Pronarët e bregdetit, pyetje publike për drejtoreshën e AKKP, Sonila Qato

    463
    Duke marrë shkas nga shkrimi i dt. 29.06 2015, botuar në gazetën “Telegraf” me titull “10 mijë euro për një vendim pronash” dhe nga shkrimi i botuar po në këtë datë në gazetën “Panorama” me titull “Pronarët, si do ndahen 23 mijë hektarë tokë“ veç bisedave që kemi zhvilluar në zyrë, me qëllim që të sqarojmë pronarët e shumtë që presin kthimin fizik të pronës në përputhje me detyrimet e kushtetutës, ju drejtojmë disa pyetje publike dhe ju lutemi te na ktheni përgjigje të qarta për secilën pyetje. 
    1. Pronat që shtetëzoi regjimi diktatorial, ju i trajtoni si prona te shteti apo i konsideroni prona që kanë zot dhe shteti pas vitit 1991 ka marrë përsipër ti kthejë tek i zoti.
    2. Në atë që ju quani fondi i tokës në dispozicion të AKKP, ju kuptoni vetëm ato prona që edhe para shtetëzimit diktatorial i përkisnin shtetit (Pjesë nga 52% që kanë qenë prona të shtetit), apo inkludoni edhe pronat që regjimi diktatorial i shtetëzoi por ato prona akoma nuk i janë kthyer subjektit të shpronësuar.
    3. Ashtu siç ka kërkuar KE, projektligji që ju keni dorëzuar në Ministri të Drejtësisë, a është konsultuar, me shoqatën “Pronësi me Drejtësi” dhe shoqatën Krahina Jonë “Dukat, Tragjas, Radhimë”. A kanë paraqitur vërejtje shoqatat dhe cilat janë vërejtjet e tyre. Po nga Banka Botërore çfarë vërejtje ka pasur për draftin tuaj .
    4. A e shkel projektligji juaj nenin 181 dhe nenin 41, të Kushtetutës në fuqi?
    5. A e shkel projektligji juaj pikën dy të Vendimit Unifikues të Kolegjeve te Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr. 24 datë 13 mars 2002.
    6. A mund të na thoni cilat janë vërejtjet e AKKK për projektligjin, që ju ka dërguar shoqata “Pronësi me Drejtësi” në vitin 2013. Në cilin nen ai draft nuk përputhet me kushtetutën dhe a ja keni komunikuar vërejtjet tuaja shoqatës “Pronësi me Drejtësi”
    7. Si juriste dhe si drejtoreshe e AKKP nëse pronarët detyrohen të paguajnë nga 10.000 euro për të marrë një vendim që ju kthen pronën e tyre të trashëguar, a nuk është projektligji që ju ka paraqitur shoqata “Pronësi me Drejtësi” zgjidhja optimale e problemit dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën, që nuk lejon korrupsion në drejtësi dhe plotëson kërkesat e KE. (Kryesia e Shoqatës Krahina Jonë, “Dukat, Tragjas, Radhimë”, Kryetari, Av. Axhem Ymeri)
    Sigal