Prof. Assoc Ilia. S. LARTI/ Punonjësi i policisë dhe shërbimi i ndershëm ndaj komunitetit

    456
    Sigal

    Një njeri “i mirë” dhe qytetar “i mirë”, bëhet dhe një  polic “i mirë” për t’i shërbyer me ndershmëri  komunitetit

      “Ju do të mësoni çfarë është fisnike, vetëm      

       prej njerëzve fisnikë…” (Diogjeni)

     

    Të jesh njeri “i mirë” dhe qytetar “i mirë” nuk është e njëjta gjë. Këto fjalë i përkasin Aristotelit. Ai lidhur me ketë mendim argumenton se për të qenë një person, njeri “i mirë” dhe qytetar “i mirë” ka qenë gjithmonë e diskutuar që nga hershmëria e ekzistencës së njeriut.

     E jetuara në shoqëri është e dy kuptimshme, pozitive dhe negative në lidhje me bindjet e rregullave sociale. Në këtë kontekst ne jemi ballë për ballë me vlerat personale, me besimet dhe opinionet e shfaqura në jetën dhe veprimtarinë private të njerëzve, sikurse dhe me traditat e shoqërisë,  ku ata jetojnë, por dhe reagimet e tyre ndaj kërkesave ligjore të shtetit, ku ata janë qytetarë. Ky këndvështrim do të na çojë drejt argumentimit për të formuluar konceptet morale të qenies së njeriut “i mirë” dhe qytetar “i mirë”, pra konceptet  e të qenurit “qytetar” dhe ”zyrtar” publik si dhe marrëdhëniet midis këtyre koncepteve. Këto do të arrijmë  t’i shpjegojmë duke u përpjekur t’iu përgjigjemi pyetjeve të tilla si: Nëse qenia e njeriut “të mirë” gjithmonë nënkupton qenien edhe të  një qytetari “të mirë” ose nëse  qytetari “i mirë”, gjithmonë nënkupton qenien e njeriut “të mirë? Nëpërmjet këtyre mendimeve do të shkojmë më tej, për të parë e përcjellë se çfarë mënyrë sjelljeje duhet të adaptojmë për punonjësin  e policisë nga ato  të qenurit njeri “i mirë” dhe nga ato e të qenurit qytetar “i mirë” që rrjedhimisht të kemi një punonjës policie “të mirë”. Aktualisht këto mund të jenë të diskutueshme në brendësinë e tyre, mbase  do të kenë dhe konflikte për t’u shpjeguar konceptualisht, ku dhe mund të fshihet ana ponteciale për të pasur një harmoni reciproke.

     Kështu që në këtë zbërthim, do të përpiqemi të argumentojmë parë në këndvështrimin etik sjelljet e njerëzve në një shoqëri moderne demokratike. Në substancë duke e parë shoqërinë, në konceptin social si dhe pozicionin administrativ që ajo mban brenda një kornize pune, pra mbi krijimin e konceptit se njeriu “i mirë”, duke qenë dhe qytetar “i mirë” detyrimisht do të bëhet dhe të jetë një punonjësi policie “i mirë”.

     A është  një  njeri  “i mirë”,  njëherësh   dhe  një   qytetar  “imirë”?

     “…Të jetojmë dhe të bëjmë vetëm të mira, sa do e vogël që të jetë ajo, përsëri shkëlqen  dhe është e dobishme”.  (Aristoteli)

     Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet të bëjmë disa nën pyetje për të dalë atje ku synojmë. A janë pranuar në përgjithësi vlerat dhe zakonet njëherazi? Ose duke shtruar pyetjen ndryshe, a janë pranuar në përgjithësi principet e të qenit një person  njeri “i mirë” në të gjitha shoqëritë?

     Të njëjtën pyetje mund të bëjmë edhe në lidhje me konceptet e një personi qytetar “i mirë”, n.q.s. këto principe janë, atëherë kemi të bëjmë  me konceptet për një qytetar relativ “të mirë”. Nëse ne, identifikojmë një  qytetar “të mirë”, i cili zbaton zakonet, atëherë çfarë mund të ndodhë, në rastet kur njerëzit nuk i pranojnë zakonet dhe marrëdhëniet e shoqërisë së tyre?  Nuk është e lehtë  t’iu përgjigjesh shpejt këtyre  pyetjeve!

     Njerëzit për të mbrojtur pjesë të lirive të tyre, janë gati të transferojnë pjesë  të tjera të lirive tek shteti, madje, në nivelin e vetëdijes për të arritur atë ç’ka kërkon e i takon njeriut në një shoqëri demokratike në mënyrë të dyanshme. Por si mund të sigurohet një balancim në këtë pikë? Çfarë do të ndodhë n.q.s. autoriteti i transferuar në shtet ose është përdorur nga shteti, kufizohet ose hidhet poshtë edhe pse janë të drejtat themelore të njeriut, të cilat duhet t’i ketë në dorë çdo njeri, ku racionaliteti i shtetit është po kështu-mbrojtja e këtyre të drejtave? Në këtë aspekt për të njëjtin mendim kemi dy përfaqësime të kundërta nisur nga historia. Linja diktatoriale e mendimit (nga Plato, Aristoteli, tek Hegeli)  dhe linja demokratike e mendimit (nga Sokrati deri në ditët e sotme).

     Është e nevojshme të preknim disa mendime të hapura të disa filozofëve, lidhur me  marrëdhëniet e njeriut “të mirë” me një qytetar “të mirë”. Konfucios-vendosi një lidhje ndërmjet “të mirës” dhe “afeksionit” (afrimitetit) me thënien e tij para 2500 vjetësh. Ai tha: “Që një person që nuk do njeriun, nuk mund  të përmbushë detyrat e tij në një shoqëri”. Konfucios, gjithashtu, transmetoi thënien: “Mos ua bëj të tjerëve, atë, që s’dëshiron të ta bëjnë ty. Më tej ai cilëson:  që të jesh “i mirë” duhet  ta ndjesh “të mirën”, pra domosdoshmërisht të njohësh njeriun, është një tendencë drejt “të mirës”

    Njeriu duhet të jetë “i mirë”, jo vetëm me veten e tij, por edhe me të tjerët. Virtyti është një cilësi e thjeshtë  dhe më e natyrshmja për njeriun. Gjithsesi, “njeri i mirë” është krijuar dhe i prirur për të bërë të mira. N.q.s., njeriu  nuk do të ndjekë rrugën e drejtë, pra drejt “të mirës” dhe “të vërtetës”, ai, si shërben as të vetvetes as të tjerëve. Pra Konfucios  theksonte  në substancë mendimin tjetër se njeri  “i mirë”  do të thotë: qenie “virtuoze”.

     Jeta njerëzore duhet të jetë  një rrugë  e ndershme. N.q.s., ai ose ajo ndjek rrugën e gabuar – ajo e çon njerinë drejt shkatërrimit. Njeriu “i ndershëm” s’mashtron asnjëherë as veten as të tjerët, sepse “ndershmëria” është shprehja më e pastër e zemrës njerëzore. Natyra e njeriut mund të jetë “e keqe” nga zbatimi i disa zakoneve dhe traditave. Megjithatë, format e zakoneve dhe traditave duhet të modifikohen (rregullohen) sepse njeriu n.q.s. nuk posedon virtytet dhe karakterin edhe se mund t’i zbatojë  zakonet ato, do të jenë veçse një zbukurim. Kështu  Konfucios le të kuptojë se vetëm një  njeri “i mirë” është  i nevojshëm për shoqërinë  dhe të qenit  njeri “i mirë” është një parakusht e të qenit qytetar “i mirë”. Pra, pa zbatimin e zakoneve shoqërore, jeta do të jetë një formalizëm.

     Sokratit i ishte dhënë dënimi me vdekje dhe qëndrimi i tij, për  këtë vendim  është një shembull i mirë  me ndikim e terma  trashëguese, që nga  ai veprim jo shumë gjëra kanë ndryshuar, për të dhënat për respektimin e koncepteve të një  njeriu “të mirë” dhe qytetari “të mirë”. Sokrati iu rezistoi presioneve dhe padrejtësive të “administratës shtetërore” dhe kritika vjen me vonesë–sepse u abuzua  me mendimet e tij për vendosjen e demokracisë. Sokrati u akuzua për devijim nga besimi ndaj Athinës dhe  për mbajtjen e një qëndrimi të drejtë  imoral, u dënua me vdekje. Ai e mori vendimin në qetësi të plotë dhe madje nuk u përpoq të  arratisej, kur iu dha mundësia, dhe i dha fund jetës duke përdorur helmin. Ai në fund të jetës së tij u shpreh: “Thelbi i konfliktit tim, me kërkesat (të drejtat) nuk është në unison të plotë. Mendimin e çonte më tej duke cilësuar: s’ka rëndësi-nëse sjellja ime është e përforcuar me një ligj apo jo, por nëse ai, është i drejtë ose jo. Ligji është i pa drejtë, sepse ai nuk lejon sjelljen time të drejtë. Kur ju më gjykoni mua sipas rezultateve tuaja, pasi jeni menduar së bashku, duhet të deklaroni që midis dy frazave, atë çfarë ligji i afron publikut, unë nuk i zbatova, por shkela fazën e parë. Në fazën e dytë, përsëri ndëshkime dhe unë u binda. Nga ndëshkimet unë u shfaqa i bindur për një ligj jo të drejtë. Në këtë moskuptim, është shqetësuese, duke më parë mua, si një model, për këtë ligj të padrejtë.

     Lidhur me këtë Sokrati u shpreh: Se duke qenë një  njeri “i mirë”, duhet adaptuar dhe ndjekur zakonet ekzistuese, ku ndoshta kjo është e lidhur me personalitetin e brendshëm të tij, por  për të vendosur nëse këto ligje janë të drejta ose jo-është e lidhur me mendimet e njeriut, që a do t’i pëlqente ndëshkimet për të mos zbatuar ndo një ligj, sepse e para është e lidhur me botën e brendshme njerëzore, dhe duke bërë lëshime ose jo është e rëndësishme në marrëdhëniet shoqërore. I thashë Cito-s, që arratisja nga burgu është duke vendosur si përfundim i të qenurit, ose jo “qytetar i mirë”. Mendimit që më vjen për arratisje i kundërvihet- ligji dhe shteti, të cilët pyesin: “A është kjo marrëveshja midis nesh Sokrat” !? Nuk  i keni zbatuar kushtet e miratuara nga qyteti-shtet, ku në këtë mënyrë preket, cenohet dëmtohet imazhi i “njeriut të mirë” dhe “qytetarit të mirë“.

     Aristoteli kishte diskutime shumë të rëndësishme për sa i përket “njeriut të mirë” dhe të “keq”, ose “qytetar i mirë” apo i “keq” duke përdorur termat e drejtësisë. Drejtësia në kuptimin e plotë, konsiston në praktikimin e virtytit të kompletuar, sepse një person “i drejtë”, praktikon virtytin e tij, jo vetëm për vete por edhe për të tjerët, se ka shumë njerëz që për problemet e tyre personale i përdorin  virtytet, ndërsa në marrëdhënie me të tjerët nuk mund t’i përdorin…Pastaj njeriu “i keq” i cili sillet keq si me veten e tij ashtu edhe me të tjerët, di të mendojë  dhe të veprojë keq. Ndërsa virtytet e njeriut “të mirë” si shërbejnë vetëm vetes se tij, por gjithsesi edhe te shokët, miqtë e tij (saj), kjo vërtet është  një ndarje e vështirë por është reale dhe e prekshme se ndan dy mendime, dy botë.

     Është e vlefshme të përmendim që Konfucios dhe Aristoteli kanë jetuar pothuajse në të njëjtën periudhë, por, në dy pjesë të ndryshme të botës, por gjithsesi, ata kishin mendime të njëjta. Këta filozofë dhanë mendime, për të tjerët dhe bënë gjëra të mira për ata, si një kriter për të  qenë realisht “të mirë”.

    Aristoteli theksoi se njerëzit e këqij trajtojnë keq veten e tyre  dhe të tjerët si dhe nuk hirojnë dhe mjedisin  ku ata jetojnë. Megjithatë ne lidhje me “edukatën”, e cila i mëson njerëzit të jenë absolutisht të mirë, ne duhet të vendosim pak më vonë, sepse ndoshta të qenurit njeri “i mirë” dhe qytetar “i mirë” i  një shteti nuk është e njëjta gjë.