Prof. Dr. Tritan Shehu: Tragjedi dhe komedi, të dyja u luajtën sot në Komisionin e Ligjeve të quajtur “Parlament”

478
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu duke sulmuar amxhorancën shprehet se kohërat e gjyqeve komuniste po trokasin sërish në derë të shqiptarëve.

Duke u ndalur tek zhvillimet e fundit politike në vend, Shehu shprehet me ironi se edhe Presidentit i Republikës, Iliri Meta mund të dënohet për “Agjitacion dhe Propagandë” në lidhje me letrën që ky i fundit i ka dërguar Kuvendit.

Nga Tritan Shehu

Meta do te dënohet edhe për “agjitacion e propagandë”!
Tragjedi apo komedi kjo?
Të dyja së bashku u luajtën sot në Komisionin e Ligjeve të atij çfarë mund të quhet “Parlament”, njëlloj si në proceset e dikurshme apo gjyqet në Byronë Politike.
Meta kërkohet të dënohet edhe sepse në letrën që i dërgoi Kuvendit përdor shprehje “ironike e fyese” ndaj tij, u tha nga “prokurorët” aty!
Ju kujtohet dikur, kur arrestonin ndonjë “fajtor” për akuza të ndryshme, në fund i fusnin edhe një tjetër, “agjitacion e propagandë”, sipas Nenit 55 me nja 5 vite shtesë brenda?!
Kështu po ndodh edhe sot, kur po kërkohet të ringjallet Neni 55, megjithëse për momentin i pa shkruar në Kod.
Kohërat e gjyqeve të komunizmit, qoftë edhe në Byronë Politike po na trokasin përsëri në derë, edhe Neni 55 i gatshëm për tu shkruar, në fakt si mentalitet e metodike kanë ardhur, i pamë edhe sot.

 

Image result for komisioni zgjedhor