Sefer Pasha: Shkrimtari Peter Handke, Millosheviçi dhe Ukshin Hoti

509
Sigal

Shkrimtari Peter Handke, Millosheviçi dhe Ukshin Hoti

“ Zëri i Hitlerit në radio kishte një tingull të këndshëm”

Marë nga libri “Një brengë përtej ëndrrës”

“I vetmi veprim politik që kuptoj unë ëshë etja për vrasje”

Marë nga libri “Mëngjarashja”

Peter HANDKE

Nga SEFER PASHA  

Fituesi i Çmimit Nobel në letërsi Peter Handke ka qenë tërësisht i panjohur në peisazhin tragjik të Kosovës. Askush nuk është marë me veprën e tij të shkapërdedhur. Për shkak të traditës e të artit në shekuj në Kosovë vepra monstër e Handkes nuk ngjit në viset e vendit më të masakruar në Ballkan dhe Evropë. Por kur fare papritur shkrimtarit austriak ju dha Çmimi Nobel e gjithë Kosova dhe shqipëria u trondit. Populli i Kosovës e dinte se shkrimtari Peter Handke kishte folur me përkushtim në ceremoninë e varrimit të Sllobodan Millosheviçit. Pikërisht për këtë arsye revoltat u ndjen në çdo milimetër të Kosovës. I lanë filxhanët e kafes pa pirë qindra të gjymtuar në luftë. Leuçemikët e lindur si pasojë e hedhjes së bombave me lëndë helmuese protestuan në qendër të Prishtinës. Në Kuvendin e Kosovës, nëpër oda, në dasma, morte, kafene, ara, bjeshkë, xhami, vende të mira, në udhë shtegëtarësh, anës Ibrit dhe Drinit të gjithë thanë: – Mirë Milloshevçi dhe UDB – ja bën krime se mbronnin “djepin e Serbisë”, po Peter Handke përse e njollsi veten me kasapin e Ballkanit. Përgjigjet janë të ndryshme. Pasi foli Peter Handke para arkivolit të Millosheviçit në Kosovë u hapën “defterët” e librave që ai kishte botuar. Handke dhe Millosheviçi ishin në të njejtën linjë. Që kur Millosheviçi ishte në qelitë e Hagës dhe Peter Handke, që ja dinte fundin, e piu prej xhelatit kupën e kungimit dhe gjithashtu e mori bekimin që me gjallje. Shkrimtari do ta nderonte mikun e tij kur  të varrosej.Vet Peter Handke me librat që ka shkruar bën autoportretin. Ai si në art dhe në jetë ështe patetik dhe absurd. Megjithëse e vesh petkun romantik dhe është unikal në llojin e tij, personazhet i ka me spërdredhje ndjenjash e të organizuar në shkallën më sipërore me botëvështrim kriminal. I ngre në simbol sepse si pajë në artin e tyre kanë admirim për Hitlerin e i iluzjonojnë lexuesit. Siç del në disa nga veprat e tij Peter Handke e admiron racën e vrasësve dhe i do sojllinjtë si Millosheviçi. Në këtë pikë ngjan me mikun e tij. Handke është i filmuar tek lexon me lot në sy fjalën e lamtumirës përpara arkivolit të idhullit të tij. Edhe në gen kanë lidhshmëri emocionale, ngjashmëri, dhe janë shëmbëlltyra mëkati.  Babai i Millosheviçit ka vrarë veten. Gjithshtu edhe nëna e Peter Handkes kishte vrarë veten. Me një çiltërsi shtangëse e këndellje ai shigjeton me majën e lapsit dhe çukitë e pikëzon me fjalë vetëvrasjen e nënës së tij: –  “Dhe gjatë gjithë udhëtimit nuk isha në vete nga krenaria që ndjeja për faktin që ajo(nëna) kishte vrarë veten”.

Ukshin Hoti ishte i një moshe me shkrimtarin Peter Handke.

Njerëz të artit në Prishtinë thonë se Ukshin Hoti që e pati ambicjen me ok ja ka lexuar tregimet dhe novelat Peter Handkes qëkur krushasi ndiqte studimet në Beograd. Por Ukshin Hoti që kishte duhinë e prushit dhe forcën e një orteku u arrestua shumë i ri ishte e zorëshme, që në kushtet e burgut t’ja këtë ndjekur krijmtarinë shkrimtarit famkeq. Përshpëritet se Peter Handke e ka berë një vizitë në Kosovë gjatë përiudhës së luftës. Nuk është për t’u çuditur. Kosova po boshatisej sipas skenarit të Çubriloviçit. Arkani e kishte kthyer hotel “Pashtrikun” në Gjakovë në një harem për miqtë e tij edhe me vajza e gra kosovare. Nuk e dimë sesi i është dukur Handkes një Kosovë pa njerëz, me kufoma nëpër rrugë e me qen që ulërinin tortuarëve. Qytete në flakë. Mungonte drita elektrike dhe ushtarët serb i bënin plaçkitjet me prozhektor. Lëviznin vetëm makinat ushtarake që ngarkoheshin me kufomat e kosovarëve drejt Serbisë. Tufat me bagëti pa çoban i kapërxyen bjeshkët dhe dolën në Maqedoninë e Veriut. Udhëve ishin afishuar postera të Çubriloviçit dhe libri i tij, “Shpërngulja e shqiptarve”,  i mbajtur si referat në Klubin e Kulturës në Beograd më 7 mars të vitit 1937. Edhe pas kaq vitesh kur Peter Handke pa një sens përgjegjësie mbajti fjalën e tij përpara një krimneli Kosova rënkon. “Heroi” i Hadkes, Millosheviçi, la mbrapa një Kosovë të shkretuar. Sulmi ndaj tokës është më i tmerrshmi. Në vendlindjen e Ukshin Hotit është lëruar toka me bomba, ka ndryshuar përmbajtja natyrale, në shumë troje as mbillet dhe as korret, qindra kafshë të egra janë të gjymtuara, në malin e Mokinës ka dal ujë i kripur deti, qentë e gjahut kthehen nga udha se e era e barotit ua mpin nuhatjen, e burimet janë ndotur më lëndë helmuese luftarake. Bora e malit nuk shtron dot nga shpërthimi i minave. Në Reçak në një varrezë masive u gjet një fëmijë me biberon në gojë si dhe pleq të vdekur me qefin në kokë e me kafshatë buke në gojë. Shqiponjat që të mos bien në mina gjuajnë shqerra në livadhet e Serbisë dhe i varin në lisat e Kosovës. Aty i shqyejnë. Bjeshkëtarët e thonë me sarkazëm se në thellësi të pyjeve ulërijnë personazhet e Peter Handkes. Çmendina e tyre janë pyjet me rrënjët në predha.                                                                                                                                      Shkrimtari Peter Handke shkruan në kabinet luksoz.

Preferon hotelet me pesë yje dhe restorante të shtrenjta. Kur foli përpara arkivolit me trupin e Millosheviçit duhet ta dinte se filozofi Ukshin Hoti, që kishte studjuar në Amerikë bënte punë dore në një nga burgjet e egra të Serbisë. Meqënse shkrimtari në ceremoninë mortore të Millosheviçit i lexoj vrasësit një poemë gati homerike le të skuqet kur të lexoj prozën shekspiriane të Ukshin Hotit : -Ja se çfarë i shkruan ai te motrës, Myrvetes, që nga qelia e burgut të Nishit: – “Momentalisht jam duke qepur këmisha (merrem me rrudhjen e mangëve dhe të fundit të këmishës). Më vjen interesante “vozitja” me makinën qepse. Ajo e ka pedalen si të biçikletës që duhet shtypur me këmbë, por reagon në principin e automobilit. Sipas forcës së shtypjes së këmbës mbi pedalen varet shpejtësia e lëvizjes së gjilpërës e me këtë edhe të këmishës. Gjilpëra në botën e imagjinatës sime mjaft mirë e zëvendëson timonin, të cilin duhet drejtuar nëpër fundin e këmishës, që mjaft mirë mund të përfaqësojë autostradën me peisazhin përreth. Me 7 këmisha mund të arrijë gjer në Lubjanë, me 12 në Paris, me 25 ose 30 në Londër, e rrallëndonjëherë, me 40 – 45,  gjer në Nju Jork…..”. Kjo prozë e Ukshin Hotit e qëndisur me perin e zanave të Kosovës është një akuzë për Peter Handken. Asessi shkrimtari le t’i dëgjoj këngët e Leba Brenës, por ani de, le ta prajt vështrimin dhe mbi mijëra nëna kosovare, të cilat nuk dinë se ku i kanë bijtë e tyre të zhdukur qysh qëmoti.                                                                                                                          Nobelisti Peter Handke shkon shpesh në Beograd. 

Ai shkruan novela klithëse. Dikur miku i tij shpirtëroror Sllobodan Millosheviçi gjatë gjithë vijës së kufirit me Shqipërinë, diku në metrat e parë e diku më në thellësi të teritorit të Kosovës, aty ku ishin llogoret, vendstrehimet, qendrat e zjarrit, vilat e ushtarakëve, vendkomandat, kullat e vrojtimit, bujtinat, klubet alpine, shtëpitë e gjahtarëve, fushat e aviacionit dhe gjithkund, ku ngriheshin kazermat e reparteve ushtarake dhe të milicisë serbe u gjetën dhe qindra e mijëra libra. U  gjetën libra të Nikolla Pashiqit, i cili vet kishte pasur një nga bibliotekat më të mëdha të Evropës. Por në zgërqet e llogoreve, ku shërbente ushtria militariste e Millosheviçit, u nxorën dhe librat ikonë të  Hitlerit, Titos, Kardelit, Rankoviçit, Çubriloviçit, Karaxhiçit, Dobra Qosiqit, Despiçit, Ivo Andriqit, Vuk Drashkoviçit e të shumë të tjerëve.                                                                                                                                                                                                                      -Ukshin Hoti qe fatkeq në krijmtarinë e tij. Dobra Qosiq i redaktonte librat që i dërgonte në Kosovë, në kabinetin e tij me sekretaren e bukur përpara, dhe i rrethuar nga shishet e uiskit dhe të vodkës ruse. Kurse Ukshin Hoti që bridhte si nomad burg më burg shkruante me ekstaza të stuhishme në qemerin e rradhojtë të Krushës i shtrirë nën gorricë me grerëzat, që i futeshin në filxhanin e kafes së ftohur. Esetë që shkroi janë gonxhe të larme. UDB – ja e gjeti në avlli të ulur në një trung lisi duke shkruar një ese kundër deklaratës së Nikolla Pashiqit, i cili qysh në vitn 1912 pati deklaruar botërisht se: – “S’ka komb shqiptar, ka vetëm fise shqiptare”. Filozofi me qibër si një estet i ndjeshëm po e përgatiste si libër me vete. Milicët ja morën letrat dhe ja hodhën në arën me misër të pjekur e të pakorrur, i vunë zjarrin dhe e shtytën mes flakëve për ta djegur të gjallë. Kolonizatorët serb kështu kishin vepruar në shekuj. E megjithatë galaktikën e Kosovës nuk e bën dot “djep të Serbisë”. E patën shënjuar, që kur Ukshin Hoti ishte student në Amerikë, dhe luftoi parrëfyeshmërisht për lirinë e Kosovës. Edhe qelitë ku shkroi për shumë mote i ktheu për të burgosurit në sofra bujare. As në mitologji nuk gjen dot personazh si Ukshin Hoti, që të shpërndaj shkëndija gëzimi i lidhur kokë e këmbë me zinxhirë.  Pas varrimit të Millosheviçit Peter Handke me familjen e diktatorit kanë pirë verë në një lokal aty pranë. Kanë folur shumë për vlerat e atij që e varrosën mes krizash e intrigash. Por nuk dimë nëse kanë mërmëritur edhe për Ukshin Hotin. Një nga kolonelët, siç e ka treguar vet Ukshin Hoti, së bashku me udbashët e rrahën në Gllogoc, dhe ia përdrodhën organet gjenitale, që pikë së pari ai të vdiste seksualisht. Fytyrën ja bën gjithashtu përshesh. Me një thikë të mprehtë ja prisnin pjesët e fytyrës si të qe mish kafshe. Kur Ukshin Hoti bëri vdekje kilike e shpuan me bajonetë në shpatullën e djathtë. Të gjithë këtë skenë e shikonte ish studenti i Ukshin Hotit, Agron Limani, i cili gjithashtu qe mbytur në një pellg gjaku. Pas disa javësh kur nëna e Ukshin Hotit, Fatimja, i hodhi të birit kupa se ai kishte marë të ftohtë, njëra kupë e nxehtë tek përthithi në formë arre mishin e skuqur të shpatullës, nxori mbi lëkurë një cifël hekuri. Nëna Fatimja u çudit. Kur milicët serb e kishin shpuar me bajonetë maja i kishte mbetur në kockën e shpatullës. Ditën e masakrimit në Gllogoc kur fytyra i kullonte rrëke gjaku disa të huaj i bën dhe një fotografi, ku lexohet kanibalizmi i milicisë serbe. Ajo fotografi e gjakosur edhe tani bën xhiron e planetit. Në Rahovec ndërsa po mblidhja opinionet e qytetarve të revoltuar për dhënien e Çminit Nobel në letërsi për shkrimtarin Peter Handke më thanë se mote të shkuara në një promovim libri në Beograd  të një autori kroat ka qenë dhe Handke. Aty ka marrë pjesë dhe poeti, piktori dhe muzikologu nga Kosova Isuf Gërvalla, që ishte emigrant në Gjermani. Nuk vonoi dhe UDB – ja e vrau talentin nga Kosova Isuf Gërvalla. Sigursisht që Peter Handke e mori vesh vrasjen barbare. Por kur ai lexoi poemën kushtuar Millosheviçit si nuk ju kujtua poeti i shquar nga Kosova Isuf Gërvalla, të cilin UDB – ja e sharroi me breshëri mitrolozi. Poeti i ri që e ndjente egërsinë e UDB – së mbi popullin e Kosovës ka shkruar dhe këto vargje monumentale: – /Lule, lule. Ç’fat paski pasur/ /Gjithmonë të njoma të ndërroni jetë/ /Sa më të bukura që të jeni rritur/ /Vdekja ju vjen shpejt/.

The bodies of 23 ethnic Albanians who had been shot death 15 January near the town of Racak lie near the roadside 16 January. US diplomat William Walker, head of an international observer mission in Kosovo, said that the deaths looked “like executions.”

Shkrimarët në botë janë misionar.

“Shpejtoni të bëni të mira. Botën do ta shpëtojë e bukura” thoshte Dostojevski. Vepra e shkrmtarëve të mirë përcjell dritë, mirësi, shpresë, bëma mënçurie, dlirësi, thekse profetike, gjuhë perëndish, fisnikëri, gëlon këngë, virtuozitet, shporta me thesare shprese, afron zanat dhe petritat, zbulon në mendjen e njeriut fuqi të mbinatyrëshme, e takon njeriun me hyjnitë, është kundër luftës, me mirësi dhe sharm çon tek njeriu tufa me lule, dhe i zgjat dorën kur është në buzë të humnerës. Edhe pas kaq motesh kur Peter Handke foli me fudullëk e me muzë të fryrë përpara xhenazes së Milloshevicit Kosova lëngon. Peter Handke dhe Ukshin Hoti janë natyra të kundërta. Ajo e Handkes e flak njeriun e therorizuar në makthet e humnerës. Kurse filozofia sqimtare e Ukshin Hotit me shestime të përvijuara ja heq zinxhirët nyjes dramatike të njeriut në Kosovë dhe e fton atë të përqafoi thesarin e idealeve për liri. Filozofi sikur ta dinte në ditën e fundit që do të arrestohej dhe do të zhdukej, mbolli në avllinë  e banesës së tij në Krushën e Madhe një mollë, e cila po plaket nga pritja për të zotin. Shumë qëmtues biografish pyesin se përse i hodhi aq baltë vetes shkrimtari Peter Handke? Dhe njëzëri japin një përgjigje. Handke gjeti tek Milloshevçi figurën që i përshtatej botës së tij krijuese me overdoza negativiteti. Tek greminat e shpirtit të këtij krimineli shkrimtari gjeti shpirtin e tij binjak. Krimet që i kishte ndjekur Handke i duheshin në veprat që shkruante. Makina frigoriferike me kufoma që ngarkoheshin në fushëbetejat e Kosovës shkarkoheshin në liqenet akullnajore të Serbisë. Ndaloi kënga. Dyert e morteve nuk janë mbyllur edhe pasi Handke e mori çmimin Nobel. Ne nuk e dimë nëse Ukshin Hoti e ka lexuar librin “Një brengë përtej ëndrrës”, ku Handke ndihet krenar që nëna e tij kishte vrarë veten. Vet Ukshin Hoti do t’ju tregonte të burgosurve serb në Burgun Qendror të Beogradit me qartësi diamanti për një nënë labe nga Vranishti i Vlorës, që quhej Aishe Kalemja. Nëna e rrallë labe ishte ngarkuar me dru në pyll dhe në udhë shikon një ushtar gjerman të vrarë. Ajo e shkarkoi vandakun me dru nga kurrizi dhe filloj ta qaj ushtarin gjerman me ligje si në Labëri sikur ta kishte djalin e saj. Komandantit gjerman i bëri përshtypje dhe urdhëroi ndalimin e mëtejshëm të masakrës. Vajitimi i labes Aishe Kalemi ruhet si baladë dhe tregohet në Shqipëri. Peter Handke të marë kumte simboilke nga heronjtë e çartur shqiptar dhe të mos i baltos ata. Princi serb Llazar u kap rob nga turqit në Fushë – Kosovë. Kurse prici shqiptar Teodor Muzaka luftoi me shpatë dhe nuk ra i gjallë në duart e turqve. Teodor Muzaka u vra me armë në dorë.  -Pyeta këto ditë në Prishtinë nëse mund të vij për qejf të tij në Kosovë Peter Handke? Ne jemi popull me zakone mu përgjigjën. Edhe hasmit i hapim portën. Askush nuk e pengon shkrimtarin austriak. Kosova është për Peter Handken një kopsht me fabula. Çdo fije bari ka një dramë. Në Fushë – Kosovë më treguan një vejushë, që po krasiste vreshtin me gjithë të birin. Vejushës gjatë luftës i rrëmbyen serbët të shoqin, që sa i kishte mbushur 21 vjeçët. Një oficer serb e përdhunoi dhe vejusha mbeti shtatëzënë. U mundua, por nuk e dështoi dot. Kishte mbetur fillikat dhe pa përkrahje. Lindi djal duke mbledhur speca në mes të fushës. Vejusha e Fushë – Kosovës e di që djali është i oficerit serb. Ai tani është 22 vjeç. Nga fisi i burrit nuk i ka mbetur asnjë mashkull. I vranë e i zhdukën serbët. Pronat janë të shumta. Dhe pronar është djali i serbit. A mund të përshkruhet kjo hata? Vetëm pena e Peter Handkes i del kësaj are në skaj.  Ç’t’i bësh!. “Fati nuk i pranon të mençurit, atëherë duhen kërkuar të marrët” thotë Borgesi.                                                                                                                                                                       Shkrimtari Peter Handke kur t’i vij vdekja do ta ketë një varr.

Sigurisht që serbët do t’i çojnë tufa me lule tek varri. Kurse millosheviçianët e lanë pa varr Ukshin Hotin. Në ditëlindjen e Ukshin Hotit as djali, as të dy vjazat dhe as mbesa e vogël nuk kanë ku të derdhin një pikëz lot dhe as ku të vendosin një tufë me lule. S’do të ketë një zog bilbili, ose një korb që të vajtoj i shkujdesur mbi varrin e tij. Era e Drinit të Bardhë do t’i bjerë violinës me dhimbje. Shqiponjat e Rahovecit mbase do të gjejnë në bjeshkët e Beogradit ndonjë kockë të Ukshin Hotit, e me të në sqep do të ulen me britma e gjëma në varrezat e Krushës. Ukshin Hotit i bën dhe një rrahje tjetër në Celinë me shufra hekuri. Ai i mjekoi brinjët e bëra cifla e copra në fshehtësi në bjeshkë. Nuk shkoi tek kirurgët nga frika e arrestimit. Nëna, Fatimja, dhe ati, Nazyfi, i bën jaki me llapë të rrahur me të bardhën e vezës, me sapun, me qepë, me vaj, e me lesh e me pambuk. Profesorit i vinte zor kur e takonin miqtë. Në të dy anët nga brinjët e ngjitura me jaki ju formuan disa gunga. Kurrë nuk veshi këmishë në pranverë se ngjante si një vedër nga ato që mbushen me turshi. Përdorte jelek. Kur delte nga shtëpia për në ndonjë takim i kujtonte gruas së dytë: – “jelekun antiplumb”. Shkrimtari Peter Handke ta dijë në çdo shkronjë se populli i Kosovës nuk harron. Millosheviçin jo se jo. Por as ata që e kundruan dhe thanë fjalë të mira në ceremoninë mortore. Jo për hakmarrje. Shkrimtari, i cili na u bë dhe nobelist, është mirë të njihet dhe me ato që rrëfejnë baladat me botë motivesh të kredhura e të situra për lirinë, të cilat janë enciklopedi shetitëse në trojet shqiptare plot mistere. Kosovari kur ka pasur drama dhe si ka tepruar koha për ta mbaruar veprën e pakryer i ka kërkuar hua qoftë dhe një ditë muajt që vinte pas. Edhe në orën e fundit të ditës kur po mbyllej muaji ai i lutej pasardhësit, që po trokiste, për t’i dhënë qoftë dhe një ditë borxh për të mbyllur betimin për veprën që donte dhe një drapër për t’i dal në krye. Luante dhe me kohën. Jeta ndijore në male nuk e ka denatyruar. Vet Ukshin Hoti shkruan që nga burgu: – “Emri im ta përkujton banorin më të shpeshtë të maleve të Ballkanit – ujkun”.  Autorët serb po ta lexojnë këtë shënim të shkruar nga Ukshin Hoti do të vikasin me rrëkera fjalësh e do të bëjnë interpretata profanërisht me hickëla pelash. Përrallat e tyre lezetare janë për në govata ku gëlohet dërrërishte. “Djepi i Serbisë” së Qosiqit banohet nga dardanët e lashtë që e duan natyrën. Në Krushën e Madhe është një vend që quhet Sofra e Ariut. Aty hotët çdo drekë u shtronin arinjve që të hanin ushqim. Dhe arinjtë ruanin stanet, shtëpitë dhe nuk i lejonin ujqërit që të bënin dëme në tufat me dele. Bota e fisit të Ukshin Hotit të magjeps. Po i kujtojmë Peter Handkes vargun e këngës epike: – “Ç’ janë këto gjama që po i bien era?”. Vetëm ky varg është muzë dhe poemë flatërore e shenjtë. Nuk ka as telegrame, as koriera, as karvane me kalorës, as qen që kuisin se parandjejnë vdekje, as borë të zezë që mbulon bjeshkën, as trumba galash që kakarisin për kufoma, dhe as gjarpërinj që të vërshëllejnë në avlli. Jo. Era është lajmëtare e gjamave. Po nga i sjell pena e erës gjamat? Natyrisht nga fronti i luftës me Serbinë.