Qeveria kanadeze përfshin edhe studentët në pakon e ndihmës

341
Sigal

Qeveria shqiptare shpalli 2 paketa ekonomike brenda 3 javësh, me qëllim dhënien e ndihmës për kategoritë më vulnerabël për shkak të masave ndaj COVID-19. Paketa e fundit u publikua nga kryeministri Edi Rama më 13 prill dhe i adresohej 176 mijë familjeve me një ndihmë  monetare. Gjatë kësaj periudhe nuk kanë  munguar dhe protestat në qytete të ndryshme të vendit të cilët ankoheshin për refuzimin e kësaj ndihme të ashtuquajtur “paga e luftës”.

Ndërkohë qeveria federale e Kanadasë ka përfshirë studentët në paketën e ndihmës prej 9 miliardë dollarësh, të destinuar për njerëzit që humbën punën për shkak të pandemisë.

Marc Garneau, ministri federal i Transportit, tha se ndalimi i hyrjes në ujërat kanadeze për anije me më shumë se 100 pasagjerë është vazhduar deri më tetor të vitit 2020, si pjesë e masave të marra kundër COVID-19.

Vitin e kaluar, 140 kruizerë transportuan më shumë se dy milionë vizitorë në portet kanadeze.

Kryeministri Justin Trudeau tha më herët se kushdo që ka humbur punën e tij, përfshirë studentë, mund të kërkojë ndihmë.