Rilindja e Hamzait, urdhëron 10 mijë patronazhistë të jenë sot në mitingun e saj në Shëshin Skënderbej

297
Sigal

/Gazeta TELEGRAF 

I tmerruar nga mitingu madhështor i LSI, ku mijëra qytetarë dhe mbështetës të LSI-së  nga  Tirana dhe rrethet janë nisur drejt kryeqytetit për të qënë të pranishëm në mitingun e orës 18.00 në Sheshin “Nënë Tereza”, rilindasit e Ramës urdhërojnë strukturat e tyre që të grumbullojnë njerëz për të qënë të pranishëm në mitingun që Hamza Kastrioti do të bëjë në Sheshin që mbanë emrin e Heroit të Kombit Gjergj Kastrioti Skënderbe. Edhe pse dihet që  Hamzai i Rilindjes nuk ka lidhje dhe nuk ja mbanë ta zërë në gojë Heroin e Kombit që mbrojti Shqipërinë dhe Europën nga otomanizmi , ai gjithsesi e përdorë këtë shesh për interesat e tij dhe të trashëgimnisë komuniste, ku paraardhësit e tij sulmonin kapitalizmin Perëndimor dhe imperializmin Amerikan.

Edhe pse faktori ndërkombëtar i kërkoi Kryeministrit Rama të jetë i kujdesshëm dhe të evitoje përplasjet , ky i fundit bashkë me strukturat e tij lajmëruan sot në orën 13,00 për një miting pasi ndihet i tmerruar nga përkrahja që qytetarët e thjesht, të papunët, ish-socialistët, pensionistët, ish-ushtarakët, fermerët, minatorët, studentët, rinia, intelektualët dhe shtresat në nevojë po i japin LËVIZJES Socialiste për Integrim. Rilindasit kanë urdhëruar rreth 10 mijë patronazhuesit ( fuksat) të jenë në shësh, pasi dihet që pjesa dërrmuese e tyre dhe familjarët që i pasojnë paguhen në listat e fryrjes së administratës  shqiptare, paratë e të cilëve u merren me dhunë qytetarëve. LSI pritet që të jetë supriza e këtyre zgjedhjeve, duke hedhur posht edhe sondazhet e blera të këtyre muajve të fundit. LSI pritet të marrë rreth 30 mandate në zgjedhjet që do zhvillohen ditën e  dielë më datë 25 prill.