Presidenti Ilir Meta: Situata kritike vjen si rezultat i policisë dhe të prokurorisë që janë të njëanshme dhe kjo është mëse e dukshme

276
Sigal

Mbrëmjen e sotme, Presidenti Ilir Meta është i ftuar për një intervistë në një televizion lokal të qytetit të Elbasanit, ku filloi të fliste dhe për situatën e tensionuar që po zhvillohet në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

“Situata është tepër kritike, mjafton të shohim sa krime janë bërë në këto katër ditët e fundit. Për fat të keq dhe Elbasani i dijes, i kultures, i qytetarise është kthyer ne një nga qytetet problematike. Kjo situatë vjen si rezultat i policisë dhe të prokurorisë që janë të njëanshme dhe kjo është mëse e dukshme sepse njerëz të caktuar ecin të armatosur.”,– është shprehur Kreu i Shtetit, duke thënë kështu që barra më e madhe e fajit bie mbi qeverinë “Rilindase”.

NOA

I shpreh ngushëllimet e mia familjes se viktimes dhe shpresoj për shërimin sa më të shpejt të te lënduarve. Unë bëj thirrje për rikthimin në normalitet dhe të mos ndodhi më situata të cilat përfundojnë me tragjedi. Policia e shtetit të zbardhi sa më shpejt krimin e ndodhur dhe të vihen përpara drejtësisë personat që kanë bërë këtë krim.”,– tha kështu Presidenti i Republikës, pas ngjarjeve të ndodhura mesditën e sotme, në qytetin e Elbasanit.