Posta e Elbasanit dhe rastet e shumta të abuzimit me paratë e qytetarëve

    487
    Sigal

    Posta, një institucion që është vënë në të mirë dhe në shërbim të popullit, nuk duket se është në nivelin e duhur, të paktën në Elbasan, ku janë vënë re shkelje të shumta sa i përket shërbimit që duhet të kryhet. Ankesa të shumta të qytetarëve nga mos respektimi i datave të tërheqjes së pensioneve, abuzimet me pagesat, me tërheqjet e parave, vjedhjet që sportelistet kanë bërë tek paratë e energjisë elektrike, janë vetëm disa nga të shumtat problematika të ndeshura në Posten e Elbasanit. Më poshtë po radhisim disa nga rastet e zbulimit të abuzimit me paratë e qytetarëve:

    Rastet e zbulimit me abuzimin e parave te qytetareve

    1-    Është arrestuar punonjësi i Postës Elbasan, Kujtim Kacabunja, me akuzën e vjedhjes së 760 milion lekëve, duke abuzuar kështu me paratë e qytetarëve.

    2-    Ankesë që daton që nga janari i 2015-ës, ku Shoqata e Invalidëve Elbasan ankohet se nuk ka tërhequr paratë nga sportelet e Postës së Elbasanit.

    3-    Në 22 janar 2015, janë arrestuar Engjëllushe Moglica dhe Angjelina Toska,  sporteliste të Postës së Elbasanit, me akuzën për vjedhjen e parave të energjisë elektrike.

    4-    Arrestimi i arkëtares së postës Shtermen, me akuzën se ka vjedhur paratë e energjisë elektrike të banorëve të zonës.

    5-    Që nga tetori i 2014-ës janë larguar nga Posta e Elbasanit 86 punonjëse të trajnuara paraprakisht me kurse 6 mujore në Tiranë, kryesisht me pozicionin e sportelisteve, gjithashtu janë larguar të gjithë shpërndarësit e pensioneve në qytet, janë mbyllur disa pika postare në disa fshatra të disa komunave.

    6-    Organet hetimore prej muajsh kanë të depozituara dhe nën hetim dhjetëra e dhjetëra raste të denoncuara nga qytetarët për vonesat dhe abuzimet e sportelisteve me paratë e dritave dhe të pensioneve. Ndërkohë, të gjithë të larguarit nga puna në mënyrë të padrejtë, kanë fituar gjyqet dhe posta u detyrohet pagesën e plotë të dy viteve punë dhe rikthimin në detyrë.