Prof.Dr. Arben Malaj: Krimi është rritur, jo zgjidhje populiste

249
Arben Malaj
Sigal

Mesazhi kryesor: Krimi është rritur. Disa vepra kriminale janë tmerrësisht tragjike dhe tronditëse. Por zgjidhja nuk mund të jetë spontane, emocionale apo populiste”. Ngjarja e Fierit është tronditëse për çdo prind dhe opinion publik. Rritja e krimit “favorizon” përkohësisht ata që mbështesin dënimin me vdekje dhe që keqpërdorin çdo rast për protagonizëm mediatik.

Dënimi me vdekje nuk është alternativa më e mirë, jo thjesht sepse ne me Kushtetutë e kemi të ndaluar atë, dhe as sepse kthimi i dënimit me vdekje na ndalon bashkimin me Bashkimin Evropian. Aktualisht nuk ka asnjë studim të argumentuar dhe të provuar qartë se dënimi me vdekje redukton krimin. Reduktimi i krimit si trend i përhershëm vjen nga rritja shpirtërore dhe ekonomike e shoqërisë. Kjo duhet të jetë në thelb të strategjive për parandalimin dhe reduktimin e krimit. SHBA shpesh permenden per denimet me vdekje dhe format e tyre. Por ne vitin 2021 opinionet e amerikanëve për dënimin me vdekje mbetet më i ulët. se çdo matje tjetër që nga marsi 1972 (50%). Jo vetem ne SHBA – qendimet pro dhe kudner per denimin me vdekje ndryshojne shumë për sa i përket kulturës shoqërore dhe institucionale. Sipas këtij sontazhi të sapo botuar lidhur me dënimet me vdekje ka qëndrime të kundërta sipas:

  1. ndarjeve ideologjike- republikane, demokrate, të pavaruar

2.sipas grup moshave

  1. linjave këndvështrimeve specifike.

“Gallup” ka që prej vitit 1939 që bën testime të opinionit publik pro dhe kunder dënimit me vdekje. Në këtë sondazh te sapo botuar konstatohet se ” Qëndrimet ndaj dënimit me vdekje ndryshojnë më së shumti sipas vetë-identifikimit partiak dhe ideologjik.

Për dënimin me vdekje janë:

77 për qind e republikanëve,

55 për qind e të pavarurve dhe

34 për qind e demokratëve.

Diferenca shume të mëdha ka për dënimin me vdekje midis:

70% te konservatore

57% të të moderuarve

28% të liberalëve.

Sondazhi gjen dallime domethënëse sipas moshës, në favor të tij:

41% të të rinjve të moshës 18 deri në 34 vjeç

59% të të rriturve të moshës 35 vjeç e lart.