Procedurat, aplikimi, vendet, pagesa, viza për studimet në Amerikë

    1115
    Studentët e huaj në universitetet amerikane
    Cdo vit, mijëra vetë nga e gjithë bota studiojnë në universitetet amerikane. Që nga 11 shtatori 2001, studentëve të huaj u është dashur të kalojnë përmes më shumë procedurave të sigurisë për tu paisur me viza për të studiuar në Shtetet e Bashkuara. Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se rregullat e reja po funksionojnë. Pas sulmeve terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara, studentëve të huaj dhe vizitorëve u është dashur të kalojnë përmes një procesi të gjatë intervistash dhe dokumentacioni për studiuar në Amerikë. Që nga janari i 2003-shit, universitetet amerikane kanë përdorur sistemin e ri SEVIS për informacionet rreth vizitorëve dhe studentëve të huaj. Ky sistem, i lidhur përmes internetit, i ndihmon instuticionet akademike të bashkëpunojnë me agjencitë shtetërore për të monitoruar aktivitetet dhe statusin e studentëve të huaj. Asa Hutchinson merret me çështjet e sigurimit të transporteve dhe kufirit në Departamentin për Mbrojtjen e Vendit. Ai thotë se megjithë vëzhgimet e nevojshme, Amerika i mirëpret studentët e huaj. ”Studentët dhe vizitorët e huaj janë një pjesë e rëndësishme në vazhdimin e funksionimit të demokracisë Amerikane. Ata e pasurojnë Amerikën me përvojën e tyre dhe vështrimin ndaj botës, njohuritë dhe entuziazmin që ndajnë me miqtë e tyre studentë dhe me të gjithë Amerikën. Dua të theksoj se masat e reja nuk kanë për qëllim ndalimin e studentëve të huaj që të shkollohen në Amerikë.” Departamenti i Sigurisë Kombëtare synon ta bëjë Amerikën edhe më të sigurtë, por zyrtarët thonë gjithashtu se duan ta bëjnë procesin më të lehtë për studentët. Për këtë, ka një grup special që ndihmon studentët dhe vizitorët e huaj.. 
    Në listën e mëposhtme mund të lexoni informata lidhur me përparësitë që kanë poseduesit e Green Card-ës:
    • Taksat e studimeve të reduktuara – Shumica e universiteteve dhe shkollave në Amerikë i kanë shumë të reduktuara taksat për posedues të Green Card-ës në krahasim me studentët që nuk posedojnë Green Card dhe paguajnë deri 70 % më pak taksa. 
    • Leja e punës – Studentët që posedojnë një Green Card, kanë të drejtë pune, si gjysmë orari ashtu edhe orarë të plotë të punës, kështu që mund të krijojnë edhe standarde të larta. 
    • Hapja e një firme gjatë studimeve – Shumë student në Amerikë gjatë kohës së shkollimit në SHBA hapin firma të ndryshme. Ata edhe fitojnë shumë më shumë sesa kolegët e tyre që punojnë punë të rregullt. Amerika ofron mundësi të pakufizuara dhe ende të panjohura në këtë drejtim. 
    • Pas mbarimit të studimeve – Pas mbarimit të studimeve shumë student me viza F-1 kanë të drejta të kufizuara për të punuar, kurse studentët që posedojnë një Green Card nuk kanë këtë problem fare dhe kanë të drejtë të gjejnë dhe të ndërrojnë sipas dëshirës punëdhënësin. 
    • Të drejta tjera – Sigurimi mjekësor, sigurimi i veturës dhe shumë përparësi tjera që mund ti numërojmë, e të cilat i kanë poseduesit e Green Card-ës. 
    Ne ju rekomandojmë që para se të të bëni diçka, në lidhje me studimet apo shkollimin në SHBA, të merrni pjesë në lojën për ndarjen e Green Card-ave. Si klient i Green Card Support Service-it keni mundësi që edhe të merrni informacionet më të mira në lidhje me studimet në SHBA. 
    Këtu më poshtë mund të gjeni lidhje të ndryshme të ndërlidhura me studimet në SHBA:
    Procedura që të bëhesh dentist:
    1. Të kesh një diplomë Universitare katër vjeccare nga një universitet i Amerikës (zakonisht quhet Bachelor Degree).
    2. Duhet të kesh bërë disa klasa kimije, bioligjije, fizike.
    3. Ndoshta duhet të japësh provim Toelf (nqs nuk ke marrë klasa në anglisht) 
    4. Duhet të marrësh një provim që është ADT – Dental Admission Test, ky kërkohet nga të gjitha shkollat.
    5. Duhet të kesh mesatare të lartë këtu është zakonisht GPA 3.0 e sipër(por shumica 3.5 e lart), kjo e marrë nga një shkalle e 4.0 (që është maksimalja) megjithatë nuk përjashtohen raste të veccanta.
    Tek ky Linku ketu janë të gjitha shkollat për stomatollogji në USA http://www.ada.org/prof/ed/programs/schools/us.asp 
    Pagesat në vit mund të shkojë nga $20000 – 40000 plus edhe shpenzimet e jetesës këto mvaren nga shkolla. Studentat e huaj në shkolla shtetërore paguajnë shumë më shtrenjte së residentët.
    Hapat që Konsullata Amerikane sugjeron të ndiqen për të marrë vizën studentore: 
    Për të aplikuar për një vizë të përkohshme ( jo emigrimi), në rastin tuaj për studime, ju i dashur lexues duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm që Konsullata Amerikane sugjeron të ndiqen:
    Së pari, duhet të plotësoni dhe stamponi (print) formularin DS-156 elektronikisht në faqen e Internetit: http://evisaforms.state.gov. Ky formular është në gjuhën angleze dhe duhet plotësuar në anglisht.) Plotësimi i tij elektronikisht është i detyrueshëm . Formulari në fjalë është i pajisur me Kod-Serial ( Bar-Code) i cili duhet shënuar në kërkesën tuaj për vizë. Në qoftë se për arsye të ndryshme ju e plotësoni formularin gabim, mund ta plotësoni sërish atë pa limit. 
    Së dyti, duhet të plotësoni dhe stamponi formularët në faqen (http://albanian.tirana.usembassy.gov/nivforms.html):
    Union Ekspres; DS-157(për meshkujt nga mosha 16 deri në 45) dhe DS-158 ( për studentët dhe vizitorët e shkëmbimit).
    Së treti, pasi të keni plotësuar dhe stampuar formularët e mësipërm, duhet të dërgoni informacionin e mëposhtëm në adresën e postës [email protected]:
    1- Bar-Code iDS-156; 2-Emri; 3-Mbiemri; 4- Data dhe vendi i lindjes; 5- adresa e përhershme e banimit; 6-Telefoni ; 7-Adresa e email-it; Qëllimi i udhëtimit ( në këtë rast për studime);9-data e udhëtimit (afërsisht); 10-komente.
    Në rast se nuk keni adresë elektronike, dërgoni formularin: “Formular kërkesë për takim (vetëm për viza të përkohshme) me faks në numrin +3554374957, ose me postë në adresën Ambasada e SHBA-së, Zyra konsullore, rr. Elbasanit, nr.103, Tiranë, Shqipëri. 
    Në seksionin konsullor do të pranohen vetëm individët që kanë një datë takimi. Kur kërkohet një intervistë, aplikantët nuk duhet të dërgojnë pasaportat, pagesat për vizat, apo dokumentet mbështetëse bashkë me formularin kërkesë. 
    Pagesat për vizat do të merren në ditën e takimit. Pagesa e tanishme është 100 dollarë dhe nuk kthehet mbrapsht. Zyra Konsullore pranon edhe lekë sipas kursit të këmbimit. Ndërsa pagesat me çek ose kartë nuk pranohen. Orari i pranimit të aplikantëve fillon nga ora 8:00 deri në orën 9:00 të mëngjesit, nga e hëna në të premte dhe orari i intervistës fillon nga ora 9:00 deri në 11:00 paradite. Aplikantët duhet të sjellin të gjithë dokumentet me të cilët duhet të tregojnë se kanë lidhje sociale, ekonomike dhe familjare me Shqipërinë në ditën e intervistës. 
    Ju njoftoheni për datën dhe orën e paraqitjes në konsullatë, si dhe udhëzoheni mbi dokumentet që do t’ju kërkohen bashkë me formularët e aplikimit, në adresat që keni shënuar në formularin kërkesë ( në e-mail ose postë).
    Klasifikimi i universiteteve më të mira të botës
    Klasifikimi më i fundit i universiteteve më të mira të botës (mbështetur mbi një varg kriteresh rigorozë), i cili u botua në vitin 2005 nga Instituti i Arsimit të Lartë në Universitetin Xhiao Tong të Shangait, ndër dhjetë universitetet më të mirë të botës përfshin vetëm dy që nuk janë amerikanë: universitetin e Oksfordit dhe atë të Kembrixhit (Angli). Universiteti i tretë jo amerikan në këtë klasifikim është Universiteti i Tokios (Japoni), i cili renditet i 20-ti në listë. Përveç dy universiteteve britanikë të përmendur më sipër, vetëm një universitet tjetër evropian (i 27-ti në listë) klasifikohet në 30 universitetet më të mirë të botës: Instituti Federal i Teknologjisë në Zyrih (Zvicër). Pra, 26 nga të 30 universitetet më të mirë të botës janë universitete amerikanë. Shkencëtarët e tyre marrin shumicën absolute të çmimeve “Nobël” në shkencë dhe të çmimeve të tjera ndërkombëtare. Qysh pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore deri më 2005, për shembull, në katërt fushat e kërkimit shkencor (mjekësi, kimi, fizikë dhe ekonomi), për të cilat çmimi “Nobel” akordohet çdo vit, numri i shkencëtarëve amerikanë të lauruar me këtë çmim është 243, shumë më i madh se numri i shkencëtarëve të lauruar po me këtë çmim nga të gjitha vendet e tjera të botës të marra së bashku, i cili kap shifrën 183.
    Po kështu, veprat dhe artikujt shkencorë të studiuesve amerikanë janë ato që citohen më shumë në revistat akademike më të famshme të botës. 
    Sigal