Qytetarët: Mjekët s’të bëjnë as një serum, nëse nuk u jep para

    532
    Sigal

    VËZHGIM/Reparti i kirurgjisë tek Qendra Spitalore “Nënë Tereza”, në kushte skandaloze

    Situata në spitalet shqiptare është kthyer me të vërtetë në një problem serioz. Futesh në një portë të hekurt në hyrje të repartit të kirurgjisë, e cila më pamjen e saj të shkatërruar dhe të çngjyrosur, tregon se edhe ajo mund të jetë e “sëmurë”. Njerëz hallexhinj sheh të ulur nëpër stola pasi kishte ishte një nga ato ditët që binte ndonjë reshje e lehtë shiu. Por gjithsesi atë ditë shiu i kishte lënë pasojat e tij, në ambientet e korridorit që të çon për në repartin e kirurgjisë. Sepse pellgjet e ujit, kishin mbushur gropat që ndodhen në korridorin e katit të parë, pasi edhe çatia dhe muret janë lënë në gjendje të mjerueshme. Por sikur të ishte vetëm kjo problemi në këto ambiente, mbase do të ishte e keqja më  e vogël e mundshme. Sepse lagështia dhe muret dhe tavani i çarë pjesë vazhdon edhe në katin e dytë të kësaj godine, ku prisnim më dhjetëra njerëz të afërmit e tyre që ndodheshin në sallat e kirurgjisë. Por pamjet janë tejet të trishta, shkallët që të çojnë në katin e sipërm të kësaj godine janë të “balsamosura”me çamçakëzë të hedhur prej kohësh, po ashtu edhe bishtat e cigareve e plotësojnë këtë sfond që gjen në këto ambiente. Ndërkohë aty sheh njerëz që presin nga doktorët që dalin nga salla ndonjë lajmë të mirë për të afërmin e tyre.

    Probleme me shërbimin që ofrohet

    Personat që për arsye shëndetësore janë gjendur në dyert e këtij spitali shprehen të pakënaqur me kushtet që ofron ky spital. Qoftë pacientët e sëmurë apo qoftë edhe të afërmit e tyre që qëndrojnë pranë tyre ankohen për mungesën e kushteve. Kjo gjë duket fare mirë edhe në reagimet e tyre. Ndaj nuk është shumë e vështirë, që pacientëve përveç sëmundjes që kanë të mbartin mjaft lehtë edhe ndonjë virus apo infeksion, nga mungesa e papastërtisë. Në qendrën spitalore “Nënë Tereza” mund të gjesh gjithçka, përveç pastërtisë dhe rregullit apo edhe qetësisë. Pamja që të fal ky ambient është kaosi i krijuar nga vetë njerëzit, por edhe nga neglizhenca e vetë strukturave përgjegjëse të kësaj qendre. Përveç mungesës së kushteve, në këto ambiente mund të përballesh edhe me sjellje burokratike dhe mediokre, të cilat i drejtohen njerëzve të thjeshtë, kjo për arsye përfitimi. Por një shqetësim tjetër për qytetarët mbetet edhe shërbimi që u ofrohet nga mjekët edhe infermieret. Ku ndër të tjera qytetarët shprehen për “Telegraf”, se nëse nuk paguan nuk të bëjnë dot as një serum infermieret, apo doktorët s’të bëjnë vizitat. “Këtu nëse nuk paguan, harroje se të kapin për të vizituar. Isha pra 10 ditësh në repartin e Pediatrisë, se kisha shtruar fëmijën dhe infermierja nuk vinte as për ti hequr vigonin fëmijës, pa i vënë para në xhep” shprehet Shpresa. A nga Peza, e cila ndodhej në ambientet e spitalit. Ndërsa i pyet se përse i japin para, por nuk e denoncojnë një fakt të tillë, përgjigja është shumë e trishtueshme. “Nuk të pyet njeri, deri sa të bëhen denoncimet, njeriu i sëmur nuk pret, kështu që je i “detyruar” të paguash, sepse në të kundërt nuk gjen zgjidhje”, shprehet Ymer, S.