Riatdhesohen 44 shqiptarë në Rinas, u ndalohet hyrja në Shengen për 5 vjet

    369
    Tre shtete të Bashkimit Europian, Gjermania, Franca dhe Suedia kanë riatdhesuar në Shqipëri 44 persona për shkak se kanë shkelur afatet e qëndrimit në zonën Shengen.
    Policia njofton se riatdhesimi i tyre u krye rreth orës 15.30, nëpërmjet një fluturimi të përbashkët me charter, të organizuar nga autoritetet Suedeze.
    Gjatë flutrimit thuhet se shoqërimi i personave është bërë nga oficerë nga të tria këto shtete, ndërsa në përbërje të eskortës kishte mjek e psikolog. “Shteti organizator i këtij fluturimi ishte Suedia dhe numri total i të kthyerve është 44 shtetas, ku 31 shtetas janë kthyer nga Suedia, 8 shtetas nga Gjermania dhe 5 shtetas janë kthyer nga Franca. Të gjithë shtetasit e kthyer sot, janë penalizuar për 5 vjet mos të udhëtojnë drejt vendeve të hapsirës Shengen.”,-thuhet në njoftimi e policisë.
    Sigal