Prof.Dr.Dëfrim SHKUPI/Si po shkatërrohen shqiptarët me ujë të helmuar, pasojat tek fëmijët janë katastrofike

    978
    Sigal

    Vendi ynë i bekuar nga Zoti për burime ujore dhe i dënuar nga mafia e politikës për manipulimet 

    Shqipëria është vendi i bekuar nga Zoti për burimet ujore dhe është i mallkuar nga mafia e politikës qeverisëse. Uji është vital për njerëzit dhe  të gjitha format e jetës. Uji mbulon 71% të sipërfaqes së Tokës: 96.5 % është në oqeane, 1.7% në ujëra nëntokësore, 1.7% në akull (Antarktida, Groenlanda). Vetëm 2.5%  e ujit të Tokës është ujë i pijshëm 98.8% e këtij uji është në akull dhe ujëra nëntokësore. Më pak se 0.3% e ujërave të freskët është në lumenj, liqene dhe atmosferë. Në botë, afërsisht, 1 miliard njerëz kanë mungesë uji, 2.5 miliardë njerëz kanë mungesë kushtesh sanitare. Është llogaritur që në vitin 2025, gjysma e popullsisë së botës do të përballet me krizën e ujit të pijshëm. Ndotja e ujit të pijshëm është problem i  madh, që duhet përballur me profesionalizëm dhe përkushtim. Në botë sot, në çdo 20 sekonda vdes një fëmijë nga përdorimi i ujit të ndotur për të pirë. Shqipërinë e ka bekuar Zoti për burime ujore. Po fatkeqësisht nuk ka një menaxhim të përshtatshëm ose në disa vende nuk ka asnjë lloj trajtimi Sipas statistikave 60% e popullsisë furnizohen nga burimet natyrale ujore. Dhe 40% nga Tregu.

     Tabelë

    Pellgjet kryesore ujore të Shqipërisë janë:

     Pellgu i Mbishkodrës-Fusha e Shkodrës dhe e Koplikut

    Pellgu i Matit- Fusha e Lezhës ,Fushë-Kuqja dhe Fusha e Milotit

    Pellgu i Tiranë-Ishmit- Fusha e Tiranës,Valiasi dhe Fushë-Kruja

    Pellgu i Lushnjës-Fusha midis lumenjve Shkumbin dhe Seman

    Pellgu i Elbasanit-Përfshin ultësirën nga Labinoti deri në Papër

    Pellgu i Vjosës – Përfshin rrjedhën e poshtme të lumit Vjosa dhe

     të Shushicës

    Pellgu i Korçës-Ultësira ndërmalore e mbushur me zhavorre e përfshirë në pellgun ujëmbajtës të Semanit

    Pellgu i Vurgut-Fusha e Vurgut

    Ujërat Nëntokësore në shkëmbinjtë karbonatike karstike

    -Alpet Shqiptare

    -Zona Mirditë

    -Zona Jonike

     Në të gjitha pellgjet e përmendura janë ndërtuar ujësjellës për qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Por janë disa problemet që karakterizojnë pellgjet ujëmbajtëse dhe menaxhimi i ujësjellësve. Këto probleme janë:-Shfrytëzimi i inerteve në shtretërit e të gjithë lumenjve të Shqipërisë ka sjellë uljen e nivelit hidrogjeologjik në këto pellgje, duke sjellë si pasojë shterimin e shumë burimeve ujore

     Shkaqet

    -Hedhja e mbetjeve urbane dhe e lëndëve fekale ka sjellë ndotjen

    masive të ujërave duke i kontaminuar tej kufijve të lejuar

    -Sterilet e minierave, sidomos ato të minierave të bakrit (në lumenjtë

    e Fanit dhe të Matit)

    -Amortizimi i tubacioneve të ujit, në të gjithë rrjetin e ujësjellësave

    Të Shqipërisë, sidomos përzierja e tyre me tubacionet e ujërave të zeza!

    -Mosmarrja e masave për ruajtjen e zonave ujëmbajtëse nga ndotja

    Do të sjellë një krizë të rëndë për ujin e pijshëm në vendin tonë

     Problemet e tregtimit të ujit të pijshëm

    Në Shqipëri deri më sot janë 57 operatorë privatë të licencuar që ambalazhojnë ujë të pijshëm. Teknologjia e këtyre ndërmarrjeve private shpesh është jashtë kontrolleve teknike, shëndetësore dhe higjienike. Ja si paraqitet gjendja e tyre:  dhe përmbajtja e disa ujërave që tregtohen

     (Tabelë)

     Qafë-Shtama

    PH-7.7

    Mg-23.3 mg/l;Ca-1.60 mg/l;HCO3-129.62 mg/l;NO3-1.10 mg/l

    Cl-7.1 mg/l;Na-1.39 mg/l; Mbetje e thatë në Temp. 180 grade-99.0mg/l

    Lajthiza

    Na-1,12 mg/l;Ca-1.18 mg/l;Mg-36.0 mg/l;HCO3-56.0 mg/l;Cl-7.16mg/l

    SO4-9.87 mg/l; Mbetje e thatë –në t-180 gradë-89 mg/l

    Tepelena

    PH-7.7; Na-1.2 mg/l; Mg-1.39 mg/l; K-0.4 mg/l;HCO3-152.5 mg/l;SO4-

    2.5 mg/l;Cl-8.15 mg/l. Mbetje e thatë në Temp. 180 gradë -155.0 mg/l

    Nestle VERA (italian)

    Ca-35.9 mg/l;Na-2.0 mg/l; Mg-12.6 mg/l;K-0.6 mg/l;HCO3-148.0 mg/l

    SO4-19.2 mg/l;Cl-2.6 mg/l;NO3-3.7 mg/l;NO2-<0.002 mg/l.Mbetje të thatë

    Në Temp.180 gradë-160 mg/l

    Normat e lejueshme për ujërat e pijshëm

    1     Duhet të jetë pa ngjyrë deri në 10 mg/l

    2     Duhet të jetë pa turbullirë deri në 5 mg/l

    3     Duhet të jetë me erë të pranueshme

    4     Me shije të pranueshme

    5     PH  6.5-8.5

    6     Me temperaturë   8 deri 15 gradë

    7     Alkaliniteti (CaCO3) deri në 35 mg/l

    8     Kalcium deri në 200 mg/l

    9     Magnezium  deri në 125 mg/l

    10   Hekuri (Fe++,Fe+++) deri në 0.03 mg/l

    11   Mangani deri në 0.5 mg/l

    12   Fluori    0.5-1.5 mg/l

    13   Mbetje e thatë deri në 1000 mg/l

    14   Fortësi e përgjithshme 10-20 gradë gjermane

    15   Silica (SiO2)  deri në 5 mg/l

    16   Lëndë Organike deri në 3 mg/l

    17   Amoniaku (NH4) deri në 0.05 mg/l

    18   Nitritet nuk duhet të ketë

    19   Nitratet  Deri ne 45 mg/l

    20   Klorure (Cl) deri në 250 mg/l

    21   Sulfate(SO4) deri në 250 mg/l

    22   Klori i Lirë   0.1-0.3 mg/l

    23   Min. i përgjithshëm 1gr/l

    Sëmundjet që vijnë nga uji i ndotur

    Acrylamide  – Sistemi Nervor TT

    Alachlor -Kancer       0.002

    Aldicarb – Sistemi Nervor       0.003

    Aldicarb sulfone – Sistemi Nervor 0.002

    Aldicarb sulfoxide     – Sistemi Nervor 0.004

    Atrazine – Organet Riprodhuese dhe kardiake    0.003

    Benzene – Kancer      0.005

    Trichloroethylene(TCE)   – Kancer       0.005

    Vinyl Chloride – Rrezik Kanceri    0.002

    Xylenes – Mëlçi,Veshka, Sistemi Nervor    10

    Politika dhe shëndeti

    Të dy krahët e politikës kanë rendur vetëm drejt fitimeve përrallore dhe asnjë herë nuk kanë menduar për të mirën e popullit. Kanë shkatërruar të gjitha institucionet shkencore dhe laboratorët e specializuara duke lënë në ditë të hallit ecurinë e investigimeve shkencore. Për më tepër dhe në ato institucione ekzistuese, në vend të profesionistëve janë vënë militantë të partive dhe pasojat janë te perceptueshme. Si përfundim gjendja e furnizimit të popullsisë në Shqipëri është e pazgjidhur mirë. Departamentet e Aleancës KUQ e ZI kanë kapur problemet e përdorimit të ushqimit shumë kohë përpara .Tashmë është e qartë për të gjithë se populli shqiptar është i pambrojtur nga mikrobet dhe i rrezikuar nga të gjithë viruset e mundshme.

    Detyrat për zgjidhjen

    1-Është e domosdoshme të bëhet një menaxhim i situatës për një furnizim të rregullt

    2-Të ndalohet shfrytëzimi i inerteve në shtretërit e lumenjve(kujtojmë se vendet e zhvilluara kanë 40-50 vjet që e kanë ndaluar me ligj këtë proces)

    3.Të ruhen dhe të mirëmbahen pellgjet ujë-mbajtëse .Të merren masa për shmangien e ndotjeve toksike dhe nga mbetjet urbane

    4-Të riparohen ujësjellësit si dhe tubacionet e amortizuara.

    5-Të monitorohen dhe kontrollohen vazhdimisht zonat ujëmbajtëse si dhe ndërmarrjet operative të imbotilimit të ujit të pijshëm.

    6-Të sigurohet një laborator modern për të kryer të gjitha llojet e analizave të ujit