Kryeministri Edi Rama ka takuar mjekët e QSUT-së. Në një status në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se takimi ka kaluar me mirëkuptim.
Shefi i qeverisë thekson se testimi i mjekëve është domosdoshmeri në rrugën e rilindjes se shëndetësisë.
“Takim plot mirekuptim dhe angazhim reciprok me përfaqesinë e mjekeve në QSUT. Testimi domosdoshmeri ne rrugen e Rilindjes se Shendetesisë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
Në muajin shkurt, mjekë, infermierë dhe laborantë do t’i nënshtrohen një testimi për shkallën e profesionalizmit. Ministria e Shëndetësisë dhe Universiteti i Mjekësisë do të hartojnë një program të edukimit në vazhdim, bazuar në njohuritë e mjekëve dhe infermierëve, që do të dalin nga ky testim.