizativ, Arben Pllumbi, ka dhënë një informacion mbi gjendjen dhe veprimtarinë të strukturave organizative vendore të partisë. Ai foli edhe për fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit, duke mos lënë pa përmendur edhe patronazhistët, që ishin përkrahësit me më ndikim në komunitete dhe përballuan një ngarkesë elektorale të madhe, si dhe ishin një nga faktorët kryesorë të fitores së PS.

”Po jap disa të dhëna për anëtarësinë e partisë. PS numëron mbi 112 mijë e 917 anëtarë. Anëtarësia e partisë ka regjistrime vet elektronik i cili është përmirësuar këto dy vite. Nga ky regjistër janë nxjerrë edhe të dhënat që po paraqesim. Në efektivin e partisë 30 mijë e 50 janë shoqe që përbëjnë 27.8% të anëtarësisë, nga 26.7 % që kishim vitin e kaluar, më shumë se në vitin 2019.

Niveli arsimor i anëtarësisë së partisë ka ardhur në rritje nga viti në vit. PS aktualisht ka 34.8% të anëtarësisë me arsim të lartë, nga 31% që kishte në fund të vitit 2019 .Qarku i Tiranës ka përqindjen me të lartë, më pas Gjirokastra, Vlora, Durrësi, Elbasani dhe Fieri. Me arsim të mesëm janë 43.6% e anëtarësisë, nga 47% që zinin një vit më parë. Kemi 78.4% të anëtarësisë me arsim të lartë dhe të mesëm, në total.

Në lidhje me anëtarësimet e reja, mbetet si një nga detyrat më kryesore. Në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit funksionuan 5042 organizata, numri i tyre është shtuar. Organizata socialiste janë drejtuar nga dy bashkëkryetarë, një shoqe dhe një shokë. Implemetimi i kësaj risie pati vështirësitë e veta por procesi eci dhe deri në kongresin e partisë të 29 shkurtit ishin zgjedhur 2526 shoqe kryetare të OS, më shumë se gjysma. U punua mirë në shumë qarqe.

Patëm edhe disa vështirësi, sidomos edhe nga pandemia, që kërkuan veçori të punës së strukturave. Procesi pati vlerësim maksimal nga anëtarësia jonë. Përkrahësit me më ndikim në komunitete u ngarkuan me detyrën e patronazhistët, të cilët përbën bazën e piramidës së strukturës elektorale të partisë. Partonazhistët përballuan një super ngarkesë elektorale me të patronazhuarit, që ishte një nga faktorët kryesorë të fitores tonë. Veprimtaria e tyre mori vlerësimet maksimale nga kreu i partisë. Patëm edhe disa personalitete që spikatën në përballimin e vështirësive të vitit të kaluar”.