PRET NJË ZEMËR VIRTUALE

    2501
    Sigal

     Tregim

    Teksa ndodhesha në faqen time të facebookut, duke publikuar një krijim, mu ndez sinjali i kuq i chat-it në fundin e krahut të djathtë. Sipër tij lexohej emri “Medine Kaziri”. E hapa me kureshtje. Portreti femëror në miniaturë kishte shkruar vetëm fjalën: – Zemër… Nuk e mora me mend ç’donte të thoshte me këtë fjalë kjo femër e panjohur, qe bënte  pjesë në mes të tremijë e ca miqve të mi virtualë. Shkrova pa u menduar gjatë: – Me kë e ke? – Me ty shpirti i em. – vizëlluan shkronjat pas pak. – Unë jam plak…- rendita dy fjalë shkurt.