Rregullorja e re e Urdhrit të Infermierëve godet studentët e universiteteve publike

    515
    Urdhri i Infermierëve ka bërë publike një rregullore të re, në lidhje me vazhdimin e praktikës tre mujore nga ana e studentëve, të cilët janë diplomuar në Fakultetin e Infermierisë këtë vit. Ndryshe nga vitet e tjera, kur për aplikim, për vazhdimin e Praktikës Profesionale, përveç dokumenteve të tjera, është kërkuar vetëm një vërtetim, ku tregohej, se studenti ishte diplomuar, këtë vit në listën e bërë publike në Fakultetin e Infermierisë nga (UISH), Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, kusht është diploma, si dhe lista e notave e noterizuar, si kushte për realizimin e Praktikës Profesionale me Mbikëqyrje. Por ajo që është mjaft shqetësuese për të gjithë studentët e diplomuar për këtë vit, ka të bëjë me mungesën e diplomës, kjo sepse diploma u jepet në muajin dhjetor ose janar, kohë kur praktikës i vjen fundi. Studentët thonë, se (UISH) ka nxjerre si date regjistrimi, datën 1-10 shtator, por në këtë kohë, kur rezultojnë të zhvillohen regjistrimet, asnjë diplomë nuk del, duke penalizuar qindra studentë, të cilët thonë se nga kushtet e vendosura, janë të detyruar të bëjnë një vit pushim. Vetë studentët shprehen të indinjuar, se këto data favorizojnë dukshëm studentët e privatit, sepse këta të fundit i kanë marrë diplomat që në muajin korrik, duke lënë pas dore të gjithë studentët e universitetit publik, pasi brenda afatit të përcaktuar, asnjë nga studentët e diplomuar, nuk do mundet të marrin diplomë. Në lidhje me këtë shqetësim, studentët kanë kërkuar një shpjegim dhe nga ana e Ministres së Arsimi, Lindita Nikolla, të cilët i kërkojnë një shpjegim më të detajuar, se pse ky rregull ka ndryshuar këtë vit, duke dituar fare mirë, që diplomat nuk sigurohen brenda afatit të përcaktuar për regjistrimet. Frika e të gjithë studentëve, ka të bëjë me mbetjen një vit pushim, për shkak të kësaj rregulloreje të re, e cila sipas studentëve nuk dihet se ku është bazua, kjo sepse regjistrimet për sezonin e parë zhvillohen në datën 1-10 shtator dhe për sezonin e dytë të praktikës zhvillohen në datat 10-20 dhjetor, ndërsa diploma u jepet në muajin janar. 
    Ja çfarë thotë saktësisht njoftimi i bërë publik nga Urdhri i Infermierëve:
    “Studentët të cilët diplomohen tani dhe ata që nuk janë regjistruar, në degët infermieri, mami, fizioterapi,teknik laboratori, teknik imazherie, logopedist, procedurat e regjistrimi kanë ndryshuar si më poshtë”. 
    – Pas pajisjes me diplomë, të gjithë kandidatët do të bëjnë gati dosjen e tyre personale me dokumentet e mëposhtme dhe do të regjistrohen në qarkun për realizimin e Praktikës Profesionale me Mbikëqyrje
    – Mes dokumentacionit të nevojshëm, edhe diploma, së bashku me listën e notave të noterizuar. 
    Sigal