Petro Luarasi: Protestoj në Ditën e Flamurit kundër kësaj damke mbi flamur në basorelievin e ”Partizanit clirimtar”

537
Sigal

Protestoj në Ditën e Flamurit kundër kësaj damke mbi flamur në basorelievin e ”Partizanit clirimtar”, inaguruar në Tiranë më 1949! (”U inagurua Monumenti i Partizanit, me rastin e 29 Nentorit, pesë vjetorit të clirimit”. Zëri i Popullit, 30 nëntor 1949) Kjo veper arti e ka vendin ne muze, tek Bunkeri, si deshmia me e tmerrshme e shitjes se idealit clirimtar dhe gjakut te deshmoreve nga kreu i diktatures dhe qelepirxhinjte me pushtet! ”Sado i mirë, sado i bukur dhe i këndshëm të jetë ky flamur, bukuria e tij prishet, vyshket, venitet, po të mos jemi dhe ne si flamuri. Le ta dimë që ne e bëjmë flamurin dhe jo flamuri neve. Po të jemi ne trima, besnikë, të drejtë, të lirë, të ndershëm, ashtu do të jetë edhe flamuri ynë, shenja e një populli trim, besnik, të drejtë, të lirë, të ndershëm. Po të jemi ne robër dhe tradhtarë, ashtu do të jetë edhe flamuri, shenja e robërve dhe e tradhtarëve.” Skender Luarasi, Dita e Flamurit, Studenti,1920