Profil vetëmjaftueshmërie/ Lida Lazaj

    375
    Sigal

    (Tregim)

    Vizitat ngushëlluese, për vdekjen e të shoqit, sa vinin rralloheshin, deri sa s`u pa më njeri dhe u duk sikur dera e lodhur nga hapjet e mbylljet e shpeshta, flinte në kornizë. Papritur Elena u gjend në dimension tjetër, thuajse bosh, dhe përpos dhimbjes së thellë, për ikjen krejt papritur të të shoqit, ndjeu mëri për fatin, për atë vetë. ‘Si nuk i tha një fjalë? Si do mundte tashmë, vetëm, pa Të?’ Në krah të njëri-tjetrit, kishin përcjellë vite, kishin pjesëtuar më dysh gjithçka. Koha shtrihej para saj pa trajtë, amorfe, i ngjitej gjymtyrëve e shqisave si masë xhelatinoze. Muret e shtëpisë u shtynë dhe hapësirat, dikur plotpërplot, me rrëmujën më të këndshme në botë, atë fëmijëve, e shtypnin me heshtje torturuese. Akrepat e orëve, ata dhëmbëçatallë, të cilët dikur përpinin kohën, tashmë hapëronin gjakftohtë, të pamëshirshëm; në unison me trokitjet e zemrës, krijonin melodi të trishta. Sa donte t`a shkulte zemrën e trandur dhe boshësitë ti mbushte me tinguj të gjallë! I ngjante vetja send ose objekt mes orendive të shtëpisë, me të vetmin ndryshim: merrte frymë. Duke lëvizur si sonambul nëpër shtëpi, u përball me veten, në një nga pasqyrat. U pa gjatë. Jo pa keqardhje konstatoi metamorfozën e plotë që kishte pësuar, në të gjitha pikëpamjet. Vetëtimthi, i përfytyroi çastet, që kishin realizuar pamjen në pasqyrë, vënë në rresht, si bashkëfshatarët e saj, një kohë e largët, kur ajo s`ishte lindur ende…

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf