Politika ka penguar përfundimin e dëmshpërblimeve për të përndjekurit politikë

    478
    Sigal

    Intervista/Flet Reshat Kripa, kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Tiranës

    Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Tiranës Reshat Kripa, ka bërë të ditur se në muajin shtator pritet të fillojë shpërndarja e dëmshpërblimit për të pushkatuarit pa gjyq. Në një intervistë për “Telegraf”, zoti Kripa ka bërë të ditur se ka mjaft pengesa burokratike që po vonojnë dhënien e dëmshpërblimeve për këto kategori. Sipas tij, procesi i dhënies së dëmshpërmbilit duhet tëkishte përfunanduar me kohë, nëse nuk dokishin nxjerrë pengesa të tilla palët politike.

     -Zoti Kripa, sipas një deklarate të Ministrisë së Drejtësisë brenda muajit korrik do të përfundojë trajtimi i dosjeve për të pushkatuarit pa gjyq. Ju a keni informacion se kur do të mbyllet procesi për këtë kategori?

    Unë nuk e di se çfarë ka deklaruar Ministria e Drejtësisë, por ne kemi të dhëna që në muajin shtator do të fillojë dëmshpërblimi nga ana e Ministrisë së Financave. Por më parë duhet të kalojë në Parlament shkresa me disa ndryshime që janë bërë në disa amendamente në komisionet e Parlamentit. Pra duhet të kalojë në Parlament shkresa ku përfshihen disa dokumente që duhet të paraqesin të pushkatuarit pa gjyq, ku përfshihen edhe dokumentet e komisionit trepalësh. Por kalimi në Parlament ka ngelur për sesionin tjetër parlamentar sipas ecurisë së punës deri në këto momente.

     -Mund të na thoni diçka më shumë në lidhje me dokumentet e komisionit trepalësh? 

    -Të afërmit e të pushkatuarve pa gjyq duhet të kenë ose një dokument të lëshuar ngaArkivi e Ministrisë së Brëndshme ose dokumentin e komisionit trepalësh.Poashtu është i vlefshëm edhe dekorimi i Presidencës, nëse i pushkatuari pa gjyq është i dekoruar. Këto tre dokumenta duhen.

     -Sa është numri i dosjeve për të pushkatuarit pa gjyq që do të përfitojnë nga dëmshpërblimi që pritet të fillojë?

    Realisht ne si shoqatë nuk kemi një numër të saktë se sa do të jetë numri dosjeve për të pushkatuarit pa gjyq.

     -Si po shkon shpërndarja e dëmshpërblimit për kategoritë e tjera që po marrin dëmshpërblimin?

    -Povazhdon normalisht shpërndarja e këstit të dytë dhe është një hap i mirë edhe pse e theksoj që duhet të kishte filluar edhe më shpejt. Normalisht, sipas ligjit, për çdo vit duhet të kishte nga një këst. Tani ka filluar shpërndarja e kësteve për personat mbi 65 vjeç dhe që jetojnë, unë do të isha i mendimit që të likuidoheshin të gjithë ata persona që janë gjallë, pavarësisht moshës. Sipas listës së Ministrisë së Financave, janë gjallë mbi 3000 persona dhe nuk duhet ndonjë shumë e lartë që të likuidohen këta persona. Pastaj duhet të fillohet edhe me të tjerët që janë fëmijët e të pushkatuarve.

    -Kush është pengesa kryesore për këtë vonesë dhe cilat janë arsyet që janë dhënë për këto vonesa?

    -Në fakt duhet të kishin përfunduar, por janë burokracitë që po i pengojnë. Vonesat janë të pajustifikueshme, por pengesa duhet të theksoj që ka edhe nga të interesuarit pasi dërgojnë dosjet me mangësi dhe pastaj lindin edhe pengesa të tjera që çojnë në vonesa në shpërndarje.

      -Po përsa i përket dëmshpërblimit për moshën mbi 85 vjeç, çfarë mund të na thoni, si do procedohet me këtë moshë?

    -Për mendimin tim, edhe kjo moshë ka një farë pengese për shkak të miratimit të një ligji. Ky është një ligj që disa deputetë të Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve e ndryshuan, e bën moshën 75 vjeç, por kjo nuk po kalon në seancë plenare dhe kjo pengesë na duket e pajustifikuar. Por fakti është që ata që janë mbi moshën 85 vjeç po pakësohen dita ditës, pasi edhe mosha bën punën e saj.

      -A keni bërë ndonjë kërkesë që t’i jepet më shumë prioritet moshës 85- vjeçare për të marrë dëmshpërblimin?

    -Pone kemi bërë kërkesa edhe në shtypin e shkruar e kemi ngritur disa herë këtë shqetësim. Por për këtë nuk kemi marrë përgjigje, asnjëherë për shqetësimin që kemi marrë ne. Nuk e dimë ndoshta në të ardhmen, do të kemi ndonjë përgjigje për këtë problem.